Mediet greke kanë publikuar fotot e adoleshentes shqiptare dhe të dashurit të saj gjeorgjian, që humbën jetën në mënyrë tragjike në një aksidente automobilistik në Chania të ishullit të Kretës në Greqi. Mbarë opinioni publik është tronditur në Kretë nga vdekja tragjike e dy të rinjve, të cilët bashke me një çift tjetër të rinjsh ishin nisur të bënin xhiro në buzë detit në Chania. Sipas medieve greke makina me të cilën po udhëtonte çifti është përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që kalonte në rrugë. Dy të rinjtë që ishin më mjet me çiftin fatkeq ndodhen në…
Author: tirana
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji. Mësohet se seanca shtyhet për në date 18 korrik ora 14.00. Kjo sepse mungon anëtarja e tretë e trupës gjykuese, Elona Toro, pasi dyshon se mund të jetë prekur nga Covid.
Ka nisur në Gjykatën e Apelit seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, kanë mbërritur 10 deputetë të partisë Demokratike, pasi do të jenë të pranishëm në procesin ndaj deputetit Ervin Salianji. Në gjykatë kanë mbërritur Belind Këlliçi, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Kasem Mahmutaj, Isuf Çela, Selaudin Jakupllari dhe Bledion Nallbati. Seanca ndaj deputetit Ervin Salianji do të mbahet në Gjykatën e Apelit, pasi shkalla e parë e shpalli atë fajtor për shpifje, duke e dënuar me 1 vit burg, për dosjen e famshme…
Të shtënat me armë zjarri që janë raportuar në Radhimë të Vlorës mesditën e kësaj të hëne kanë tronditur pushuesit në këtë plazh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30. Të shtënat me armë zjarri i ka dëgjuar dhe një turist norvegjez që kishte zgjedhur Radhimën për të pushuar së bashku me familjen e tij. Turisti norvegjez: Ne dëgjuam 2-3 të shtëna dhe të gjithë vrapuam. Nuk e di nëse dikush është lënduar sepse nuk pamë asgjë. Kishte frikë, jam me familjen këtu. Po ashtu, pushuesit shqiptarë të gjendur në këtë plazh në momentin e ngjarjes kanë treguar më shumë detaje për…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ndryshuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren Natasha Prifti duke e shkarkuar nga detyra. Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot seancën gjyqësore për shpalljen e vendimit, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me prokuroren Natasha Prifti (Shallapi). Trupa gjykuese arriti në konkluzionin se prokurorja ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të shoqëruar me mungesë të burimeve financiare. Trupa gjykuese pas analizimit të fakteve dhe provave, vendosi me shumicë, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit…
Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në Hagë. Ai ka vizituar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe ka takuar me zv/Presidentin Kirill Gevorgian. Rama ka shkëmbyer dhurata me Gevorgian, i cili i dha kryeministrit dy pako. Ndërsa kryeministri i dhuroi helmetën e Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar.
Autoritetet doganore në Turqi kanë ndaluar një anije ruse mallrash që transportonte drithëra për të cilën Ukraina thotë se është e vjedhur. Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar, shkruan The Guardian. Ukraina i kishte kërkuar më parë Turqisë të ndalonte anijen e ngarkesave me flamur rus, Zhibek Zholy. Ukraina ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit nga territoret që forcat ruse kanë nën kontroll që nga fillimi i pushtimit të Moskës në fund të shkurtit. Por pretendimet e tyre janë hedhur poshtë nga Kremlini. Ai tha se Turqia ishte në kontakt të vazhdueshëm me…
Turistët në Radhimë të Vlorës “u terrorizuan” nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në plazh. Dyshohet se një person ka ardhur nga parkimi i plazhit dhe është drejtuar nga “beach-bari.”Sipas të pranishmëve në plazh janë dëgjuar 5-6 të shtëna. Pushuesit të frikësuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me vrap . Nga informacionet paraprake nuk konfirmohen persona të lënduar. Policia sqaron se po kryen kontrolle në terren për të gjetur nëse ka persona të dëmtuar dhe për të identifikuar autorin e dyshuar.
Një 70 vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit mesditën e sotme. Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se i moshuari ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, pasi ka qenë nën efektet e alkoolit. “Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 Durrës, dyshohet se nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi M. D., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sandër Lleshaj paralajmëron një kalvar të gjatë bisedimesh të shtrira në kohë në momentin që do të hapen negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së deri në anëtarësimin e plotë. Në prag të caktimit të datës zyrtare, ish-ministri i Brendshëm thotë për gazetën “Panorama” se Shqipëria duhet të kërkojë një proces të mundshëm dhe të refuzojë futjen në labirinte absurde burokratike. Në të kundërt, thekson Lleshaj, anëtarësimi i plotë do t’i ngjajë përrallës së trishtuar që shqiptarët e shekullit të kaluar besuan për komunizmin. Sandër Lleshaj përmend miliona paragrafë të krijuar nga administrata gjigande e BE-së, një volum prej më shumë se…
Kur e gjithë bota po uron për 246 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Presidenti rus Vladimir Putin nuk do t’i dërgojë urimet e tij homologut amerikan Joe Biden. “Për shkak të politikës “jomiqësore” të vendit ndaj Rusisë”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov. “Kjo ka të bëjë me faktin se ky vit shënoi kulmin e një politike jomiqësore ndaj vendit tonë nga Shtetet e Bashkuara”, shtoi Peskov, duke thënë se “vështirë se mund të konsiderohet i përshtatshëm” dërgimi i urimeve në këto kushte.
Florian Marku tregon datën se kur do të ndeshet këtë verë në stadiumin “Air Albania”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, boksieri i njohur shqiptar thotë se 25 gushti është data e duelit të radhës: “Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 gusht ju pres të gjithëve në Air Albania. Faleminderit @boxxer dhe @skysportsboxing për besimin dhe mbështetjen. Kundështari dhe info rreth biletave do dalin këtë javë. Ju premtoj që do jap shpirtin për t’ju bërë krenar akoma dhe më shumë duke u ngritur në majat e botës.” It’s time for the homecoming 🇦🇱🔥…