Author: tirana

Policia Rrugore e Fierit, ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti. Në një javë, 19 shoferë janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, të cilët janë vendosur nën hetim. Janë gjobitur 1993 drejtues mjetesh, prej të cilëve: 765 janë gjobitur për tejkalim të normave të shpejtësisë169 janë gjobitur për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit162 janë gjobitur për mosvendosjen e rripit të sigurimit380 gjoba për parakalime të gabuara Janë pezulluar 103 leje drejtimi për shpejtësi…

Read More

Banorët e Kievit, pas tërheqjes së forcave ruse nga kryeqyteti duket sikur po i rikthehen jetesës normale, teksa pushojnë dhe marrin rreze dielli pranë brigjeve të një lumi. Ukrainasit janë parë të dynden në plazhe, në brigjet e Dnieper, pamje të cilat dukeshin të paimagjinueshme pak javë më parë. Në fillim të këtij viti, e njëjta zonë ishte e kapluar nga tymi që ngrihej nga bombardimet e ushtrisë ruse.

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në Radhimë të Vlorës. Sipas informacioneve parparke dyshohet për njës të plagosut. Ndërkohë mësohet se policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Njoftimi i policisë Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri. Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit

Read More

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të hënë nga Policia e Tiranës. Një burrë ka tentuar që me makinën e tij të përplasë gruan, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Policia po punon punojnë për kapjen e Rakip Mecajt, 48 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. M., 48 vjeç, pasi ka tentuar të dëmtojë gjatë drejtimit të automjetit, bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Read More

Vetëm disa pjesë të trupit tuaj do të përfitojnë nga larjet e përditshme, ndërsa të tjerat mund të pastrohen vetëm disa herë në javë. Flokët-Megjithëse asgjë nuk mund të krahasohet me ndjenjën e flokëve të sapo larë, jo çdo lloj floku duhet të lahet me shampo çdo ditë. Vetëm njerëzit me flokë të hollë dhe delikate mund të përfitojnë nga larjet e përditshme, sepse ato kanë tendencë të duken të yndyrshme shumë më shpejt. Por nëse flokët tuaj janë kaçurrela, mund të shpëtoni lehtësisht duke i larë me shampo 2-3 herë në javë. Sqetullat-Djersitja është absolutisht normale dhe disa persona…

Read More

Kohët e fundit shumë është folur për, për shëndetin e tij, por Papa Francesku i përgjigjet me humor shqetësimeve. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Papa foli për problemet në gju dhe mohoi pretendimet se është me kancer, duke thënë me shaka se mjekët nuk i kishin thënë gjë për këtë. “Nuk më kanë thënë asgjë. Nuk ma kanë thënë. Ata më shpjeguan mirë çdo gjë, por jo, nuk kam kancer. Është një thashethem oborri. Shpirti i oborrit është ende këtu në Vatikan nëse e mendon, Vatikani është oborri i fundit europian i një monarkie absolute”. Papa qeshi…

Read More

Nga: Ylli Manjani Ervin Salianji është deputet, njeri politik dmth, për të cilin mund të bësh lloj lloj gjykimi politik. Secili e bën sipas pikëpamjes së vet. Sa më takon,sjelljen e Tij më 8 janar të këtij viti, me atë shkopin e bejzbollit në dorë te selia e PD, nuk e gëlltis dot. Pooooor, siç kam thënë edhe më parë, Ervin Salianji nuk ka kryer veprën penale të kallëzimit të rremë, kur denoncoi në publik çështjen “Babale kundër Xhafajt”. Ai nuk bëri kallëzim në Prokurori fare, ndaj ska sesi të vlerësohet nëse është i rremë app jo. Kallëzimi i rremë…

Read More

Aktori i humorit, moderatori i emisionit “Më lër të flas”, Romeo Veshaj këtë fundjavë ishte i ftuar në një dasëm. Në një moment aktori i humorit e merr në qafë mikun e tij dhe nis të kërcejë me të mbi super, por në atë moment atij i grisen pantollonat. Në videon e publikuar, Romeo shihet i veshur me një palë pantallona ngjyrë kafe dhe këmishë të zezë. Gjatë kërcimit pantollonat iu grisën dhe momenti u xhirua edhe nga të pranishmit e tjerë në dasëm. Ndërsa Donaldi, i cili ishte pranë vëllait të tij, shihet duke buzëqeshur dhe duartrokitur.

Read More

Fermerët e Çermës dolën përsëri në protestë, pasi ankohen se shalqirin po e shesin nën kosto. Kësaj proteste të hënën ju bashkuan edhe fermerët e Imshtës në bashkisë e Lushnjës. Ata ankohen se çmimi me të cilin po e sheshin 80 lekë për kilogramë është mjaft i ulët dhe në këtë mënyrë nuk mund të nxjerrin dot as kostot e prodhimit. Në mbështetje të fermerëve u bashkua edhe deputeti i zonës, deputeti socialist Erion Braçe i cili akuzoi tregtarët e pikave të grumbullimit se kanë rënë dakord për të blerë prodhimin me një kosto të ulët në dëm të fermerëve.…

Read More

Që pas nisjes së luftës rusë në Ukrainë, mijëra qytetarë kanë dalë në prah të ushtrisë së vendit, për të luftuar me armikun. Një balerinë i është bashkuar forcave të armatosura të Ukrainës në Kiev. Lesia Vorotnyuk ka punuar më parë në Shtëpinë e Operës Kombëtare të Kievit përpara se të fillonte të ndihmonte civilët të evakuoheshin nga kryeqyteti, ukrainas ndërsa pushtuesit rusë iu afruan rajonit. Po ashtu tre vite më parë, burri i saj vdiq në luftë në lindje të Ukrainës.

Read More

Kryeministri Edi Rama, këtë të hënë ndodhet në Hagë. Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto teksa takohet me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Read More