Ishte një surprizë e këndshme për të gjithë. The Backstreet Boys kanë prezantuar reperin e famshëm, Drake si “anëtarin” e gjashtë të tyre të përkohshëm të shtunën në mbrëmje gjatë shfaqjes së tyre në Budweiser Stage që u mbajt në Toronto. Fansat u befasuan pasi Nick Carter, Howie Dorough, AJ McLean, Brian Littrell dhe Kevin Richardson prezantuan reperin kanadez si mysafirin e tyre special, përpara se grupi të performonte hitin e tyre klasik të viteve ’90 “I Want It That Way”. “Unë dua që ju të bëni pak zhurmë dhe dua që ta këndoni këtë këngë sa më shumë që…
Author: tirana
Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen, gjatë një konference për shtyp në Prishtinë, tha se mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pret që Bashkimi Europian të përmbyllë këtë çështje gjatë muajve në vijim. “Ne mbështesim liberalizimin e vizave. Tani është koha tani dhe nevojiten të gjitha kriteret dhe pasi të përmbushen kriteret duhet të keni të drejtën që të merrni liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha që të lëvizet përpara. Ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë në mbrojtje deputetin Ervin Salianji, pasi ky i fundit rrezikon dënimin me burg, për çështjen e “Babales”, seancë e cila do të zhvillohet sot në Apel. Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar datën 4 korrik për seancën e parë gjyqësore në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për akuzën ndaj tij në dosjen “Babalja”. Deputeti dhe tre të bashkëpandehur u dënuan 3 vjet më parë për “kallëzim të rremë” për inskenimin e një audio-përgjimi, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedonte për çështje droge. “Ervin Salinji si…
Maskra në Athinë tani ka emra dhe ngjarja është zbardhur edhe më shumë. Armando Lamaj, 46 vjeç dhe Andon Tefi, 48 vjeç, janë dy shqiptarët të cilët mbetën të vrarë, bashkë me një 23-vjeçar, mbrëmjen e së shtunës pas përplasjes mes bandave shqiptare në Athinë. Ata ishin shpërndarës kokaine në shtetin fqinj. Ata kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin pas arrestimit të fundit, ku më pas u lanë të lirë. Lamaj dhe Tefiu akuzuan nga prokuroria për shitje kokainë, në Athinë, madje arrestimi i tyre u krye në flagrancë. Armando Lamaj dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë.…
Me rastin e 246-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Presidenti Joe Biden. Në mesazhin e kreut të shtetit thuhet ndër të tjera se Shqipëria ja vendosmërinë për të qëndruar në krah të SHBA, në shërbim të interesit të përbashkët të dy kombeve tona miq. “Në këtë ditë të shënuar të Pavarësisë së vendit Tuaj dhe një shekull marrëdhëniesh diplomatike mes nesh, uroj forcimin e pandalshëm të lidhjes dhe miqësisë tonë të bekuar! Ju lutem pranoni zoti President, sigurimet e vlerësimit tim më të lartë”. Letra e plotë I…
Ikona e modës, Victoria Beckham gjithmonë është komentuar për peshën e saj. Moderatorja e njohur televizive në Britani, Ulrika Jonsson e ka quajtur “të mjerueshme” dietën që ndjek Victoria Beckham. Në dasmën e Sergio Ramos, Victoria kishte kërkesa të komplikuara, që nga uji i kokosit apo mente. Bashkëshorti i Victoria-s, David gjithashtu zbuloi më parë se gruaja e tij ka ngrënë të njëjtën pjatë për 25 vjet, peshk të pjekur në skarë dhe perime të ziera. “Pyes seriozisht se çfarë kënaqësie merr Victoria nga jeta. Dua të them, ideja e vajzës për ushqimin e rehatisë është bukë e thekur me…
Monika Kryemadhi ka konfirmuar se LSI-ja do të jetë në shesh më 7 korrik, në protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë “Rama 3”. Për gazetarët Kryemadhi u shpreh edhe se është protestë për qytetarët që mendojnë se shqiptarët vidhen nga hajduti Rama që paguan çdo ditë inceneratorët mbi 80 mijë dollarë. “LSI është e ftuar për të marrë pjesë, LSI kanë marrë pjesë në çdo lloj proteste edhe të shoqërisë civile edhe kur kishte individë për të larguar vëmendjen nga çështjet e Edi Ramës. Çështja e protestës së 7 korrikut është protestë për qytetarët që mendojnë se shqiptarët…
Në konferencën me gazetarën, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndër të tjera u pyet nëse do ja lirojë vendin si kryetar Ilir Metën. Pyetja: Metës i mbaron afati në presidencë më 24 korrik, a do ia lini stafetën e LSI Metës? Kryemadhi: Marrëdhënia ime me Metën i ka kaluar disa vite, nuk është garë e madhe, historia e LSI do të vazhdojë, ndihem fajtore për shkak të djegies së mandave dhe bojkotit të zgjedhjeve. 25 prilli do të jetë një etapë e re që do të krijojë mundësinë e përfshirjes së shumë të rinjve që kanë pasur sukses jashtë e…
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se 4 korriku i 1776 shënoi lindjen e shtetit që u bë simbol i lirisë, demokracisë, të drejtave themelore të njeriut, dhe mbrojtëse e këtyre vlerave kudo në botë. “4 korriku i 1776 shënoi lindjen e shtetit që u bë simbol i lirisë, demokracisë, të drejtave themelore të njeriut, dhe mbrojtëse e këtyre vlerave kudo në botë. Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka frymëzuar popuj e kombe, për të realizuar ëndrrat dhe…
Kryeministri Edi Rama e cilëson se do ishte një gabim i madh nëse Maqedonia e Veriut nuk do të pranonte propozimin e presidentit francez, Emanuel Macron lidhur me zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë. Gjatë një interviste për televizionin “Kanal 5” në Shkup, Rama apeloi që drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin që i hap rrugë procesit të negociatave për Tiranën dhe Shkupin. “E kam ndjekur në vijimësi të gjithë punën e madhe që është bërë veçanërisht në Madrid për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mund t’ju them që Presidenti Macron ka ushtruar të gjithë…
Sot kryeministri Edi Rama feston 58 vjetorin e lindjes. Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007. Viti 2011 solli edhe humbjen e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës, ku Lulzim Basha i PD i mori postin e kryebashkiakut të Tiranës me një diferencë të vogël votash. Duhej të vinte viti 2013 që Edi Rama të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë, ndërsa…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për shtyp këtë të hënë para gazetarëve, konfirmoi se do të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme një tjetër padi për inceneratorin e Tiranës. Kryemadhi shtoi se në të do të ketë dokumente të reja autentike. “Sot jam këtu për të ndihmuar SPAK, kam bërë gati shtesë padie për të informuar me dokumente të reja autentike e të faktuara që ndihmojnë SPAK për inceneratorin e Tiranës, llokma më e madhe e kësaj afere korruptive që nuk është e vetmja, por është rasti më flagrant kur qeveria e Kryeministri janë kapur me presh në…