93-vjeçari Milan Kundera lindi në Çekosllovaki. Jeta e tij është si e çdo të riu që kërkonte më të mirën. Ndaj edhe ai mërgoi në Francë, në vitin 1975 dhe më 1981 u bë shtetas francez i natyralizuar. Ka shkruar në çekisht dhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, ndaj dhe për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Librat e tij u ndaluan nga regjimi komunist në Çekosllovaki, deri në rënien e këtij regjimi nga revolucioni Velvet në vitin 1989. Pas Revolucionit të Kadifenjtë, rënies së Perdës së Hekurt…
Author: tirana
Në Gjykatën e Apelit të Tiranës, sot pritet të zhvillohet seanca ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënua me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë. Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale”. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.
17-vjeçarja Drita Ziri rrëmben kurorën e “Miss Shqipëria 2022”. Më e bukura mes vajzave shqiptare u përzgjodh mbrëmjen e së dielës në eventin më të madh dhe jetëgjatë të bukurisë “Miss Shqipëria 2022”. Nga kalaja madhështore e Porto Palermos në Himarë, 27 vajza finaliste garuan mes tyre për të rrëmbyer kurorën.
Dashi Këto janë ditë paksa të vështira, por me shpirtin e duhur mund të vazhdoni dhe të përpiqeni të gjeni anën pozitive të gjërave. Në punë përpiquni të nxirrni në pah mendimet tuaja dhe mos e vendosni veten në plan të dytë. Demi Dashuria ndonjëherë është e pakuptueshme. Ka raste kur gjërat thjesht nuk janë plotësisht të qarta dhe do të ishte më mirë të flisnim për to menjëherë. Puna po lulëzon, vazhdoni kështu. Binjakët Kjo periudhë po ju vë në provë. Mundohuni t’i besoni partnerit/es tuaj dhe të mbështeteni tek ata që ju duan. Ndërkohë kini dhe diçka parasysh.…
Kjo ditë e hënë do të jetë me kthjellime dhe mjegull në zonën perëndimore, ndërsa në veri-lindje dhe jug-lindje do te këtë vranësira mesatare. Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 18-23 °C, gjatë ditës 35 °C ne veri deri në 34-38°C ne zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7-12 m/sek dhe dallgëzim 4 balle në det të hapur.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi atë që njihet si ‘propozimi francez’ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë që do t’i hapte rrugën e integrimit Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Propozimi ka nxitur mjaft debate politike në Shkup. Zoti Pendarovski tha se propozimi është i pranueshëm për të. Ai i rekomandoi qeverisë që të shtojë një fjali në dokument, ku të thuhet se “prej momentit të hapjes së bisedimeve me BE-në e deri në përfundim të tyre, nëse do të ketë përpjekje nga cilado palë, bullgare apo dikush…
Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e së dielës në Vlorë, në afërsi të zonës së quajtur “Skela”. Mësohet se shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar Djegia e makinës ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve por edhe turistëve të shumtë që frekuentojnë Vlorën në këtë stinë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një bashkëbisedim me qendrën “Balon” në Amsterdam ka folur për ngërçin në BE që i ka zënë rrugën Shqipërisë dhe MV për hapjen e negociatave. Ai theksoi se BE duhet të ndryshojë qëndrim, mos ua lërë në dorë politikanëve të merren me historinë, siç është rasti i Bullgarisë. Rama: Ne jemi Ballkani që vjen me disa telashe, ne duam të jemi pjesë e BE-së dhe më pas nëse vende si Bullgari në këtë rast e përdorin veton për të diskutuar historinë në nivele politike kjo është edhe më e ndërlikuar. Përgjithësisht mendoj se sa…
Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë sërish thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në shesh në 7 korrik kundër qeverisë e cila po i vjedh çdo ditë. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar fjalimin e mbajtur prej tij për çështjen e regjistrave të pronave dhe zhdukjes së dokumentacionit, nga ku lëshoi akuza të ashpra ndaj qeveritarëve aktualë. Ja postimi i plotë: Kreu i Kadastrës, kreu i hajdutërisë, Artan Lame së bashku me Edi Ramën dhe qeveritaret e tij zhdukin regjistrat e pronave për ti vjedhur ato. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të ngrihemi me të…
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Amsterdami për dështimin më të fundit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Teksa u pyet për pengesat që e shkaktojnë këtë ngërç, Rama tha se Ballkani është një vend i çuditshëm dhe është çmenduri nëse do të fusësh në politikën e integrimit debatet e brendshme të mbartura të rajonit. FJALA E RAMËS: Mos u përpiqni ta kuptoni të gjithën sepse do ta ndërlikoj jetën më shumë seç duhet. ne jemi Ballkani dhe vijmë me ca telashe. Ne duam të jemi pjesë e BE-së dhe më …
Në bashkëbisedimin që po zhvillon në qendrën “De Balie” në Amsterdam, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer udhëtimin e tij të parë në kryeqytetin holandez. Në bisedë e sipër Rama tha se ai dikur donte të bënte vetëm art, të shiste piktura, blinte bileta dhe udhëtonte, ndërsa sot është kryeministri më i mirë mes artistëve. Rama: Nuk ka të bëjë me se çfarë preferoj unë, unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave, unë jam numër një në botë në këtë gjë. A është e rëndësishme? Rama: Në një mënyrë apo në një tjetër, të pëlqen…
Një zjarr i madh po shkakton dëme të konsiderueshme në drurët frutorë në fshatin Qesarat Bashkia Memaliaj. Sipas informacioneve te fundit siguruar nga gazetarja Brikena Metaj, deri më tani janë djegur disa pemë ullinj dhe bajame ndërkohë që flakët po shtrihen rrezikshëm dhe në pjesë të tjera. Si pasojë PMNZSH Memaliaj ndodhet në vendngjarje ku po lufton me flaket për të evituar shkaktimin e dëmeve të shumta në pemët e tjera frutore. Po ashtu, ka dhe një vatër zjarri jo larg zonës aktive dhe po luftohet për ta venë nën kontroll.