Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Presidenti i RMV mbledh Këshillin e Sigurisë kombëtare

21:45 / July 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4545454 770x441 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi atë që njihet si ‘propozimi francez’ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë që do t’i hapte rrugën e integrimit Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Propozimi ka nxitur mjaft debate politike në Shkup.

Zoti Pendarovski tha se propozimi është i pranueshëm për të. Ai i rekomandoi qeverisë që të shtojë një fjali në dokument, ku të thuhet se “prej momentit të hapjes së bisedimeve me BE-në e deri në përfundim të tyre, nëse do të ketë përpjekje nga cilado palë, bullgare apo dikush tjetër, që të preket gjuha, dhe identiteti maqedonas, atëherë Maqedonia nuk duhet të presë, por të tërhiqet nga bisedimet”, sikurse tha ai.

Ndërkohë, kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua lidhur me çështjen e propozimit francez, me drejtuesin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovsin të VMRO-DPMNE-së.

Autoritetet qeveritare thonë se ky është propozimi më i mirë që i është ofruar Maqedonisë së Veriut dhe se “me këtë fitohet ajo për çka vendi është përpjekur ta arrijë prej vitesh”.

Por, kritikët akuzojnë qeverinë për lëshime ndaj kërkesave të qeverisë bullgare dhe sipas tyre propozimi do të ndryshojë të vërtetën për një numër figurash historike të popullit maqedonas.

Opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja ka protestuar mbrëmë dhe ka bërë thirrje për protesta të reja kundër qeverisë, të cilën e akuzon për tradhëti të interesave dhe të popullit maqedonas.

Propozimi, edhe pse i bërë publik në faqen e internetit të qeverisë, nuk është i qartë për publikun e gjerë. Ndonëse aty theksohet domosdoshmëria për ndryshimin e kushtetutës dhe vendosjen e pakicës bullgare në Preambulë para fillimit të negociatave në mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, kushtet e tjera nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Shkupit dhe Sofjes të arritur në vitin 2017, interpretohen sipas qasjeve politike./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.