Futbollisti i Romës, Nicolò Zaniolo, është marrosur pas një shqiptareje. Ka qenë revista “Who” që ka publikuar fotot sensuale të sportistit dhe parukieres shqiptare, Kejdis Bardhi. Të dy shfaqen gjatë një udhëtimi me një jaht në ujërat e Ponzës. Sytë vigjilentë të paparacëve të revistës së Alfonso Signorinit, nuk mund t’i shpëtonte vajza seksi në krah të futbollistit në brigjet e Ponzë. Në pozat e publikuara të dy argëtohen dhe bëjnë banja dielli, duke u përqafuar dhe duke u dukur të afërt me njëri-tjetrin. Megjithatë nuk ka asnjë puthje që zyrtarizon një lidhje të mundshme mes të dyve, të paktën…
Author: tirana
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Amsterdam në një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “De Balie”, foli për politikën, të ardhmen europiane, por edhe për pasionin e tij për artin. Pjesë nga diskutimi: Rama tha se ka filluar të merret me art që 3-vjeç. Ndërkohë i pyetur me batutë nga moderatori se sot e pëlqejnë për artin që bën se është kryeministër, Rama tha se kjo është e vërtetë. Rama: Ka 20 vite që jam në politikën e ditës. Por po, jam marrë me art që 3-vjeç dhe jeta ime ka qenë e lidhur me pikturën, me…
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas i zhveshur, ju sqarojmë se: Sot rreth orës 12:55, është marrë njoftim se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas, i cili vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor, ka dhunuar familjarët e tij dhe është larguar nga banesa i zhveshur. Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë reaguar menjëherë dhe rreth orës 13:10, kanë bërë kapjen e shtetasit E. M., 37 vjeç, dhe shoqërimin e tij për në spitalin psikiatrik ku dhe ndodhet aktualisht. Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij…
Pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kreu i qeverisë, Dimitar Kovaçevski edhe njëherë përsëriti qëndrimin e tij se propozimi i ri francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë nuk dëmton gjuhën dhe identitetin maqedonas. Kovaçevski drejtuar qytetarëve tha se për momentin kemi nevojë për mendim racional dhe se nuk duhet të refuzohet ky propozim. “Lehtë është të refuzojmë, të vonojmë, të zgjedhim pasiguri të re, por në këtë moment historik kemi nevojë për mendim racional me kokë të ftohtë. Ka nevojë për mençuri dhe përgjegjësi dhe analizë objektive të të gjitha skenarëve, duke u kujdesur për ardhmërinë e…
Mediat greke kanë dhënë të tjera detaje sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku humbën jetën 3 shtetas shqiptarë. Të vrarët janë Andon Tefi, Armando Lamaj dhe një 23-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Sa i përket 48-vjeçarit nga Korça, Tefi, mediat greke raportojnë se ishte ai që nisi i pari të qëllonte mbi rivalët e tij në tregun e narkotikëve, duke lënë të vdekur në vend Lamajn. Ai më pas u largua nga “Mercedes Benz-i” që drejtohej nga një femër që mori zvarrë viktimën 23-vjeçar dhe tentoi të arratisej, duke…
Media të ndryshme po i bëjnë jehonë inaugurimit në Bangladesh të urës mbi lumin Padma, e cila ka kushtuar 3.87 miliardë dollarë, 6.15 km e gjattë, projekti më i madh i financuar ndonjëherë nga qeveria e këtij vendi. Ura është një lloj kryevepre inxhinierike, me penetrim kolonash deri në 122 m për të përballuar tërmetet. Sipas analizave të ndryshme, ura do të kontribuojë me 1.3-25 në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Bangladeshit dhe do të shtojë edhe 1% kur të përfundohet seksioni hekurudhor. Në vitin 2012, Banka Botërore dhe aktorë të tjerë tërhoqën financimin për spekullime për korrupsion, por kryeministrja Sheikh Hasina,…
Katër të mitur kanë rrezikuar të mbyten ndërsa kanë qenë duke u larë në Vilë Bashtovë. Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka dërguar katër të miturit e moshës 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç në spitalin e Durrësit, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten. Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit…
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, gjatë një takimi me strukturat e Korçës për përgatitjet e protestës kombëtare të 7 korrikut, ka folur edhe për gjyqin e ditës së hënë të çështjes “Babale”. Salianji konfirmoi pjesëmarrjen në seancë, ndërsa shtoi se në Shqipëri nuk ka drejtësi, vetëm akuza ndaj njerëzve që denoncojnë. “Nesër unë do jem aty, do jem i pranishëm në seancë ashtu siç kam bërë çdo herë tjetër. Drejtësia në këtë vend është e penguar, e vonuar, nuk hetohen, s’ka përballje por ka akuza ndaj gazetarëve dhe njerëzve që denoncojnë. Unë nesër do jem aty por tani fokusi është te…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni e koduar “Flagranca”, në sajë të të cilit janë arrestuar dy të rinj në Tiranë, ndërsa është proceduar penalisht një tjetër. Shërbimet e policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. H., dhe me pasagjer shtetasit E. M dhe E. Sh. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. Sh., nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. H., nuk ka kallëzuar krimin. Në vijim…
Gara e Silverstone në Formula 1 ishte spektakolare ditën e sotme, ku pas aksidentit të frikshëm në start, ka vijuar me parakalime, sidomos në fundin e saj, pas hyrjes së makinës së sigurisë. Në fund triumfon Carlos Sainz me Ferrarin, që parakalon Leclerc dhe merr 26 pikë në këtë garë, pasi vendosi edhe xhiron më të shpejtë. Kjo ishte fitorja e parë në Formula 1 për pilotin spanjoll. Në vendin e dytë u rendit Sergio Perez me Red Bull, i cili u tregua mjeshtër në fund, duke parakaluar Hamilton dhe Leclerc. Në vendin e tretë Hamilton dhe Leclerc mbetet jashtë…
Nuk duhet të ketë arsye të caktuar se pse duhet të lexojmë, megjithatë për ata që kanë nevojë për shtysa të jashtme, më poshtë gjeni disa nga përfitimet që vijnë nga të lexuarit Stimulon mendjen Studimet kanë treguar se stimulimi i mendjes ndihmon në parandalimin dhe ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve si Alzhajmeri dhe demenca e pleqërisë. Por ta mbash trurin aktiv dhe të angazhuar ndihmon dhe mos të pësosh ndonjë goditje. Edhe truri ka nevojë për stërvitje, si çdo muskul i trupit. Redukton stresin Nuk ka rëndësi se sa stres ke akumuluar nga puna apo problemet e ditës, kur…
Mediat greke kanë publikuar pamje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rajonin e Atikës në Athinë, ku protagonist u bënë dy grupe shqiptarësh, të cilët nga sulmi me armë ndaj njëri-tjetrit, shkaktuan 3 viktima dhe lanë të plagosur dy efektivë policie. Video e publikuar rishtazi është realizuar nga banorë të pallateve pranë rrugës ku ndodhi sulmi me armë dhe aty dëgjohen fëmijë duke qarë dhe prindërit të shqetësuar. Ndërkohë, janë zbardhur edhe dëshmitë e banorëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. ata janë shprehur për mediat se në fillim menduan që kishin të bënin…