Policia Rrugore ka nisur monitorimi me mjetet inteligjente dhe radarë edhe në aksin më të ri rrugor që i është shtuar infrastrukturës në Jug të vendit, atë Kardhiq – Delvinë. Si një aks me qarkullim të shtuar si pasojë e lidhjes së zonës së Tepelenës dhe Gjirokastrës me bregdetin e Jugut por edhe fluksit të pushuesve drejt Sarandës, lëvizja në Kardhiq-Delvinë është monitoruar dhe Blutë kanë njoftuar marrjen 122 masave me gjobë, e për më tepër heqjen e 8 lejeve të drejtimit. NJOFTIMI I POLICISË: Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër…
Author: tirana
Rreth 91 mijë të moshuar në Shqipëri ose 22% e popullsisë mbi 65 vjeç kanë nevojë për kujdes afatgjatë. Qendrat e posaçme janë të pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat në rritje të moshës së tretë. Aktualisht më pak se 2 % e atyre që kanë nevojë marrin shërbim. Mes qyteteve bie në sy pabarazia për pasur akses. Organizata Ndërkombëtare e Punës e cila ka publikuar studimin ngre shqetësimin se me popullsinë që po plaket me shpejtësi dhe emigrimin e vazhdueshëm vendi ynë po përballet me sfidën për të siguruar shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit për të gjithë të…
Mesditën e së dielës stacioni i metrosë “Monastiraki” në Athinë është evakuuar pas një telefonate për vendosjen e një bombe. Mediat greke bëjnë me dije se pas njoftimit se stacioni i metrosë “Monastiraki” është evakuuar menjëherë. Sipas informacioneve të para, një person ka telefonuar në orën 15:51 të pasdites së sotme dhe ka njoftuar se në stacionin e metrosë ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente në orën 17:48.
Momente makthi për brazilianin Felipe Melo dhe familjen e tij. Ata janë sulmuar nga disa grabitës, teksa po udhëtonin me makinë në Rio de Zhanieri. Grabitësit i zbritën nga makina Felipe Melon, partneren e tij, dy fëmijët dhe një mik që po udhëtonte me ta. Ata u morën atyre sendet me vlerë dhe automjetin në fjalë, ndërkohë që për fat nuk pati të lënduar. Melo më parë kishte provuar t’i grabisnin sende me vlerë në shtëpi.
“Shihemi në Gjyq” këtë javë vazhdon të trajton problemin e Nazmiut, por kësaj here në vend të motrës së tij, përballë ndodhet ish-bashkëshortja, Adelina. Ajo ka ardhur nga Italia posaçërisht për “E diela shqiptare” në Tv Klan për shtëpinë që Nazmiu i ka dhuruar të vëllait gjatë kohës që ishte në burg. Ai i dorëzoi Kujtimit një prokurë për ta autorizuar të merrte një kredi prej 10 milionë Lekësh me anë të shtëpisë, por duke përfituar nga situata, vëllai ia mori me anë të një kontrate dhurimi. Objekti është në bashkëpronësi të Nazmiut dhe Adelinës, e cila është shumë e…
Armando Broja është emri më i lakuar te Chelsea. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në huazim me Southampton, duke shënuar nëntë gola edicionin e shkuar. Të shumta janë klubet në ishull që kërkojnë shërbimet e tij, me Newcastle që së fundmi ka rritur presionin. Klubi i sheikëve po ndërton një skuadër të denjë për vendet e para, me Brojën që shihet si i duhuri për sulmin. Në orët e fundit ka qenë Ajax që ka kërkuar shërbimet e 20 vjeçarit shqiptar, me Chelsea që do vendosë pas fazës përgatitore. Është Tuchel ai që ka në dorë të ardhmen e djaloshit kuqezi, që…
Deputetja e djathtë Grida Duma, ka treguar pasditen e sotme në “E diell” në ekranin e “Top Channel”, se cili ka qenë momenti kur ka kuptuar se duhej të bëhej pjesë e politikës. Ajo tregoi se në atë moment ishte në një studio televizive, e ftuar si analiste përballë tre politikanëve të rinj. Në një moment diskutimi mes tyre, Duma tha se kuptoi që duhet të bëhej pjesë e politikës. “Unë e kam zbuluar duke qenë në studio televizive. U gjeta në një panel me dy tre politikanë të rinj të së majtës. Unë kam mbaruar filozofi dhe një nga…
Roberto Firmino nuk ndihet mirë te Liverpool. Sulmuesi brazilian ka kaluar shumë probleme fizike, por sikur të mos mjaftonin ato, në horizont kanë dalë edhe disa të tjera. Ardhja e lojtarëve si Diaz apo Jota kanë shtuar ndjeshëm konkurrencën në sulm, ndërsa mbërritja e Darwin Nunez ia ka mbushur akoma më shumë mendjen atij për një largim nga Anfield. Firmino dëshiron një skuadër ku do mund të luajë dhe natyrisht të jetë në formë për Botërorin. Kjo gjë nuk garantohet nga të kuqtë, të cilët edhe pse humbën shërbimet e Sadio Mane, kanë të tjera alternativa në sulm.
Horoskopi javor i Dashit 4-10 korrik: Në fillim të javës ia vlen të vihet bast për marrëdhëniet njerëzore. Dielli në Gaforre jep një pamje idealiste të botës. Në vazhdën e paqes shpirtërore dhe qetësisë, mund t’i jepni fund mosmarrëveshjeve të gjata. Horoskopi javor i Dashit sugjeron të bisedoni me të tjerët në mënyrë që ata të ndjejnë interesin tuaj të sinqertë. Nga mesi i javës, Dashi do të forcojë dëshirën e tij për një ndryshim peizazhi. Kur Mërkuri është në Gaforre, ëndrrat e paqarta marrin formë reale. Ka mundësi që të merrni lajme të rëndësishme ose të ketë një pushim.…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel në rrugët e Tiranës. Një burrë me tatuazhe në trup është parë që të lëvizë i zhveshur në rrugët e kryeqytetit. E si fundjave, qytetarët të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditën në Tiranë janë përballur me veprimin e pazakontë të qytetarit i cili shihet që ka dalë nudo, siç e ka bërë nëna, duke mos i bërë përshtypje që është në ambient publik dhe që mund të ketë edhe fëmijë nën moshë. Në videon e publikuar nga JOQ , burri ‘po shijon’ rrezet e diellit totalisht i zhveshur duke shëtitur…
Detaje të reja janë zbuluar nga sherri mes bandave që përfundoi me fundin tragjik të tre shqiptarëve. Gruaja e arrestuar ishte dënuar për prostitucion, ndërsa të gjithë personat e tjerë, si të vrarët, edhe të të arrestuarit edhe ata në kërkim ishin të skeduar për trafik droge. Sherri mes dy grupeve ka nisur në fund të muajit maj, pas një operacioni të policisë të cilën u kapën anëtarët e njërës familje. Pala tjetër akuzoi se ishin spiunuar prej tyre me qëllim t’ju merrnin zonën në të cilën shisnin lëndët narkotike në qendër të Athinës. Ndaj dhe nisën përballjen. Dikur patën…