Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen “Partizani” në Vlorë. Automjeti në pronësi të shtetasit T.Sh, ka qenë i parkuar para banesës kur ka marrë flakë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15 dhe dyshohet se makina tip “Opel” ka marrë flakë aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Author: tirana
Kohët e fundit në vend është rikthyer tritoli dhe ngjarjet janë të rëndë dhe kriminale. 24 shpërthime me lëndë plasëse dhe 15 djegie të qëllimshme makinash e objektesh u regjistruan në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 në mbarë vendin. E krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë katër raste më shumë shpërthime tritoli. Vendin e parë e mbanë Vlora, qark në të cilin në harkun kohor të 181 ditëve u sulmuan me lëndë plasëse 6 objekte, pjesa më e madhe e tyre automjete dhe shtatë raste të zjarrvënies të qëllimshme me lëndë djegëse. Por…
Sociologu Gëzim Tushi, shprehet se ngjarja e rëndë në Sarandë ku një nënë e re u hodh nga materniteti së bashku me fëmijën e saj të porsalindur është një nga ngjarjet më të rënda. Tushi tha se duhen parë rrethanat që e kanë diktuar nënën të ndërmarrë një akt të tillë që mund të jenë për shkak të problemeve të shëndetit mendor ose që mund nga rrethana të jashtme. Po ashtu tha se është e pajustifikueshme që një nënë të marrë jetën e fëmijës së saj edhe kur shtatzanitë janë të padëshiruara. “Padyshim ngjarja është shumë e rëndë, të marrësh…
Cristiano Ronaldo rrëmbeu të gjithë vëmendjen mediatike pas kërkesës për tu larguar nga Manchester United, nëse vjen një ofertë e kënaqshme në adresë të Djajve të Kuq. Në moshën 37 vjeçare, Ronaldo dëshiron të sigurohet që ka ende disa vite të mbetura në nivelet më të larta dhe nuk është i sigurt nëse United ia ofron diçka të tillë për momentin. Ylli portugez kërkon me ngulm që Djajtë e Kuq të pretendojnë për gjëra madhore dhe që skuadra të reflektojë të njëjtat ambicie si ai, por transferimi i parë i verës nga klubi nuk është zyrtarizuar ende kur ka kaluar…
Në mungesë të organizimeve nga vetë institucionet arsimore shtetërore, pas mbarimit të vitit shkollor, prindërit kërkojnë ku se do të shkojnë fëmijët, edhe pse alternavitat nuk janë të shumta. Një prej këtyre alternativave janë kampet verore, të organizuara nga subjekte private dhe që prindërve u kërkohet të paguajnë. Në Durrës, në këto kampe fëmijët, kryesisht nga mosha 6 e deri ne 12 apo 13 vjeç, angazhohen me aktivitete të ndryshme argëtuese e sportive. Por ajo që është më kryesorja mbahen larg të qëndruarit pasiv në shtëpi, apo para ekraneve të celularëve apo tableteve. Nga ana tjetër, jo të gjithë kanë…
Protesta Kombëtare e Partisë Demokratike do të mbahet më 7 korrik para Kryeministrisë, dhe sot është publikuar spoti. Me mesazhet kyçe “Shqipëria në rrezik” dhe “mos thuaj: ç’më duhet mua?’’, spoti rithekson motivet e protestës dhe kërkon daljen nga apatia shoqërore. Kryetari i PD, Sali Berisha, në një tur intensiv takimesh me aktorë shoqërorë ka kërkuar bashkimin rreth kauzave kombëtare si shpopullimi, çmimet e larta, ekonomia në rënie dhe shkombëtarizimi nëpërmjet “Ballkani i Hapur”.
Çështja e bujshme që trazoi politkën, ajo e pagëzuar si “Babale” do të rikthehet në Gjykatën e Apelit, këtë të hënë. Para trupës gjyqësorë do të dalë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi. Deputeti demokrat u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë për çështjen “Babale”. Dënime për këtë çështje morën edhe gazetari Olldashi me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti dhe Albert Veliu me 3 vite e 6 muaj. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë në mbrojtje të Salinajit. Përmes një mesazhi dërguar deputetëve demokrat, Enkelejd Alibeaj u ka…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se këtë të dielë ka marrë pjesë në proçesin e korrjes së grurit. Po ashtu Kurti tregon se me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ata vizituan anën tjetër të bukës, atë të punës dhe djersës së bujqve. “15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë”,-shkruan Kurti.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është takuar me ministren për Europën të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila është një mbështetëse e integrimit evropian të Shqipërisë. Nisur dhe nga konflikti ruso-ukrainas, përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se konfliktet aktuale na kujtojnë vlerën që ka fqinjësia e mirë. “Aty ku janë miqtë, aty është dhe Austria! I lumtur të takoja Ministren e Austrisë për Europën, miken time. Një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Konfliktet aktuale na kujtojnë që fqinjësia ka vlerë, sa më të mirë të jenë fqinjët, aq më të…
Nga: Lutfi Dervishi Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerësuan talentin dhe guximin e këngëtarëve, por nuk ishin të paktë edhe ata që vlerësuan guximin e skajshëm të atyre që u dedikohej kënga. Emocionet e forta që të shkakton kënga në kushtet e një vape të papërballueshme janë problem jo vetëm për ata që vuajnë nga zemra. Të këndosh një këngë (si ajo e djeshmja) është një gjë, por ta dëgjosh atë është akt heroizmi. Kënga është mirënjohje. Në këtë pikë jemi të parët. Renditemi të parët në Ballkan, të…
Pasi përjashtoi nga konferencat e tija për 3 muaj gazetarin Klevin Muka, me shpjegimin se ai kishte bërë një pyetje joetike, sot kryeministri Edi Rama përmes disa postimeve në Twitter, thekson se nuk ka për të ndodhur ndonjëherë që të legjitimohet liria e shkeljes së etikës në prani të tij. Po ashtu ai ka paralajmëruar përsëri gazetarët të cilët i bëjnë pyetje që konsiderohen jashtë normave të etikës, do dërgohen për “riedukim”. Po ashtu, kryeministri thotë se qeveria nuk ka ndikuar në asnjë media, madje dhe kur shpifin. Postimi i plotë E përshëndes si shprehje lirie sulmin e disave, që…
Lufta ruse në Ukrainë ende nuk ka marrë fund, sepse bombardimet vijojnë. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës në perimetrin e aeroportit të Melitopolit, qytet në juglindje të Ukrainës, i cili është pushtuar nga ushtria ruse. Referuar mediave ukrainase, sulmet janë kryer nga ushtria vendase, e cila pretendon se aeroporti është kthyer në një bazë të forcave ruse. Shpërthimet kanë qenë tejet të fuqishme, ndërsa re të mëdha tymi mund të shiheshin në disa kilometra largësi nga aeroporti.