Një 35-vjeçare u hodh nga kati i dytë i maternitetit të Sarandës bashkë me foshnjën e porsalindur, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Në një intervistë, drejtori Tajar Lako shprehet se nëna nuk tentoi të vetëvritej, siç thoshte policia në njoftimin zyrtar, por se ishte tentativë e saj për t’u larguar nga spitali. Sipas drejtorit të maternitetit, 35-vjeçarja e kishte lindjen e gjashtë, por ishte në situatë rruge. “Që ditën e tretë duke parë kushtet e nënës që duket pak me prapambetje, burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital, u thashë infermiereve…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur më këngë labe, ku ka promovuar aksin e ri të Lumit të Vlorës, që sipas kreut të qeverisë, zgjeron hartën turistike të jugut. “MIRËMËNGJES, dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor,…
Gledis Nano, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, një figurë në moshë të re në krahasim me pasardhësit e tij, duket se ka lënë gjurmë të shkëlqyera në pak kohë në këtë detyrë. Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço ka zbuluar sesi e konsiderojnë Nanon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Njeriu i zgjuar nga Shqipëria”. Këtë detaj Karamuço e ka mësuar nga instruktori i Gledis Nanos në SHBA, ku dhe është trajnuar, i cili është mik familjar i Ervin Karamuços, siç u shpreh dhe vetë ky i fundit.
Dashi-Merrni sot ndikimet pozitive të Mërkurit dhe Afërditës që janë në anën tuaj. Favorizohen ndër të tjera njohjet e reja, por përpiquni të ndiqni edhe pak arsyen. Në punë duhet të merrni një vendim dhe nuk mund të gaboni sidomos sot sepse ka diçka që nuk shkon siç do të dëshironit! Demi-Plutoni dhe Jupiteri vijojnë të qëndrojnë në një kënd të favorshëm për shenjën tuaj. Dy planetët pritet të ndikojnë sot fushën sentimentale e cila paraqitet e stabilizuar dhe dashuria e nis muajin me një lulëzim. Në punë, përpiquni të bëni zgjedhje më të mira, mendoni mirë përpara se të…
Kjo e dielë do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore, ndërsa veri-lindje dhe jug-lindje do të ketë vranësira mesatare. Temperaturat e ajrit parashikohen 17-18 gradë, ndërsa gjatë ditës 36 gradë C në veri, ndërsa në zonat e ulëta dhe në bregdet, temperaturat do të arrijnë deri në 35-39 gradë C. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 7-12 m/sek dhe dallgëzim 4 ballë në det të hapur.
Moderatori Blendi Fevziu, teksa po kalon disa ditë pushime në Dhërmi, ka ngritur shqetësimin e ndërtimeve masive në bregdetin e jugut. Në llogarinë e tij në “Instagram”, duke treguar transformimin e pësuar, ai shkruan se dikur kjo zonë ka qenë kodër. “Dikur ishte kodër…”, shkruan moderatori teksa poston foton nga resorti që është në ndërtim.
Këngëtari i njohur grek, Themis Adamantidis akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje. Padia është ngritur nga partnerja e tij, Varvara Kirki. “E doja shumë Themisin. Kisha ëndrra dhe plane për të ardhmen me të, doja të krijoja familje, por nuk ndodhi. Më rrihte. Me një falje u ktheva përsëri në krahët e tij dhe pastaj përsëri ndodhi e njëjta gjë. Ne jemi në një lidhje prej një viti dhe kam duruar shumë gjatë gjithë kësaj kohe. Më dhemb shpirti… Dje u tejmbush kupa…. Gjithçka që i kam thënë policisë është e vërtetë. Ka dëshmitarë dhe video. Dua të falënderoj…
Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës. Gjatë fjalës së tij, lideri historik i të djathtës i përshkroi zhvillimet në Shqipëri – dramatike, ndërsa theksoi se kjo qeveri i ka përjashtuar emigrantët. “Duhet t’i japim një përgjigje kësaj situate kritike në të cilën ndodhet vendi. Emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuar. Shqipëria nuk mbyll kufij, por nuk ka vendosur bashkëpunimin për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve…Dua të sjell disa nga zhvillimet dramatike të cilat e bëjnë kritike situatën në Shqipëri. E para, pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e…
Publikohen pamjet nga sherri i ndodhur mes Arkimed Luashajt (Stresi) dhe anëtarit të grupit TBA, Benardin Simoni, i njohur si Biiemtii. Siç shihet nga pamjet, Simoni ishte duke ecur me makinë kur u ndalua nga disa djem të rinj, shokë të Stresit, të cilët më pas e kanë goditur, duke i shkaktuar dëme fizike. Ndërsa, Stresi dëgjohet gjatë videos duke sharë dhe ofenduar reperin e sulmuar. Pas kësaj ngjarjeje, Stresi ka realizuar një “live” në Instagram me Noizyn, ku ky i fundit e pyet me ironi çfarë kishe bërë sot. “Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka…
53 emigrantë u gjetën të pajetë brenda një kamioni në Teksas. Shoferi i kamionit u shpreh para hetuesve se nuk kishte dijeni që kondicioneri nuk punonte. Në momentin që u arrestua, 45-vjeçari pretendoi se ishte një nga të mbijetuarit. Por hetimet zbuluan se ai ishte shoferi dhe akuzohet si një nga personat e përfshirë në këtë rast të kontrabandës së emigrantëve. Ai akuzohet së bashku me një person tjetër, të cilët nëse shpallen fajtorë rrezikojnë dënim me vdekje. Brenda në kamion kishte edhe fëmijë, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital.
Pjesëmarrja e Ilir Metës në ceremoninë për 246-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së dhe daljet e Presidentit krah ambasadores amerikane, Yuri Kim, pas një sërë akuzash dhe sulmesh ndaj njëri-tjetrit, kanë marrë vëmendjen e Myslim Murrizit. Ish-deputeti, me ironi shkruan se “nuk ka më mrekulli kur mendon se brenda një viti i sheh të tjetërsuar dhe të pajtuar deri në lumturi që nuk mund të përshkruhet me fjalë.” Nga Myslim Murrizi Nuk ka me mire se sa kur i sheh udheheqesit te qeshur, te lumtur, te gezuar, te bashkuar siç i duam ne vegjelia Zemra mal ne behet ne popullit kur…
Si çdo e keqe, vuajtja e dashurisë ka të mirat e veta. Ajo të bën të kuptosh më mirë vetveten me atë që nuk do dhe atë që nuk të do. Ta përjetosh keq përfundimin e një historie mund të vërë në dukje frikën tënde për të qenë e vetmuar, të mos jesh e vlerësuar ose e kuptuar nga të tjerët, një mungesë besimi te vetja. Vullneti Edhe pse ndonjëherë zgjat në kohë, gjithmonë mund ta marrësh veten nga një dashuri fatkeqe. Por shpesh është çështje vullneti. Duhet të mbledhësh forcat dhe të gjesh kurajë për të mos menduar për…