Dhjetëra “pjesë trupi” janë njerëz nga rrënojat e një qendre tregtare të shkatërruar pas një sulmi raketor rus. Nga bombardimi i ndërtesës në qytetin ukrainas të Kremenchuk, brenda të cilës ndodheshin rreth 1 mijë njerëz në momentin kur ndodhi sulmi, u vranë 19 persona. Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës tha: “Janë zbuluar 29 copëza trupi në rrënojat e qendrës tregtare Amstor, e cila u shkatërrua nga sulmi me raketa më 27 qershor.”
Author: tirana
Fifi dhe Adis Patushi janë kthyer në një ndër çiftet më të përfolura të showbizit në Shqipëri. Së fundmi, këngëtarja ka postuar një video në Instastory, ku shihet duke u puthur dhe përqafuar me të dashurin e saj. “O Zot më hëngri”, shkruan Fifi. Më tej, ajo ka falendëruar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë dërguar mesazhe pozitive. “Të dashur miq dhe nanausha, faleminderit për të gjithë fjalët e bukura dhe mbështetëse.”– shkruan mes të tjerash Fifi. Mirëpo, ka dhe nga ata që nuk i kursejnë komentet negative në drejtim të çiftit, duke e krahasuar këngëtaren…
Një tjetër tragjedi ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në vend. Një 66-vjeçar me iniciale V.N. është mbytur teksa ishte duke notuar në plazhin e Kavajës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Ndërkohë, kujtojmë se një ngjarje e njëjtë u regjistrua pak minuta më parë edhe në plazhin e Borshit, ku një pushues i moshuar u nxor pa shenja jete nga uji.
Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, duke folur për përfshirjen e saj në sferën politike, tregoi se kjo fushë ishte komplet e re për të, dhe se në tre muajt e parë të mandatit e ndjente veten nxënëse. “Kjo ishte një fushë e re për mua, në dy tre muajt e parë unë isha një nxënëse. Isha nga inxhinieria dhe kalova në këtë fushë tjetër dhe ishte periudha e parë e akumulimit dhe e mësimit dhe të japësh në mënyrë shumë të matur mendimin. Puna e Kuvendit zhvillohet në Komisione ku edhe propozohen ligjet, diskutohen thërriten grupe të ndryshme të…
Presidenti Ilir Meta ka ndarë disa pamje nga pritja e organizuar nga Ambasada Amerikane me rastin e 246 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve. Ndërsa shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e një eventi të tillë, kreu i shtetit shtoi se ndihet krenar për aleancën strategjike mes dy vendeve. “Kënaqësi të merrja pjesë, së bashku me miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për festimin e Ditës së Pavarësisë të këtij vendi mik. Krenarë për aleancën tonë strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve tanë, që meritojnë të zhvillohen më…
Një 66-vjeçar është mbytur pasditen e kësaj të shtune në plazhin e Borshit. Viktima identifikohet me inicialet S. M. Dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur teksa ishte duke notuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Monette Dias, 52 vjeçe nga SHBA shprehet se është martuar 12 herë, dhe se ndarja me bashkëshortin e fundit e ka rënduar psikologjikisht. 52-vjeçarja, e cila është një stiliste e të brendshmeve, u shfaq në “TLC Addicted to Marriage”, ku shpresonte se do të gjente burrin e saj të ëndrrave, por jo, pasi edhe martesa e 12 përfundoi me një fund jo të mirë. “Është vërtet e dhimbshme për mua që të kem një tjetër dështim, veçanërisht në këtë marrëdhënie që u përpoqa kaq shumë”, rrëfeu ajo. Motra e Dias ndihet e shqetësuar për të, pasi ka frikë që…
Nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz natyror, kreu i agjencisë rregullatore gjermane për energjinë u bëri thirrje banorëve të shtunën të kursejnë energjinë dhe të përgatiten për dimër, kur përdorimi rritet. Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Mueller u bëri thirrje pronarëve të shtëpive dhe apartamenteve që të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat dhe radiatorët e tyre të gazit për të maksimizuar efikasitetin e tyre. “Mirëmbajtja mund të zvogëlojë konsumin e gazit nga 10% deri në 15%,” tha ai për mediat gjermane. Mueller tha se banorët dhe pronarët e pronave duhet të përdorin 12 javët përpara…
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar pritjen që iu bë kryeministrit Edi Rama gjatë inaugurimit të aksit Kardhiq-Delvinë. Në analizën e tij, ai vë në pah mungesat e investimeve nga qeveria në veri të vendit. “E mendoje nga Fushë Kruja e siper le ta marrë Kosova e Mali i Zi se unë atje as u jap perfaqësim e sikter i bëj në investime. As rrugë, as ura, as gjë prej gjëje. Dhe mirë jua bën o Babo duan rrugë ata, duan ujë ata, duan dritë pale! Madje edhe në Milot atë trafikun 14 km si grykë shisheje ashtu…
Vetëm pak ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, grupet e punës së Partisë Demokratike janë organizuar dhe kanë dalë në terren, duke zhvilluar takime me qytetarë. Ata i kanë ftuar qytetarët që t’u bashkohen në protestën që do të mbahet më 7 korrik. Takimet e mbajtura në zona të ndryshme të Shqipërisë, kanë shërbyer për informimin e qëllimit të kësaj proteste. Deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, anëtarë të Kryesisë dhe Sekretariateve në takimet me qytetarët, kanë zhvilluar edhe bashkëbisedim me strukturat në bazë.
Gjatë inspektimeve të aksit më të ri që i është shtuar infrastrukturës në jug të vendit, Kardhiq-Delvinë, kryeministri Edi Rama njoftoi edhe projekte të tjera infrastrukturore që pritet të përfundojnë në muajt e ardhshëm. Shefi i qeverisë u shpreh se radhën e përfundimit të projektit e ka Bypassi i Vlorës, i cili pritet të hapet në 7 korrik. Ai gjithashtu theksoi se do të nisë puna për “Korridorin Blu” që nis nga Murriqani dhe përfundon në Fier. “Tjetra është Llogoraja dhe do të hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me…
Ish-banorët e “Big Brother” nuk hezitojnë të vazhdojnë të thumbojnë njëri-tjetrin. Së fundmi, Donald Veshaj ka ironizuar marrëdhënien e fortë miqësore që u krijua mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit, një raport i përkohshëm që përfundoi me daljen nga shtëpia e BBV. Aktori postoi në “Instastory” këngën më të re të Sabianit, ku shkroi me nota ironie: “E ka bërë për mua këtë.” Kjo frazë u përdor nga fituesi i BBV gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme, pasi dëgjoi këngën e re të Sabianit, frazë e cila u bë virale ngado.