Plani i qeverisë për të vendosur fashë për konsumin e energjisë nga 700 kilovat/orë që ishte menduar fillimisht, do të rritet në 800 kilovat/orë. Ministrja Balluku u shpreh në Klan tv se abonentët që do të konsumojnë mbi 800 kilovat/orë energji do të paguajnë më shumë. Sipas ministres, pritet që ky ndryshim të nisë nga muaji Shtator. “Në një analizë që kemi bërë, nuk është vendosur nëse do jetë 700 apo 800 kilovat/orë, pasi nga analiza ka dalë që deri në 700 kilovat/orë është konsumi normal i familjeve normale në varësi dhe të numrit të personave, familjarëve që ka. Por…
Author: tirana
Një djalë i ri 25-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia pasi iu zbulua mashtrimi që kishte kryer tek disa persona, duke arritur të siguronte prej tyre 44 mijë dollarë. I riu kishte “menduar” se do bëhej i pasur duke shitur tek persona të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”. Por ai ra në pranga nga policia në operacionin e koduar “Transfer”, zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik e Financiar. Njoftimi i policisë Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nga shitja e automjetit te persona të ndryshëm, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 25-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e…
Deputeti i PS, Erion u ka bërë thirrjë qytetarëve të lënë kafenetë që të ndihmojnë fermerët që të sheshin shalqinin. Ai ka denoncuar një skemë të padrejtë, siç e cilëson duke thënë se shalqini po blihet me një çmim shumë të ulët dhe më pas nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e nxjerrin në Europë me një çmime 3-fish më të lartë. “Lërini kafenetë e kafetë në Tiranë; Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit; Ejani në fusha e ndihmoni, zgjidhni të shesin shalqinin!Situata në Cermë të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, në anën tjetër, në Halilaj,…
Kreu i PD-së së Shkodrës, Xhevded Amuli, ka akuzuar kryebashkiakun Bardh Spahia se po vijon të spastrojë administratën nga përkrahësit e mbështetësit e PD-së. “Kryetari i Bashkisë Shkodër,Bardh Spahia nuk po ndalet në sulmet kundër demokratëve të vërtetë. Së fundmi ka shkarkuar nga detyra si drejtues i Qendrës së Zhvillimit një prej aktivistëve dhe kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite,Fatmir Vojvoda. Fatmir Vojvoda vjen nga një familje e persekutuar nga ish-regjimi komunist dhe gjatë detyrës së tij është shquar për korrektesë me stafin e kësaj qëndre dhe profesionalizëm në shërbim të këtij komuniteti me problematika në planin mendor dhe fizik.…
Rruga Kardhiq-Delvinë, një nga akset më të rëndësishme për jugun e vendit dhe veçanërisht për zonën bregdetare, është hapur zyrtarisht sot më 2 korrik. Ashtu siç ishte njoftuar nga Qeveria shqiptare, rruga nga sot është e kalueshme për të gjithë. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka pozuar buzë Vjosës në Tepelenë, me dy kolegët ministra, Balluku e Gjiknuri.
Këngë, valle dhe hare në tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë! Qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë kryeministrit Edi Rama për hapjen e rrugës që do të lehtësojë aksesin drejt Tiranës. Rama së bashku me ministrat e deputetët që e shoqërojnë është pritur me këngën nga një grup polifonik si dhe valle. “Nisën punimet e para se janar 2007, po i sosi Edi Rama më pak se gjysmë mandat. Ti e lidhe Labërinë me rrugë kryq e tërthortë, Kurvelesh, Tepelenë dhe Vlorë. Këtu mezi shkonin trimat, tani lidhen në pak minuta Gjirokastra dhe Delvina. Kush punon për këtë truall, këngën labe ka…
Ditën e sotme me anë të një stori në Instagram, Arkimed Lusha (Stresi) zbuloi sherrin e ndodhur mes tij dhe Benardin Simonit të njohur si Biiemtii, një anëtari i grupit TBA. Mirëpo, ky sherr nuk nisi nga hiçi. Disa kohë më parë, Biiemtii ka realizuar një “live” në TikTok ku ka kërcënuar Stresin se do ta vrasë. “Ti më ke borxh Arkimed Lusha, deri ditën që të vdes. Ishalla më vret ta bëftë zoti hallall. Veçse ma ke borxh. Deri ditën që të vdes do të jetoj me shpresën me ta marrë jetën. Po ta bëj publike. Unë kam me…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka publikuar videon nga rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri nënvizon se një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e PD-së tashmë përfundoi me sukses. Ai thekson se ky është një tjetër premtim i mbajtur i kësaj mazhorance që i jep frymëmarrje turizmit.“Kënaqësi e veçantë teksa shoh që një tjetër rrugë e lënë rrugëve nga qeveria e Partisë Demokratike tashmë përfundoi me sukses. Një premtim i bërë para qytetarëve të Delvinës, Sarandës e Gjirokastrës; shumë punë e përpjekje për…
Gazetari Elton Qyno deklaron se agjenti “Çelësi”, i cili tentoi të shesë informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore për një diplomat të huaj, nga vendet “jomiqësore”, dyshohet se ka qenë një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili tashmë është shkarkuar, sipas SHISH. Në një shkrim në rrjetet sociale, Qyno shkruan se vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ…
Një 39-vjeçar nga fshati Grabiam i Fierit, është vënë nën hetim. 39-vjeçari me iniciale L. C. ishte duke djegur barërat në tokën e tij, teksa flakët i kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë djegur një tokë me prodhime bujqësore. “Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 39 vjeç, banues në Dushk, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në…
Rikthehen në detyrë 6 efektivët e forcave speciale “Shqiponja” të cilët nuk ndërhynë në ngjarjen e ndodhur në 21 prill ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë. Gjykata paraprakisht në mungesë kishte vendosur masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik”. Pak ditë më parë u publikua dhe dosja e prokurorisë sipas së cilës thuhet se ngjarja ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë në Elbasan mund të ishte parandaluar nëse policia do të kishte ndërhyrë në kohë.
Erjola Doçi ka qenë së fundmi mjaft e komentuar në rrjet për shkak të deklaratave.Ajo nuk ngurroi që të tregonte shifrat marramendëse të shpenzimeve për trajtimet e fytyrës. Moderatorja e Top Channel së fundmi ka fyer veriorët duke i thënë se janë analfabetë.