Author: tirana

NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj të Evropës Lindore nga agresioni rus – por jo nga problemet e tyre të brendshme. Këto po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme, paralajmëron Sabina Fati. 14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NATO-s, 11 herë Kina. Fakti që këto dy vende dhe një aleancë e mundshme midis Moskës dhe Pekinit, janë në këtë pikë në qendër të vëmendjes, ilustron rreziqet e ardhshme që vendet e NATO-s shohin dhe për të cilat ato duhet të përgatiten në mënyrë imperative. Krahu lindor i territorit të Aleancës përforcohet…

Read More

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, “Kebe” ka reaguar pas videos së publikuar ditën e djeshme në media, ku dy të rinj e dhunonin me grushte dhe shkelma. “Kebe” shprehet se këtë gjë ja kanë bërë shokët e tij, të cilët e kanë prerë në besë. Sipas “Kebes”, ai ka qenë me të dashurën dhe ka shkuar pas telefonatës së shokëve, por pasi i ka takuar, ata e kanë goditur me thikë në kokë. Sipas “Kebes”, shokët e tij e kanë bërë këtë për 1 mijë euro dhe se ngjarja ka ndodhur para Vitit të Ri. “Aty më kanë gjuajtur…

Read More

Ekuipazhi i një jahti luksoz në afërsi të Divjakës është shpëtuar nga Kapiteneria e Durrësit. Rreth 20 milje larg Divjakës, jahti ka dhënë sinjal për ndihmë, ndërsa më pas kanë njoftuar se kanë probleme me motorin e jahtit. Pas kësaj u realizua me sukses një operacion shpëtimi, ku personeli bashkë me jahtin u nxorën në breg.

Read More

Këshilltari për ekonominë i kreut të PD-së, Dritan Shano deklaroi nw A2CNN se në rast se Ilir Meta kandidon për kryetar të bashkisë Tiranë, ai do të votojë kryetarin aktual, Erion Veliaj. “Patjetër që ka një kërcitje shumë të madhe morale në bashkimin e asaj që pretendohet se është e djathtë, me një llokëm thelbësisht të majtë siç është rasti i Ilir Metës. Kam parë spekulime në gazetë që Ilir Meta do të jetë kandidati i ardhshëm për Bashkinë e Tiranës i këtij grupimi të përbashkët e me radhë. Tani, unë nuk kisha ndërmend as të merrja pjesë në zgjedhje,…

Read More

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 51-vjeçarit Martin Prenga mbërmjen e djeshme në Mirditë. Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë 25-vjeçari Florjan Gjoka. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Rrëshen – Kukës, në fshatin Fan. Policia njofton se bashkë me Florian Gjokën është ndaluar dhe një person që e shoqëronte, i cili mendohet të jetë bashkëpunëtori i tij. Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e krimit. Florjan Gjoka ka qëlluar 5 herë me pistoletë ndaj Martin Prengës, ku plumbat e kanë zënë në këmbë. Sipas autoriteteve, nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit të…

Read More

Një tjetër sherr i dhunshëm është regjistruar për shkak të sharjeve në rrjetin social TikTok. Anëtar i TBA-së, reperi BMT, emri i vërtet i të cilit është Benardin Simoni është rrahur nga disa shokë të reperit Stresi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stresi, i cili ka postuar një foto në InstaStory ku BMT shihet komplet i gjakosur në fytyrë. Ky i fundit është dhunuar për shkak se e ka sharë disa herë Stresin në rrjetet sociale, me justifikimin se nuk po e mbronte ashtu siç duhej Cllevio Serbianon dhe reperi ishte zotuar se do ta dhunonte. “Familja është…

Read More

Ditën e sotme pritet të hapet qarkullimi në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ndërtimi i këtij aksi po pritet prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën. Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Devvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës. Ndërkohë më 9 korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës.

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë, duke publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video nga aeroporti i Kukësit. Kreu i qeverisë shkruan se në këtë aeroport nuk ka vetëm pasagjerë nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria. “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan kryeministri.

Read More

Depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojë në vendin tonë sërisht, mot të kthjellet dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në ekstremin verior duke rrezikuar rrebeshe shiu. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor,…

Read More

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar në një emision se si e konsiderojnë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Karamuços, Gledis Nano ka një nofkë në SHBA, “njeriu i zgjuar nga Shqipëria”. Këtë detaj Karamuço e ka mësuar nga instruktori i Gledis Nanos në SHBA, ku dhe është trajnuar, i cili është mik familjar i Ervin Karamuços, siç u shpreh dhe vetë ky i fundit. Arian Çani: Është e vërtetë që je njohur me Gledis Nanon, drejtorin aktual të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në Amerikë para se ai…

Read More

Disa parashutistë të ushtrisë serbe kanë zbritur dy ditë më parë në zonën kufitare me Kosovën dhe kjo gjë ka shqetësuar qytetarët e Kosovës. Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe KFOR-i, të cilët janë shprehur se sipas informacioneve të tyre, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit. Më tej, KFOR-i thotë se stërvitja ishte paralajmëruar nga autoritet serbe. “Sipas informacioneve të KFOR-it, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar një stërvitje në zonën e Kragujevacit brenda Zonës së Sigurisë Tokësore në anën serbe të vijës kufitare administrative, në periudhën 29 dhe 30…

Read More

Në kuadër të 100-vjetorit të qytetit të Burrelit si qendër e njësisë administrative të nënprefekturës Mat, bashkia Mat do të organizojë aktivitete me rininë. “100 Vite”, Rini, Art, Sport, Kulturë, Mjedis në Burrel është projekti i financuar Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Në këtë projekt janë përfshirë të gjitha grupet e interesit, si: institucione arsimore, stafi administratës, Bashkia Mat, Akademia KF Burreli, kordinatore e CLG Burrel, kordinatorja e Qendrës Komunitare Burrel dhe Këshilli Rinor Vendor Mat, si dhe të rinjtë e të rejat e Matit. I pranishëm…

Read More