Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 51-vjeçarit Martin Prenga mbërmjen e djeshme në Mirditë. Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë 25-vjeçari Florjan Gjoka.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Rrëshen – Kukës, në fshatin Fan. Policia njofton se bashkë me Florian Gjokën është ndaluar dhe një person që e shoqëronte, i cili mendohet të jetë bashkëpunëtori i tij. Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e krimit.
Florjan Gjoka ka qëlluar 5 herë me pistoletë ndaj Martin Prengës, ku plumbat e kanë zënë në këmbë. Sipas autoriteteve, nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit të Martin Prengës me dy persona.
