Author: tirana

Deputeti demokrat, Dashnor Sula i cilëson bordet e transparaencës të ngritura për çmimet e produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve, në shërbim të qeverisë, dhe jo të qytetarëve. Sipas tij, bordet mblidhen me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Postimi: Bordet në shërbim të qeverisë jo të qytetarëve! Bordet në shërbim të qeverisë janë mbledhur 3 herë brenda javës për të ulur me nga 3 apo 4 lek çmimin e karburantit. Në fakt në bursë çmimi i një fuçie naftë u ul edhe javën e kaluar por bordet e kryeministrit nuk e patën këtë vullnet për tu mbledhur. Por në momentin që kreu…

Read More

Nëntë anëtarë të një bande të trafikut të drogës në provincën e Ankonës janë arrestuar nga autoritetet italiane këtë të premte. Pesë prej tyre ishin italianë, ndërsa 4 me origjinë shqiptare. Njëri prej tyre që dshohet të jetë koka e grupit. Atij i janë sekuestruar disa llogari bankare, prona, dhe disa “Rolex”. Njoftimi i policisë italiane: Akuzat kanë të bëjnë me posedimin dhe shitjen e marihuanës dhe hashashit dhe mund të përmblidhen si më poshtë: – shitja e përafërsisht 11 kg marijuanë e ndodhur në Camerata Picena më 9 janar 2021; – shitja e përafërsisht 31 kg marijuanë e ndodhur…

Read More

Erion Veliaj do të drejtojë Partinë Socialiste të Tiranës dhe për katër vitet e ardhshme. Kryebashkiaku Veliaj ka marrë besimin e Kryesisë së Partisë Socialiste pasditen e kësaj të premteje për të drejtuar socialistët e kryeqytetit. Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të një viti më parë, PS arriti të sigurojë fitore edhe në ato që konsideroheshin si bastione të së djathtës, duke marrë 18 mandate në qarkun e Tiranës. Veliaj e rikonfirmoi këtë rezultat dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsi, ku si drejtues politik i qarkut, udhëhoqi socialistët drejt fitores në Vorë dhe në Rrogozhinë.

Read More

Në plazhet e Barcelonës ndalohet pirja e duhani. Ndërsa banorët janë paralajmëruar që tre muaj më parë për këtë masë të re, sot ka hyrë në fuqi rregullorja. Verën e kaluar, qyteti pilotoi një skemë të ngjashme në katër plazhe. Gjatë testit, studiuesit panë një rënie të dukshme të numrit të duhanpirësve në plazhe, edhe pse ata që shkelnin normën nuk u gjobitën. Pirja e duhanit jo vetëm që është e dëmshme për shëndetin e njeriut, por edhe për mjedisin. Bishtat e cigareve lëshojnë kimikate. Sipas një sondazhi, më shumë se 80% e banorëve ishin pro ndalimit të duhanit në…

Read More

Ndërsa PD që drejton Sali Berisha është duke u përgatitur për protestën e 7 korrikut, pjesa tjetër e partisë që mbështesin Lulzim Bashën kanë një tjetër agjendë. Ditën e sotme ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Rreth mesditës Basha ka pasur një takim 60 minuta me Jorida Tabakun, Gazmend Bardhin dhe Alfred Rushajn. Takimi është zhvilluar në një nga baret pranë ‘Kompleksit Dinamo”. Ajo që ra në sy, ishte mungesa e Enkelejd Alibeajt.

Read More

Ndërsa udhëheqësit e NATO-s u takuan në Madrid këtë javë, Ukraina kërkoi armë të rënda për të mposhtur agresionin rus. Por çfarë është premtuar dhe sa janë realizuar premtimet ? Këtë javë në Britani mbi 450 trupa ukrainase përfunduan trajnimin për përdorimin e armëve të reja, përfshirë sisteme moderne raketash “MLRS”, të afta të lëshojnë disa raketa përnjëherësh. Këto armë vlerësohen si vendimtare në luftën kundër artilerisë ruse.”Raketat perëndimore kanë aftësi gjurmuese dhe janë më të përparuara se armatimi rus. Kjo u jep ukrainasve më shumë hapësirë veprimi”, thotë kapiteni i ushtrisë britanike James Oliphant.Britania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë…

Read More

Pas makinave luksoze të maturantëve në Shkodër, disa maturantë nga Peqini zgjodhën të veshin kostume unike, që nuk jemi mësuar t’i shohim në mbrëmjet e maturës. Një grup të rinjsh u paraqitën në mbrëmjen e maturës të veshur me kostum sheikësh. Kujtojmë se në këtë vit shkollor mbi 34 mijë nxënës mbyllën maturën, për të hyrë në një tjetër cikël të jetës së tyre.

Read More

Personazhi i njohur i rrjetit social Tik Tok, “Kebe” është rrahur keq nga dy persona mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme të JOQ Albania, “Kebja” goditet me grushte dhe shkelma nga dy të rinjtë dhe pasi iu shpëton nga duart, ikën me vrap. Siç dëgjohet dhe në video që po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshohet se “Kebe” është rrahur pasi ka ofenduar në rrjetet sociale, Aleks Vishën, i cili jeton në Angli dhe po ashtu është personazh i njohur në TikTok. Mësohet se sherri ka ndodhur në zonën e Farkës. Lidhur me këtë ngjarje,…

Read More

Një tjetër gazetar është qëlluar për vdekje në Meksikë, vend i cili është kthyer ndër më të rrezikshmit në botë për punonjësit e medias. Antonio de la Cruz, 47 vjeç, u qëllua për vdekje teksa dilte nga shtëpia me të bijën e tij 23-vjeçe, e cila mbeti e plagosur. De la Cruz, punonte si gazetar në të përditshmen Expreso prej tre dekadash. Ai u vra pranë hyrjes së shtëpisë në qytetin Ciudad Victoria. De la Cruz raportonte për çështjet sociale, si dhe për partinë politike Movimiento Ciudadano dhe deputetin e saj të zonës, Gustavo Cárdenas Gutiérrez. Expreso ka qenë dhe…

Read More

Një 65-vjeçar në Itali, i cili grabiti një bankë në Milano, u vete dorëzua në polici, vetëm 25 minuta pa grabitjes, pasi u pendua për veprimin e pa takt që bëri. Siç raportojnë mediet italiane 65-vjeçari hyri në filialin e bankës në Banca Popolare di Sondrio në Milano dhe kërcënoi punonjësit e bankës duke u thënë se kishte bombë me vete. Ai vodhi nga banka 500 euro. Më pas mori një taksi dhe u largua, por rrugës ndërroi mendje dhe vendosi të vetë dorëzohej në komisariat. 65-vjeçari rrëfeu krimin në komisariat, u shpreh i penduar dhe tha se vështirësitë ekonomike e…

Read More

Rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Avokati Zaçe Islami beson se UFO-t janë thjesht objekte të mbinatyrshme, të krijuara nga masonët dhe iluminati. I ftuar këtë të premte në emisionin “Shqipëria Live”, ai ndau edhe historinë e një personi nga Tirana, i cili pretendon se flet me “xhindin”. “XY që e njoh unë dhe jeton këtu në Tiranë e akuzon ajo një grua me gjithë fëmijë në dorë i thotë më ke thyer këmbën e djalit, i merrte shpirtin nuk e linte të hante bukë, i merrte cigaren. Janë gjendje, janë ekzistuese. Në bazë të librit hyjnor Kuranit të madhërishëm lexojeni se e ka përcaktuar qartë,…

Read More