Author: tirana

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka planifikuar të zhvillojë sot një bashkëbisedim me shqiptarët që jetojnë nëpër botë. Në aktivitetin që pritet të nisë në orën 20:00 me orën e Tiranës, ish-kryeministri shprehet si ai do t’iu përgjigjet pyetjeve që shqiptarët në Bruksel, Berlin, Londër, New York dhe Teksas kanë rezervuar për të. “Të dashur miq, nëse jetoni jashtë vendit, kam kënaqësinë t’ju ftoj në një bashkëbisedim online mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe sfidat e diasporës shqiptare. Jeni të ftuar të merrni pjesë me mesazhet dhe pyetjet tuaja kudo ndodheni, në Europë, SHBA apo Australi. Ju…

Read More

Kreshnik Spahiu ka publikuar një foto ku shfaqet Fatos Nano në burgun e Tepelenës. “FOTO HISTORIKE: Sot PD kërkoi, që burgu i Spaçit dhe i Tepelenës të shpallen Muze Kombëtar. Mos harroni tek burgu i Tepelenës të vini këtë foto si kujtim me shënimin: “Kjo ishte qelia ku u burgos për herë të parë një kryetar opozite, me urdhër nga Presidenti Berisha”, shkruan Spahiu.

Read More

Dashi Për ata që janë në çift çdo gjë po ju duket shumë monotone. Sot është një ditë e mirë për të krijuar miqësi të reja dhe për të parë fytyra të reja. Beqarët më në fund do realizojnë takimin e shumë ëndërruar i cili do ju ndryshojë totalisht të ardhmen. Në planin financiar buxheti paraqitet mjaft i mirë. Demi Edhe pse sot mendoni për punën dhe karrierën do të vëreni se nuk mund të anashkaloni çështjet e zemrës dhe partnerin/en. Beqarët nuk do dinë as vetë se çfarë duan dhe do zhgënjehen tej mase në fund të ditës. Në…

Read More

Ka rënë në prangat e policisë 29-vjeçari nga Saranda, i cili ishte i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Bëhet fjalë për Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 19.01.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 03.05.2019, nga strukturat e DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur “Liqeni i fshatit Levan”, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa,…

Read More

Dy shqiptarë të moshës 24 dhe 28 vjeç dyshohet se janë përgjegjës për të paktën tre vjedhje të shisheve të shtrenjta të shampanjës dhe pije të tjera me një vlerë totale prej gati 200 mijë euro. Vjedhjet kanë ndodhur në zonën e Santa Maria Vapua Vetere. Të dy përfunduan në burg me akuzën e grabitjes së rëndë dhe vjedhjes. Hetimet që çuan në arrestimin e dy shqiptarëve nisën pas një vjedhjeje të ndodhur natën e 26 qershorit në Capodrise, duke dëmtuar biznesin “Sicilian Distributions”. Hajdutët mësohet se kanë depërtuar nga një vrimë në murin e biznesit, kanë goditur me shqelma…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore në të gjithë vendin, janë pezulluar 55 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 175 km/h, në rrugën interurbane “Tiranë-Durrës” deri në 207 km/h, në unazën “Farkë-TEG”. Janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, 3 prej të cilëve, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 12 të tjerë për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.about:blank Gjatë 24 orëve monitorim, nga pajisjet logjistike bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion, u ndëshkuan me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor:1273 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;404 drejtues mjetesh, për…

Read More

Puthja e Romeo Veshajt me Olsi Bylykun në emisionin “Më lër të flas” po bën xhiron e rrjetit, teksa nuk kanë munguar as kritikat apo thumbat për dyshen. Olti ka publikuar në Instastory disa puthje televizive që sipas tij kanë ndodhur vetëm për klikime, e mes tyre është dhe puthja e Romeos me Olsin, e Borës me Donaldin. Më tej ai ka thumbuar të lartpërmendurit duke i quajtur “buzëqumësht” e duke publikuar një foto të tij teksa puthet me Rozana Radin. “Por të gjithë këta që patë duke u puthur për klikime janë buzëqumësht, sepse showbizi shqiptar ka nënë e…

Read More

Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rëndësishme në një samit ndërkombëtar, është ajo që nuk adresohet. Për momentin, kjo është shumë e vërtetë për liderët e G7-ës. Ata po e injorojnë urinë globale, që po shfaqet si një pasojë tragjike e pushtimit rus të Ukrainës. Për shkak të ndërprerjeve që ka shkaktuar lufta, minimit të ujërave ukrainase dhe bllokadës së portit të Odesës nga marina ruse, miliona ton drithë dhe vaj luledielli, që tani duhet të ushqenin njerëzit në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, ndodhen ende në magazinat ukrainase në pritje për t’u eksportuar ose u kalbur,…

Read More

Qarkullonte prej disa ditësh por tashmë është zyrtare, FIFA vjen me një risi absolute në kuadër të Botërorit Katar2022: pozicioni jashtë loje gjysmëautomatik. Kjo risi shihet si një revolucion i rëndësishëm për futbollin e kohëve të sotme që pritet ti vijë në ndihmë arbitrave. Kjo risi, së bashku me sistemim VAR do të jetë një armë më shumë për xhaketat e zeza për të minimizuar gabimet. 12 kamera të instaluara nën çatinë e stadiumeve do të mundësojnë “të kapin lëvizjet e topit edhe deri në 29 lëvizje të secilit lojtar, 50 herë në sekondë, për të llogaritur pozicionin e tyre…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ngritur në këmbë policinë greke, pasi është grabitur dhe rrëmbyer një biznesmen. Mediet fqinje raportojnë se një operacion i madh policor po zhvillohet në këto momente, pas grabitjes në zonën e Efkarpisë së re. Persona të armatosur kanë grabitur dhe rrëmbyer pronarin e një dyqani artizanal, në Efkarpia të Selanikut. Sipas informacioneve të para, grabitësit kanë hyrë në dyqanin e zejeve, dhe pasi kanë grabitur çfarë kanë mundur, janë larguar duke rrëmbyer edhe pronarin e biznesit.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ka biseduar me kreun e Shtëpisë së Bardhë në Samitin e BE-së në Madrid. Rama tha se me Joe Biden diskutoi për rolin e Shqipërisë në Këshillin e sigurimit por edhe për mundësinë e organizimit të diçkaje me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA. Megjithatë, kreu i qeverisë shtoi se kjo është një çështje që mbetet për t’u diskutuar dhe se gjasat që edhe mund të mos bëhet ekzistojnë. Ajo për të cilën kryeministri foli me siguri është roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, në këtë aspekt, vendi ynë është…

Read More

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se rreth 16 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare, sipas mediave të huaja. “Pothuajse 16 milionë njerëz në Ukrainë sot kanë nevojë për ndihmë humanitare, ujë, ushqim, shërbime shëndetësore, çati mbi kokë dhe mbrojtje. Këto shifra janë duke u rishikuar nga OKB”, tha Osnat Lubrani, Koordinator Humanitar për Ukrainën për OKB-në gjatë një konference për shtyp. Lubrani shtoi se të paktën gjashtë milionë njerëz deri më tani janë zhvendosur brenda vendit nga dhe 5.3 milionë të tjerë janë larguar jashtë Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Read More