Author: tirana

Diva e muzikës, Beyonce është rikthyer këtë vit për të publikuar albumin e ri solo të quajtur “Renaissance”, që vjen 6 vite pas “Lemonade”. Së fundmi, ajo ka publikuar kopertinën e albumit, ku shfaqet pothuajse e zhveshur mbi një kalë elektrik. “Krijimi i këtij albumi më mundësoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere në një kohë kur pak gjëra po lëviznin. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë…

Read More

Deklaratën e Kryeministrit Rama që tha se Harta e re Gjyqësore nuk ndryshon, Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë e konsideron të pavend pasi sipas tyre asgjë nuk i është kërkuar Qeverisë por Këshillit të Lartë Gjyqësor. “Dhoma e Avokatisë i ka kontestimet për vendimin e KLGJ, qeveria s’ka të bëj me hartën 1 apo 4 apele ka vetëm faturën financiare. Dhoma e avokatisë s’është e vërtet që s’kemi kërkuar zgjidhe, jemi për zgjidhje me mirëkuptim e që i përshtatet jo vetëm publikut por edhe interesit e realizimit të drejtësisë. Kemi kohë që kërkojmë të ulemi por s’na dëgjojnë. Bojkoti s’është…

Read More

Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SFAB), një ekip të cilës do të mbështesë dhe këshillojë Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në prani edhe të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim u theksua rëndësia e ndërveprueshmërisë mes aleatëve të NATO-s në një terren të ri për sigurinë botërore. Në fjalën e tij, ministri Peleshi vlerësoi mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA kanë dhënë për Forcat e Armatosura.“Ky grup-batalion është objektivi ynë kryesor…

Read More

Deputeti Gazment Bardhi reagon pas deklaratave të forta të kreut të PD, Sali Berisha, i cili bëri përgjegjës Bardhin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, teksa u shpreh mes të tjerash se “Gaz Bardhi e keni dëgjuar të flasë. Është në burg Paplekaj. Ai heshti. Ai ishte në stafin e tij. Kishte shkuar atje për Gaz Bardhin dhe u krijua një komision parlamentar. Sigurisht që çështja do të hetohej dhe duhet të kërkonte hetimin e plotë”. Në reagimin e tij, Bardhi i kthehet ashpër Berishës, teksa i kërkon të presë me qetësi përfundimin e hetimeve për masakrën e Elbasanit…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 27”, transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 29-vjeçari. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë zhvillimit të operacionit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë, nga Korça në drejtim të Tiranës, me destinacion pikat kufitare, me qëllim kalimin në vendet e BE-së,…

Read More

Kryeministrit Edi Rama ka “futur në riedukim” një tjetër gazetar, Klevin Muka, pas pyetjes që ky i fundit i drejtoi ministres Olta Xhaçka. Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se harta e re gjyqësore është kjo dhe nuk do të ndryshojë, edhe pse avokatët janë kundër dhe vijojnë pa afat bojkotin. “Është ajo dhe nuk ndryshon. Habitem që ka akoma individe dhe grupe që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj flitet me bojkote dhe shfaqje kokëfortësie pa zë. Ne këtu jemi. Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund që të mbetet peng i vetëvetes dhe i të kaluarës. Shqipëria nuk është Kina, as SHBA. Jemi vend i vogël”.

Read More

Në konferencën për shtyp me gazetarët pasi u kthye nga punimet e Samitit të NATO-s, kryeministri Edi Rama foli për ngërçin e negociatave si pasojë e konfliktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. I komentuar për gjuhën e fortë ndaj Bullgarisë pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Rama tha se nuk ka asnjë problem me Bullgarinë pas zgjedhjes së këtij ngërçi. “Në këndvështrimin tim propozimi i ri dhe ai përfundimtar, është një propozim plotësisht i pranueshëm dhe vëllezërit tanë dhe parlamenti i Maqedonisë së Veriut duhet ta pranojë. Duhet të jetë e qartë se ne nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë, veç…

Read More

Kryeministri Edi Rama është pyetur se kur mendon që do të hapet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, duke thënë se për të nuk ka shumë rëndësi për sa kohë që i kanë kryer detyrat e shtëpisë, gjë që e ka treguar edhe Komisioni Europian. “Nuk e kam ndryshuar qëndrim dhe kam po atë masë buzëqeshje që kisha edhe kur situata ishte më e ngatërruar sesa duket që është sot. Ne do bëjmë tonën, se kur caktohen datat dhe kur merren vendimet nga ana e tyre, kjo është cështje e tyre. Ajo që për mua mbetet barometri objektiv i…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat e PD-së e cila kërkon mandatin e ministres Olta Xhaçka, për shkak të marrjes së statusit të investitorit strategjik të bashkëshortit të saj. Duke folur në një konferencë për mediat pas kthimit nga Samiti i NATO-s në Madrid, Rama tha se opozita vijon me linçimin e atyre që i dalin përpara. “Vesi del me shpirtin dhe këta që merren me këto punë nuk do ndryshojnë kurrë. Kurrë për fat të keq. Ne jemi shumë mirëpritës dhe mikëpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre por këta mesa duket nuk do ndryshojnë. Tërheqja…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se në bashkëpunim me NATO-n pritet të ngrihet një bazë ushtarake në portin e ri të Durrësit. Rama tha sëshpejti do mbahet një takim i posaçëm në Bruksel për këtë çështje. “Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e durrësit që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake. Sëshpejti do bëjmë një…

Read More

Kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit të deputetit ministres Ola Xhaçka, ku diskutohet këtë të premte në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku deputeti demokrat Gazment Bardhi tha se Rama ia dha në përdorim pronën në bregdet, dhe se është fitim nga buxheti i shtetit. Kurse Taulant Balla, nënvizoi se asnjë qindarkë nuk ka hyrë në familjen e ministres Xhaçka. “Nuk provohet në kërkesë që një qindarkë e vetme të ketë hyrë në familjen e deputetit në fjalë. Dhe kolegët e tjetë do kenë pyetje mirëpo është e qartë në opinionin publik. Unë do të kërkoj kohën e nevojshme…

Read More