Author: tirana

Sali Berisha këtë të premte në konferencën me gazetarët, ka folur sërish për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pas arrestimit të dy zv/drejtorëve të Policisë. Për të Xhuvani u vra për herë të dytë nga kryeministri Edi Rama dhe Taulant Balla dhe nga Gazment Bardhi, pasi tentuan ta fshihnin mbyllnin këtë ngjarje kriminale. “Së pari ngjarja e Elbasani është një nga ngjarjet kriminale më të rënda të këtij vendi në të cilin rezultojnë se është i implikuar vetë kryeministri Rama, ministri Çuçi, drejtori i policisë, Ardi Veliu, janë të implikuar 2 zv/drejtorë, prokurorë të Elbasanit dhe pa asnjë diskutim…

Read More

Flamuri i Bashkimit Europian u vendos këtë të premte në Kuvendin e Ukrainës që solli dhe një moment emocionues, ku të gjithë deputetët ukrainas u ngritën në këmbë dhe duartrokiten. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, përsëriti mbështetjen gjatë një video-konferencve në parlamentin ukrainas. “Europa do të përballet me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të pushojmë derisa të fitoni. Ushtarët tuaj të guximshëm në vijën e frontit po bëjnë sakrificat përfundimtare për të mbrojtur tokën e Ukrainës dhe popullit të saj dhe pas linjave ka shumë ukrainas të tjerë që punojnë për të…

Read More

Nga Ben Blushi Shkova në xhaminë e Kalasë së Elbasanit. Nga dritarja pashë një djalë me mjekërr që lexonte. Ulur në qilim. Më thanë se ishte belg. I bëra shenjë se doja takoja. Doli pas gjysëm ore. Anglisht? Anglisht, thashë unë Çfarë do? Dua të të fotografoj. Nuk të njoh dhe nuk dua të më fotografosh, tha Do të të bëj vetëm një foto, i thashë Nuk dua, tha belgu, nuk të njoh dhe nuk dua të të njoh Unë jam shkrimtar, i thashë, fotografia ime nuk të dëmton Je jashtë interesit tim, tha belgu, nuk pranoj të flas fare me ty Po…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes për 7 ish gjyqtarëve të gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese me argumentin se nuk ka vepër penale. Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie. SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje. Më konkretisht SPAK kërkoi pushimin e çështjes për 1-Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë; 2-Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; 3-Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese; 4-Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; 5-Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; 6-Besnik…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministrin Edi Rama e ka kapur tmerri i protestës së 7 korrikut, protestë të cilin ai e quan më të fuqishmen e viteve të fundit. Po ashtu ish-kryeministri, pasi ftoi qytetarët që të jenë pjesë e protestës, akuzoi Kuvendin për aktin normativ për kompensimin e kompanive të ndërtimit që u miratua një ditë më parë. “Tmerri i protestës e ka detyruar Edi Ramën të shpallë konferencë në një orë me ne. Por sytë e qytetarëve janë te ne. I drejtoj thirrjen në emër të frontit për shpëtimin e Shqipërisë, qytetarëve që të…

Read More

Partia Demokratike ka depozituar një projektligj për shndërrimin në muze kombëtarë të burgut të Spaçit dhe Kampit të Tepelenës. “Memoria historike për një vend që për gati 50 vite u rrënua nga diktatura komuniste shtron si domosdoshmëri që e shkuara e hidhur jo vetëm të njihet nga brezat e rinj, por dhe të shndërrohet në kujtesë ndërgjegjësuese për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha përmes një postimi në Facebook Enkelejd Alibeaj. “Partia Demokratike ka në gjenezën e saj atë pjesë të shoqërisë që gjatë viteve të komunizmit u vra, u syrgjynos, u burgos dhe u persekutua në burgjet…

Read More

Republika çeke merr sot presidencën e radhës së Bashkimti Europian, dhe listën e prioriteteve të radhës së saj për të udhëhequr Këshillin e Bashkimit Europian e ka të gjatë, por zgjerimi i bllokut nuk është lart në axhendë. Në krye të listës, Praga do të ketë Ukrainën. Në gjashtë muajt paraprakë, në këtë pozitë ishte Franca. Një diplomat i lartë evropian tha se Çekia do ta ketë prioritet të rëndësishëm edhe Ballkanin Perëndimor. Në kohën e agresionit të Rusisë në Ukrainë, procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është më i rëndësishëm se kurrë dhe se kjo vlen edhe për raportet…

Read More

Sulmuesi i kombëtares së Brazilit, Richarlison, është përforcimi më i ri i skuadrës së Tottenhamit për edicionin 2022/23. Ekipi nga Londra e ka prezantuar të premten Richarlisonin, i cili ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai te Tottenhami është transferuar nga ‘blutë’ e Evertonit. Detajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë publikuar, por, sipas mediave angleze, Spurs ka paguar rreth 60 milionë euro për kartonin e Richarlisonit. 25-vjeçari ishte pjesë e Evertonit prej verës së vitit 2018, kur iu bashkua nga Watfordi, dhe në 152 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 53 gola.

Read More

Parku fotovoltaik në Karavasta, sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë parku më i madh me energji diellore në Ballkan. Ndërtimi i parkut do të ketë një kapacitet prej 140 MGW në një sipërfaqe 120 hektarë, është bërë në bashkëpunim me kompaninë franceze Voltalia. “Më vjen keq që shefi i madh i Voltalia nuk është këtu, pasi humbi avionin. Janë të gjithë avionët në Europë që vonohen dhe situata është në një kaos të vërtetë”, tha Rama në ceremoninë e organizuar për nisjen e punimeve. “Më vjen shumë mirë që për rastësi, kam qenë me Presidentin e Francës në Madrid…

Read More

Nisur nga kaosi që është krijuar nga harta e re gjyqësore, me avokatët që janë në bojkot pa afat, Partia Demokratike kërkon që të thërrasë në dëgjesë ministrin e drejtësisë, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve. Ka qenë deputetja demokrate Dhurata Çupi e cila ka bërë kërkesën. “Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvillohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe…

Read More

Deputeti socialist dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur këtë të premte për hartën e re gjyqësore, ku avokatët e kundërshtojnë dhe janë në një bojkot pa afat. Për të si Ministria e Drejtësisë, po ashtu edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor janë në shkelje me këtë ndryshim që i kanë bërë Gjykatave në vend. “Prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Përtej asaj se çfarë mendon Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, ne jemi këtu përfaqësues të qytetarëve. Jemi ne që duhet ti bëjmë presion. Edhe ministria edhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit.…

Read More