Raketat ruse kanë goditur mëngjesin e kvsaj të premteje, godinat e banimit në rajonin e Odesës në Ukrainë, duke shkaktuar 17 viktima dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë. “Numri i të vdekurve në godinë ka arritur në 17,” tha zëdhënësi i administratës ushtarake të Odessa Sergei Bratchuk, duke shtuar se raketa u lëshua nga një aeroplan që vinte nga Deti i Zi. Një raketë e dytë që goditi rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi të Odesës vrau tre persona, përfshi një fëmijë dhe ka plagosur një person tjetër, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Author: tirana
Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, Saimir Vishaj dje doli kundër bojkotit të avokatëve për hartën e re gjyqësore, por sot ai thotë se shoqata ka vendosur që do të vijojë me bojkotin. Po ashtu ai i ka bërë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës që duhet të normalizojë situatën. Mëngjesin e kësaj të premte, ai shtoi në një prononcim për gazetarët edhe se avokatët nuk duhet të shkojnë në plazh, por të protestojnë para KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë pasi situata është alarmante. “Është një situatë shumë e rëndë, nuk mund ta toleroj. Edhe Ministri i Drejtësisë…
Kur flasim për mbajtjen e hidratimit të mirë, veçanërisht gjatë këtyre muajve të nxehtë, NUK ekziston një rregull i vetëm për të gjithë në lidhje me sasinë e ujit që duhet pirë në ditë! Në fakt, sasia e rekomanduar e litrave duhet të bazohet në nevojat reale për hidratim të organizmit TUAJ, dhe një mjet i dobishëm për të vlerësuar shpejt gjendjen tuaj të hidratimit është urinimi, nëpërmjet ngjyrës së tij! Ky është apeli që doktor Giuliano Ubezio, dietolog, bën në postimet e tij në rrjetet sociale. Për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, të cilët shpesh gabojnë në regjimet dietore…
Shaip Kamberi, përfaqësues politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, thotë se është zgjedhur deputet i Kuvendit të Serbisë, pas zgjedhjeve që u përsëritën të enjten në fshatin Tërnovc, ndonëse konfirmim nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë nuk ka. Por kjo nuk e ka ndaluar Presidentin shqiptar Ilir Meta që ta urojë, duke theksuar se do të jetë një zë i fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë. Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të…
Kryeministri Edi Rama postimin e mëngjesit për këtë 1 korrik, e ka shoqëruar me një foto nga perëndimi i diellit, ku edhe shkruan se Shqipëria ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik. “Mirëmëngjes, dhe me gëzimin e ditës së parë të një korriku të mirëseardhur, në një Shqipëri që ka hyrë në sezonin e saj më të mirë turistik, ju uroj ta kaloni sa më bukur sot”,-shkruan Rama. Mbrëmë Rama tha se u kthye në atdhe nga Samiti i NATO-s që u mbajt në Madrid, me dy lajme të mira, atë të kontributit shqiptar në aleancën e…
Dashi Horoskopi premton një rrjedhë të favorshme të punëve, vetëm nëse nuk keni frikë të merrni përgjegjësinë për gjithçka që ndodh. Përdorni këtë mundësi për të përmbushur planet tuaja. Ndryshoni me guxim jetën tuaj për mirë. Nëse keni planifikuar prej kohësh të mbani një dietë, është koha të filloni ta zbatoni. Demi Aftësi të zhvilluara sipërmarrëse, dita favorizon përfundimin e marrëveshjeve fitimprurëse. Horoskopi i premton Demit sukses në zgjidhjen e çështjeve financiare. Kjo ditë mund të jetë veçanërisht e suksesshme për njerëzit që merren me tregti dhe pasuri të paluajtshme. Binjakët Kjo ditë synon zbatimin e detyrave të rëndësishme dhe…
Kjo e premte, 1 korrik do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të shoqëruara me reshje të izoluara në juglindje pasdite. Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 18-24 gjatë ditës 33 °C në veri deri në 34-37°C në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur.
Ish-lojtari legjendar i Milanit, Paolo Maldini, ka vendosur të qëndrojë në klub edhe për dy vite të tjera. Të premten mbrëma, kontrata e tij me kuqezinjtë skadoi dhe megjithatë marrëveshja e re u ra dakord rreth një orë e gjysmë para përfundimit të asaj të mëparshme. “Të gjitha detajet janë zgjidhur, ne nënshkruam kontratën në momentin e fundit, por gjëja kryesore është që e bëmë atë”, u tha Maldini gazetarëve. Paolo Maldini punon si drejtor zhvillimi që nga viti 2018 dhe një vit më vonë u bë drejtor teknik. Ai gjithashtu u bë një legjendë e kuqezinjve, duke kaluar të…
Publikimi i hetimeve për celulën e spiunazhit që po ndiqet nga SHISH dhe SPAK, e cila u ka shitur informacione vendeve jo mike me Shqipërinë ka sjellë reagimin e një prej personave të përmendur. Maksim Ferra thotë se nuk ka lidhje me aktivitet spiunazhi dhe se drejton një aktivitet në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Maksim Ferra, një nga personazhet e përmendura në dosjen e SHISH dhe të SPAK-ut, si pjesë e celulës së spiunazhit në Tiranë, ka reaguar lidhur me publikimin e materialeve dhe përmendjen e emrit të tij në këtë çështje penale. Ferra në dosje evidentohet si personi që …
Gazetari Arian Çani shpjegoi në studion e “Të Paekspozuarit” arsyet pse u zgjodh 7 korriku si data e protestës së paralajmëruar nga Berisha. Çani tha se për datën ka një përllogaritje që lidhet direkt me përfundimin e mandatit të Ilir Metës si president dhe rikthimin e tij në opozitë. “Ky e bën protestën më 7 korrik që të mos duket sikur ka ndonjë lidhje me 24 korrikun. Kur i afrohemi 20 korrikut, shkojmë më shumë te Meta. Po ta vësh re, datat janë zgjedhur fiks. Deri më 15 korrik do të ishte më e dobët, sepse do të anonte më shumë…
1. Njihni llojin e lëkurës tuaj: Kur bëhet fjalë për krijimin e një rutine për kujdesin e lëkurës, njohja e llojit të lëkurës suaj është hapi më i mirë për ta filluar. Kuptoni nëse keni lëkurë të yndyrshme, të thatë, të ndjeshme ose të përzier. Ideja është të përfshini në rutinën tuaj produkte që janë të përshtatshme për llojin e lëkurës suaj. 2. Mos u besoni verbërisht reklamave:Nëse do të blini një produkt bazuar në këshillat e një personi me ndikim, duhet të përqendroheni në atë lloj lëkure që kishin ata përpara se të provonin produktin, jo vetëm se sa…
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në plazhin e Tales, në Lezhë. Një kamerier, që njëkohësisht mblidhte edhe lekët e shezlongëve, është konfliktuar me dy djem pushues për lekët e shezlongut. Konflikti është përshkallzuar në dhunë fizike e për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri. I riu u dërgua në spitalin e Lezhës ku pas marrjes së mjekimit , është marrë në komisariatin e policisë, ku dhe po jep deponimin.