Author: tirana

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka sqaruar nëse do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet lokale të viti 2023, duke parë marrëdhëniet e tij të krisura me kryeministrin Edi Rama. Leli tha se në këto dy mandate ai ka dhënë maksimumin për qytetin e tij, duke shtuar se vitin tjetër ai largohet nga politika. Pjesë nga diskutimi: Xhafo: Zoti kryetar i Bashkisë më vjen mirë që ngërçi juaj me kryeministrin nuk ka krijuar probleme në shërbim për cilësinë e qytetarëve. Një javë më parë një nga të pranishmit më tha se Bashkia juaj ka dalë shumë mirë në arsimin parashkollor,…

Read More

Strukturat e policisë Elbasan janë vënë në alarm pasi dyshoi se në një mjet lëviznin persona me rrezikshmëri të lartë. Fillimisht mjetit i është dhënë sinjal për ndalim në hyrje të qytetit të Librazhdit. Por shoferi e ka injoruar paralajmërimin dhe i ka dhënë gaz mjetit. Për këtë qëllim u njoftua policia e Elbasanit që ngriti postblloqe. Por në tentativë për të ndaluar mjetin e kërkuar policia e Elbasanit ka ndaluar një “Ferrari” me ngjyrë të verdhë. Ende nuk dihet se përse u shoqërua ‘Ferrari’ në Polici.

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i tij janë nisur sot në Shqipëri pas vizitës në Madrid ku morën pjesë në samitin e NATO-s. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë thotë se vjen në atdhe me dy lajme të mira: atë të kontributit shqiptar në aleancën e NATO-s dhe zgjidhjen e ngërçit për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE. “Për në atdhe pas një samiti veçanërisht të ngarkuar të NATO-s, ku morëm sidoqoftë kënaqësinë e dyfishtë të një pune të mbarë, qoftë në aspektin e kontributit të Shqipërisë për Aleancën, qoftë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit…

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar të ketë një largësi apo ftohje mes tij dhe deputetit Belind Këlliçi. Në një intervistë për EuroNews, Berisha tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se Këlliçi është një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. “Absolutisht, nuk ekziston asnjë fërkim mes meje dhe bashkëpunëtorëve të mi. Belind Këlliçi është një politikan i ri aktiv dhe pa asnjë diskutim, një politikan me perspektivë, në vlerësimin tim, të sigurtë në Partinë Demokratike,”- tha Berisha.

Read More

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi ka shprehur se qeveria po mendon për një paketë të dytë në mbështetje të shtresave në nevojë. Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në ‘Vizion Plus’, Ekonomi zbuloi lajmin por nuk dha detaje ndërsa tha se do të mësojmë në ditët dhe javët e ardhshme. Ministrja theksoi gjithashtu se qeveria ka qenë në mbështetje të qytetarëve në të gjitha momentet e vështirësive që nga tërmeti I vitit 2019, me pandeminë dhe së fundmi me krizën ekonomike. Në lidhje me kritikat e opozitës kundrejt qeverisë për kompensimin e kompanive, Ekonomi…

Read More

Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët të jenë pjesë e protestës që do të zhvillohet në 7 korrik. Në një intervistë për gazetaren Bruna Çifligu, në Euronews Albania, kreu i PD-së tha se ftesa është për të gjithë shqiptarët me përjashtim të ‘Alibashës’, referuar këtu Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës. Për këtë të fundit, Berisha tha se nuk do t’ia këshillonte që të vinte në protestë. “Dje kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç Alibashës, që është i marë peng nga qeveria. Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u…

Read More

Një psikologe ka rrëfyer një rast të rëndë incesti në një familje në veri të vendit. Duke folur në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, me gratë e LDGSH, psikologia u shpreh se para tri ditësh ishte në një zonë në veri, ku ishte përballur me një rast shumë të vështirë incesti, ku babai abuzonte sistematikisht prej dy vitesh me të bijën. “Shqiptarët mund të kenë shumë nevojë për psikologë, por shumë pak flitet. Nuk duhet të diskriminohet roli i psikologut. Do prek një temë, që jo pak ka lënë gjurmë në profesionin tim. Është hera e parë që…

Read More

Kanë dalë detaje të reja nga raporti i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sa i përket prokurorit të shkarkuar Arjan Ndoja, të cilit iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë shoferi i tij. Në dosjen e KPK, theksohet, se Ndoja akuzon Plarent Dervishajn si urdhërues ndaj atentatit ndaj tij. Në raportin e KPK theksohet se në celularin e Arjan Ndojës, pasi ai i mbijetoi atentatit janë gjetur materiale të ndryshme, mes të tjerash edhe video e atentatit ndaj Plarent Dervishaj dhe miqve të tij Julian Mecaj e Bashkim Haxhiu, të cilët pavarësisht breshërive të dhjetëra plumbave…

Read More

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, njëkohësisht gazetare, Desada Metaj, ka reaguar me ironi për shqetësimin dhe “presionin” që po bën Sali Berisha dhe njerëzit e tij, që në 7 korrik, në protestë të shkojnë të gjithë deputetët e PD. “Basha dha dorëheqjen, Berisha drejton opozitën dhe pretendon se ka mbështetje popullore. Se kuptoj pse gjithë ky shqetësim për ca deputetë që kanë deklaruar se nuk do shkojnë në protestë?! Nuk cënohet suksesi i protestës nga 25-30 pjesmarrës. Pak por e sigurt kjo”, shkruan me ironi ajo.

Read More

Në Madrid është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjoze spanjolle ENAGAS, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit. Rama shkruan në Facebook, duke thënë se “Po tërheqim çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Europë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin”. “Është shumë e mirë për ne dhe besoj se do jetë shumë e mirë edhe për ENAGAS. Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë për tranzicionin ekologjik. Është kënaqësi…

Read More

Një grua me emrin Vasilika Hysi ka bërë që kokat e të gjithë të pranishmëve në takim me kryedemokratin Sali Berisha, të kthehen tek ajo. Ishte deputetja Albana Vokshi ajo që e përmendi me emër dhe të gjithë menduan se bëhej fjalë për socialisten me të njëjtin emër. “Është një rastësi, rastësi që kam emrin me zyshen, të njëjtë,”- tha gruaja përballë Berishës. “Jo, jo, nuk bëhet fjalë për të njëjtën,”- tha Vokshi.

Read More

Lëng portokalli dhe qumësht Qumështi do më shumë kohë për t’u tretur dhe kur keni qumësht dhe limon ose ndonjë agrume së bashku, qumështi mpikset. Kjo mund të çojë në djegie të gazit dhe nxehtësisë. Qumësht dhe banane Kombinimi i qumështit dhe bananes është i rëndë dhe kërkon shumë kohë për t’u tretur. Ndërsa ushqimi është duke u tretur, do të përjetoni lodhje. Frutat me vaktin tuaj Frutat treten lehtësisht nga barku, por vakti juaj mund të kërkojë më shumë kohë. Pra, derisa ushqimi të tretet, frutat gjithashtu mbahen dhe fillojnë të fermentohen. Ushqim me djathë me pije të ftohtë…

Read More