Author: tirana

Javën e ardhshme do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Lajmi është bërë me dije nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Nga foltorja e Kuvendit, ai konfirmoi se është arritur dakordësia politike mes 27 vendeve anëtare të BE për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare javën e ardhshme. “Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 vendeve anëtare të BE për të…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të pranojë propozimin e presidencës franceze për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë. Në një postim në “Twitter”, bashkëngjitur fotos ku shfaqet krah presidentit Macron, shefi i qeverisë nënvizon se propozimi përfundimtar do t’i hapte rrugë nisjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për Tiranën dhe Shkupin. “Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u…

Read More

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian për emigracionin i tha Greqisë të enjten që të ndalojë dëbimet “e dhunshme” të emigrantëve ose në të kundërt rrezikon të humbasë fondet nga BE-ja. Pasi u bë një nga destinacionet kryesore gjatë krizës së emigrantëve të vitit 2015-të, Athina e ka ashpërsuar politikën e saj gjatë vitit të kaluar duke shtuar patrullimet tokësore dhe detare, duke zgjeruar një gardh kufitar, dhe duke ndërtuar kampe me siguri shumë më të rreptë në ishujt e saj pranë Turqisë. Greqia i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për të ashtuquajturat kthime të azilkërkuesve, duke thënë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nga foltorja e Kuvendit se do të depozitojë 6 padi ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. “Ky Gentian Sharra aty (nënkupton Taulant Ballën) ka deklarauar se Sali Berisha ka tokë në Tiranë, Dhërmi dhe në Lalëz. Do të ketë 6 padi. 3 civile dhe 3 penale. Do të dalë edhe ai në kërkim si Gentian Sharra i tij…”deklaroi Berisha. Lideri historik i të djathtës e ka akuzuar vazhdimisht Ballën për bashkëpunim me Gentian Sharrën, emri i të cilit doli së fundmi në skenë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin…

Read More

Një grua shtatzënë nga Irani është sulmuar fizikisht nga një tjetër grua, pasi po kërcente dhe nuk kishte vendosur hixhabin. Në videon e publikuar tregohet momenti kur gruaja shtatzënë goditet dhe përplaset përtokë. “Pse po më rrihni?”, pyet e sulmuara. “Largohu nga këtu, vish hixhabin. Duhet ta respektosh hixhabin”, përgjigjet agresorja. “E di çfarë? Unë jam shtatzënë dhe për fat të keq nuk mund të mbrohem tani”. “Vish hixhabin” Këto pamje u ndaj në “Twitter” nga Masih Alinejad, një aktiviste iraniane për të drejtat e grave që jeton aktualisht në SHBA, e cila e përshkroi sulmin si të “tronditës dhe…

Read More

Kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule ka shpërthyer në akuza ndaj qeverisë, duke i quajtur anëtarët e kabinetit, “klientë të oligarkëve”. Në fjalimin që mbajti sot nga foltorja e Kuvendit, Dule deklaroi se akti normativ për kompensimin e çmimeve që pritet të miratojë sot qeveria, iu jep mundësi përfitimi vetëm oligarkëve. “Kriza ka dy anë, ata që përfitojnë dhe ata që humbasin. Dikush fiton dhe dikush humbet, shuma në fund është zero. Qeveria është një nga fitueset e kësaj krize. Shifrat i dini, janë në rritje të dukshme.  Për kohezionin social dhe paqen sociale, se shoqëria jeton në kushte te pabarazisë.…

Read More

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në Kuvend ka folur në lidhje me provimet e maturës dhe akuzave të ngritura ndaj ministrisë nga deputetët e opozitës. Ajo tha se testet kanë qenë të përgatitura me përgjegjshmëri, brenda programit dhe me nivele vështirësie. Ministrja ka shtuar se sa i përket daljes së tezës, faji është i teknologjisë së përparuar dhe se pavarësisht se janë marrë të gjitha masat, teza doli edhe këtë vit.

Read More

Në vit shqiptarët konsumojnë rreth 191 milionë kilogram mish, të paktën referuar të dhënave të vitit të fundit, atë 2021. Në rast se do të bënim një raport mesatar të konsumit për frymë, atëherë rezulton se një shqiptar konsumon rreth 68.5 kilogramë mish në vit, 5.7 kilogramë në muaj, ose rreth 190 gramë në ditë. Krahasuar me vitin 2020 ndërkohë, konsumi i mishit është rritur mjaft lehtë, pasi asokohe bëhej fjalë për rreth 190 milionë kilogramë në total. “Scan Intel” ka përllogaritur konsumin e mishit bazuar në shifrat e importit dhe ato të prodhimit vendas, dhe duke zbritur eksportin, që…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Qarku i Elbasanit ka spikatur në media këto ditë për dy raste të dyshuara shitblerje votash në zgjedhjet parlamentare të vjetshme. Në një rast, dyshohet se militantët e PD-së po blinin vota para 25 prillit të vjetshëm dhe në rastin tjetër dyshohet se 8 komisionerë i kanë shtuar vota PD-së gjatë numërimit (pas 25 prillit), përkundrejt ndonjë shpërblimi. Duke presupozuar se shitblerja e votave ka ndodhur realisht në qarkun e Elbasanit (gjykatat ende s’kanë folur përfundimisht), vlen të analizohet se çfarë efekti konkret mund të ketë patur ajo në mandatet për deputetë. Pas numërimit të të gjitha…

Read More

Lorin Ymeri, i biri i Frederik Ymerit, i cili dyshohej se mbante rolin kryesor në skemën e shitjes së sekreteve shtetërore për agjentin e huaj, është drejtori i agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA). Ish zyrtari i SHISH, Frederik Ymeri është marrë i pandehur nga SPAK së bashku me 4 ish zyrtarë të tjerë pasi auzohen se kanë marrë ryshfet nga shërbime sekrete të huaja dhe kanë shitur informacione të klasifikuara. Ndërkohë nuk dihet ende se cili prej tyre, Frederik Ymeri, Bashkim Abazi, Luftar Cunaj, Maksim Ferra dhe ish-oficeri i policisë Gjergji Koti, është spiuni që doli në raportin e SHISH për…

Read More

Në samitin e Madridit, NATO shpalli Rusinë kërcënimin më të madh ndaj paqes dhe sigurisë së vendeve anëtare, pas sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë. Aleanca vendosi unanimisht të rrisë numrin e trupave të NATO-s në Evropën Lindore si dhe të shtojeë numrin e forcave në gatishmëri të lartë nga 40,000 që janë aktualisht në 300,000 trupa si pjesë e rishikimit më të madh të mbrojtjes së aleancës që nga koha e Luftës së Ftohtë. Mësohet zyrtarisht se Forcat e Armatosura Shqiptare do të dërgojnë për herë të parë një mision ushtarak në Bullgari, ku në total do të…

Read More

Është publikuar plani i restaurimit të Pallatit të Brigadave ku qeveria mësohet se ka vendosur të menaxhojë Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar). Sipas kontratës theksohet se partneritet do të zgjasë 20 vite. Por sipas ligjit “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera. Në total shkon 40 vjet. Por, vendimi i qeverisë i referohet ligjit 27/2018 “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” ku në pikën 5 të saj thuhet: Kontrata e rijetëzimi…

Read More