Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte një takim me gratë e LDGSH, ku nuk i kurseu akuzat ndaj ministrave. Ai u shpreh se ata sillen dhe veprojnë sikur jetojnë në një tjetër planet dhe nuk marrin masa për të ndihmuar qytetarët e tyre që përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve. “Sot qytetarët shqiptarë janë të nëpërkëmbur, qytetarë të kauzave të dhunuara. Janë qytetarë që qeverisën nga një qeveri që mendon për pasurimin e eksponentëve të saj dhe shumë herë më tepër për klientelën e saj. Këto ministrat flasin sikur të ishin të një planeti tjetër…
Author: tirana
Në kuadër të përgatitjeve për të legalizuar kultivimin e kanabisit mjekësor, Qeveria e Shqipërisë të enjten ka njoftuar se do të themelojë Agjencinë Kombëtare për licencimin e kompanive që do të merren me këtë veprimtari dhe ka nisur hartimin e ligjeve që do ta rregullojnë atë. Shqipëria ndër vite ka kultivuar kanabisin dhe vendi është njëri nga prodhuesit dhe eksportuesit kryesor ilegal të kësaj substance narkotike në Evropë. Ligji që do ta legalizojë kultivimin e kanabisit në Shqipëri pritet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, ndonëse jo pa kundërshtime.Ndonëse legalizimi i përdorimit vetjak të kanabisit…
Rreth 150 punonjës të Call Centerave janë shoqëruar nga policia si dhe janë sekuestruar një numër i madh pajisjesh, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së këtij aktiviteti. Dyshohet se Call Centerat kanë mashtruar një numër të madh personash gjatë aktivitetit të tyre, ndërsa priten arrestime. Policia dhe prokuroria kanë të dhëna se gjatë aktivitetit të tyre kryesisht në sektorin e “Forex”, punonjësit e Call Center-ave kanë mashtruar me shumë të mëdha qytetarë të vendeve të ndryshme të BE-së duke iu premtuar atyre se do t’i bënin milionerë nëse investonin paratë e tyre në platformat e propozuara. Në…
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka sjellë sot në Kuvend problematikat me të cilat ndeshen sot fermerët. Duke folur për krizën që ka kapur bujqësinë, Korreshi u shpreh se bujqit janë shumë të diskriminuar, pasi nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria. “Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë. Ku janë këto subvencionet e famshme? Po nafta? Të gjithë ata të PS po e shesin naftën me 2 mijë lekë, këta të tjerët të shkretët s’kanë marrë pikë. Ky është realiteti. Sa mirë ju dolët e bëtë foto me shalqi…
Një grup i përbërë nga 5 persona nga Shqipëria dhe Kosova, kanë arritur të mashtrojnë një 61-vjeçare në Selanik, duke i marrë 76.500 euro. Mediat greke shkruajnë se ata hiqeshin sikur punonin si teknikë në një kompanie kontabiliteti, dhe se ofronin shërbime për mbrojtje të llogarive bankare. Më pas, ata kanë përfituar dhe kanë fituar akses në celularët dhe kompjuterët e tyre , nëpërmjet instalimit të aplikacioneve.
Një pacient i infektuar me COVID ka humbur jetën gjatë orëve të fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se viktima ishte një qytetar nga Tirana, 72 vjeç, dhe që nuk ishte vaksinuar. Sakaq, nga 1433 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë në këto 24 orë 553 qytetarë, ndërsa janë shëruar 192 të infektuar. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.
Pas debateve të shumta në Kuvend, miratohet akti normativ që i hap rrugë kompensimit nga shtetit të 300 kompanive të ndërtimit që kanë projekte publike. Në votim kanë marrë pjesë 109 deputetë, nga të cilët 75 kanë votuar pro, 22 kundër, si dhe 1 abstenim. Ky akt normativ u kundërshtua nga deputetët e opozitës, me pretendimin se iu shërben oligarkëve.
Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë rënë gjatë pasdites së kësaj të enjteje në Korçë dhe në disa fshatra të Maliqit dhe Devollit. Sipas raportimeve, janë shkaktuar jo pak dëme te prodhimet bujqësore. Kjo është hera e dytë që zona e Korçës preket nga moti i keq brenda një harku të shkurtër kohor, e në të cilën janë regjistruar dëme të mëdha.
Këngëtari shqiptar nga Kosova, Ledri Vula ka pëfunduar këtë të enjte në spital. Ka qenë partnerja e tij, Sara, ajo që ka publikuar një foto Vulës në “Instagram”, përmes së cilës tregon se reperi po merr trajtim në spital. Megjithatë, ajo ende nuk ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të këngëtarit, e duke mos treguar një arsye pse reperit i është dashur të marrë shërbim mjekësor.
Arrestohet Artur Haxhiu, 52-vjeçari shqiptar që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për plagosjen e dy bashkatdhetarëve të tij dhe një shtetasi italian, të cilët i kishte kolegë pune në Bibione. Ai u vu në prangat e policisë mëngjesin e sotëm në Cesarolo. Një nga të plagosurit, i cili u qëllua me plumb në fytyrë, është në gjendje të rëndë. Ndërkohë, dy të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se shqiptari u përpoq të shpëtonte nga duart e policëve italiane, duke nxjerrë një shishe benzine dhe spërkati veten, por nuk ia doli dot.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në seancën e sotme parlamentare, iu drejtua me një thirrje ministreve, ku iu kërkoi që të mos e lejonin Ramën që t’i keqpërdorë për ruajtjen e imazhit të tij. Sipas tij, Rama hajdut ka qenë dhe hajdut do të mbetet. “Tenderat fitohen me 99,9% të fondit limit. Mos t’u keqpërdor Edi Rama për imazhin e tij, Edi Rama, hajdut është e hajdut mbetet. Rama përdor firmat tuaja. Dekreti nuk vjen për pensionistët e për fermerin që po falimenton çdo ditë e më shumë.” Nga ana tjetër, ministrja Elisa Spiropali, në përgjigje të deklaratëve të Berishës,…
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi nga foltorja e Kuvendit se në spitalet shqiptare mungon insulina. “A e dini që prej një jave në spitalet shqiptare nuk ka insulinë për të sëmurët me diabet”, tha Berisha. Mirëpo, kjo akuzë u hodh menjëherë poshtë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke e konsideruar të pavërtetë. Ajo pohoi se në treg janë të gjitha insulinat dhe se ato rimbursohen nga shteti. Nga ana tjetër, Berisha nuk la pa përmendur në seancën e sotme parlamentare lajmin që qarkulloi në media se drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” kërkoi krevat dopio për zyrën e…