Author: tirana

Deputeti i Partisë Socialiste edhe në seancën e sotme plenare ka kritikuar sërish qeverinë për politikat e saj ndaj Bujqësisë, teksa u shpreh se megjithëse rritja ekonomike është rreth 6% në këtë sektor është vetëm 0.01%. Duke folur në Kuvend për aktin normative për kompensimin e kompanive të ndërtimit që kanë marrë tendera publikë, ai u shpreh se karteli i grumbulluesve në Bujqësi po cakton çmimet për bujqit duke ua marrë produktet me çmime shumë të ulëta. “Po për punëtorët do paguajmë më shtrenjtë apo do paguajmë me rrogat e 2020. Kosto për sipërmarrësit është rroga e punëtorit që e…

Read More

Kreu i Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj del kundër vendimit të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar seancat e masave të sigurisë për 10 ditë. Për të avokatët nuk mund të bëjnë pushime me lekët e klientëve pa bërë punë. Për këtë arsye fton që ditën e nesërme, të paraqitet Shoqatën e Avokatëve Penalistëve të shkojnë në SPAK. “Plazh! E turpshme që avokatët po bëjnë plazh me “lekët” e klientëve pa bërë punë, sidomos për masat e sigurimit. Nuk mundet të rrinë në burgje të pandehurit për fajin e avokatëve. Nuk mundet një doktor të mos operojë një urgjencë nga apandetisti.…

Read More

NATO ka shpallur për herë të parë Kinën si një kërcënim të sigurisë, duke paralajmëruar se ambiciet dhe sjellja shtrënguese e Pekinit janë një sfidë e madhe për interesat e grupit. Kina reagon duke e quajtur aleancën perëndimore një “mbetje të Luftës së Ftohtë” dhe një burim destabiliteti që po “përlyente” reputacionin ndërkombëtar të Pekinit. NATO foli gjithashtu edhe për thellimin e partneritetit strategjik mes Republikës Popullore të Kinës dhe Federatës Ruse si edhe përpjekjet e tyre për të nënvlerësuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Kryeministri i Australisë, Albanese paralajmëroi Kinën që të marrë parasysh mësimet e konfliktit të…

Read More

Pas ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe gazetarja e njohur, Anila Hoxha shprehet e bindur se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliut duhet të arrestohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, e teksa rendit arsye se përse Veliu duhet të japë llogari para drejtësisë, gazetarja e njohur e kronikës thekson ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të arrestohet, sikundër ndodhi me ish-vartësit e tij 2 zëvendësdrejtorët e policisë së Elbasanit dhe Beratit. “E vërteta vonon, por nuk harron! Masat e…

Read More

Tre automjeteve janë përplasur vetëm pak minuta më parë me njëri-tjetrin në rrugën nacionale Fier-Vlorë konkretisht në zonën e Zhupanit. Nga aksidenti nuk ka të lënduar rëndë, por drejtuesit e mjeteve kanë shkuar për të bërë kontrollet mjekësore në Spitalin rajonal të Fierit. Nga aksidenti janë dëmtuar tre automjete, dy Toyota dhe një Opel. Si pasojë e përplasjes së mjeteve në këtë aks rrugor u krijua trafik në të dy senset e saj . Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit Ky është një aks me fluks automjetesh, pasi lidh Fierin me Levanin e…

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se akti normativ që kompenson kompanitë për ndërtimin e veprave publike ka mungesë transparence. Ai deklaroi se duhet bërë e qartë për mijëra njerëz çdo kontratë dhe çdo afat që parashikon ky ligj. “Ky akt është vendim i duhur për të hapur kantieret. Procesi ka nevojë për më shumë transparencë. Transparenca është proces për mijëra njerëz në nevojë që presin ndihmë. Duhet të bëhet e qartë çdo kontratë dhe çdo afat. Akti normative nuk mjafton. Duhet edhe akt ligjor. Kompanitë që kanë nënkontraktuar punën me çmime më të ulëta nuk duhen kompensuar. Kompani të përfshira…

Read More

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në vizitën zyrtare në Serbi, sot është takuar në Beograd me kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadez. Ndër të tjera, Abazoviç tha se mendimi i tij për “Open Balkan” është shumë pozitiv, dhe se tema nuk është trajtuar ashtu siç e meriton në Mal të Zi dhe arsyet për këtë janë të shumta. “Vendimet duhet të merren në një komunikim shumë të hapur. Nuk ka ndonjë nxitim të veçantë, por të gjithë e njohim nevojën për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal. Unë nuk do të ndiqja logjikën që kjo të bëhet…

Read More

Nga Kuvendi i Shqipërisë, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i bëri thirrje qeverisë Rama që t’i bashkohet sanksioneve të marra nga SHBA për kompanitë kineze të cilat kanë mbështetur Rusinë. “Kërkoj që Parlamenti të vlerësojë faktin se SHBA 2 dite më parë ka vendosur sasskione ndaj disa kompanive kineze që kanë mbështetur Rusinë. Nuk jemi as ne të imunizuar. Kompani ruse që veprojnë këtu kanë qenë të lidhura me këto kompani që kanë shkelur sanksionet. Ndaj i takon qeverisë dhe Kuvendit që të flasë qartë dhe hapur që këto kompani nuk duhet të ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri”, tha ai.

Read More

Një e re greke ka treguar se si u sulmua seksualisht nga një shqiptar që po kryente punime në shtëpinë e saj. Psikologia 27-vjeçare që u ngacmua seksualisht nga ndërtuesi shqiptar që e ftoi të bënte disa punë në shtëpinë e saj ka treguar për mediat greke makthin që ajo përjetoi. Iris Kalpouzou vendosi të denoncojë në polici shqiptarin që e ngacmoi seksualisht. https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=250&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE “Ky njeri nuk më preku. Unë jam mirë dhe vendosa të shkoj në polici dhe të bëj një padi në mënyrë që të tjerët të shohin se situata nuk ka nevojë të arrijë përdhunimin për të…

Read More

Shkëlzen Lamuça, zjarrfikësi hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një pallat në zonën e Astirit, është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Zeni, ashtu si i pëlqen ta thërrasin në rrethin e ngushtë të miqve, falë aftësive të tij dhe ndihmës së kolegëve, mundi t’i nxirrte në kohë vajzat nga pallati i rrezikuar, një ngjarje që fatmirësisht u mbyll pa persona të lënduar. Në pritjen e organizuar nga Bashkia e Tiranës, Veliaj i shprehu mirënjohjen zjarrfikësit. “Jam shumë i nderuar që të…

Read More

Një 34-vjeçar me iniciale A.Gj. dhe një 64-vjeçare me iniciale H.F. kanë rënë në pranga pasi në rrugën “Hiqmet Buzi”, u kapën me një pako me kanabis me peshë 1 kilogram e 223 gramë. 34-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasje, trafikoi nga Anglia, nëpërmjet postës pakon me lëndë narkotike, ndërsa 64-vjeçarja e mori pakon me kanabis nga posta. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. U sekuestruan 2 pakot me kanabis si dhe një shumë parash.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim këtë të enjte me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Joseph O’Reilly dhe Asim Mollazada. Kreu i shtetit thotë se më fokus të takimit kanë qenë diskutimet lidhur me rëndësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Postimi i plotë Kënaqësi të takohesha me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, me z. Joseph O’Reilly dhe z. Asim Mollazada, që po vizitojnë Shqipërinë për mbledhjen e fakteve mbi situatën në Shqipëri. Mirëprita angazhimin e Asamblesë Parlamentare dhe strukturave të tjera të Këshillit të Europës, përfshirë Komisionin e Venecias,…

Read More