Author: tirana

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të rrisë dietat e efektivë të policisë, të cilët shërbejnë larg nga vendbanimi i tyre, në mënyrë të përkohshme apo të përhershme. Sipas vendimit, i cili hynë në fuqi nga data 1 korrik, punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi. Kështu referuar vendimit, efektivë e policisë që udhëtojnë nga 36 km deri 60 km, do përfitojnë në masën 10 000 lekë në muaj; ndërsa më parë përfitonin vetëm 3 000 lekë në muaj, ndërsa ata që udhëtojnë…

Read More

Pas vendimit të fundit të qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave në veri të vendit me targat RKS, si dhe reciprocitetin për letërnjoftimet, ka reaguar ashpër presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ai u shpreh i nervozuar se pas këtyre vendimeve nuk ka çfarë të dialogohet me Kosovën dhe akuzoi gjithashtu edhe Europën se nuk po bën asgjë ndaj këtyre provokimeve të njëanshme. “Nuk ka asgjë nga kjo, lëre atë dialog, të gjitha janë histori të zbrazëta. Çfarë dialogu, pas vendimeve të tilla? Pse dialog? Për Bashkimin e Komunave Serbe, dhe nuk guxojnë të vendosin flamur. Për çfarë?”, tha Vuçiç.

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në fjalën e saj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, tha se falë bordeve që qeveria ka ngritur, çmimi i naftës nuk është shtrenjtuar. “Ju thoni që ne kemi ngritur borde fashiste a komuniste, nuk di si i quani. Nëse bordet nuk do të ishin ngritur, do të kishin çmime më të larta për karburantet se kemi sot. Ne mbështetem shqiptarët që nuk i mund të përballojnë çmimet e rritura të konsumit”, tha Ibrahimaj.

Read More

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, tha se shteti grek ka një qëndrim foshnjërak ndaj çështjes çame, duke pretenduar se ajo nuk ekziston. “27 qershorin është i njohur nga ky Parlament si Dita e gjenocidit ndaj popullsisë çame në Greqi.siç është e njohur botërisht në fund të Luftës së Dytë Botërore nga 27 qershor 1944 deri në mars 1945 u krye një nga spastrimet etnike më të pashembulltat në historinë e njerëzimit. 2770 jetë njerëzore u masakruan barbarisht. nuk u vranë në luftë por në shtëpitë e tyre. 30 mijë u dëbuan. 2900…

Read More

Mëngjesin e sotëm, disa nga avokatët në Tiranë kanë thyer bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë kundër hartës së re gjyqësore. Këtë të enjte janë dhënë 5 masa sigurie për pesë të arrestuar, ndërsa vijon bojkoti për seancat e tjera gjyqësore. Gjyqet me seancë janë shtyrë! Deri më tani 60 procese penale dhe civile kanë kërkesë për shtyrje. Avokatët kanë pralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kreu i avokatisë, Maks Haxhiaj e ka cilësuar të papranueshëm draftin e hartës së re gjyqësore ndërsa tha se vendimi është…

Read More

Deputeti demokrat, Ervin Salianji thotë se kushdo duhet të bëjë maksimumin dhe veçanërisht ata që kanë kërkuar mbledhjen e protestës më 7 korrik. Më një prononcim për gazetarët nga jashtë sallës së Kuvendit, ai nënvizoi edhe se Shqipëria ka 1001 arsye për të protestuar. “Pa diskutim që protesta e 7 korrikut duhet mbështetur. Kushdo duhet të bëjë maksimumin. Përgjegjësia është e atyre që janë thërritur. Pa diskutim ata janë në të drejtën e tre të bëjnë grupe pune dhe deputetë të tjerë janë të drejtën e tyre të bëjnë grupe të tjera pune. Nuk mund të bëhen grupe pune në…

Read More

Deputetja e PD, Flutura Açka ka shpjeguar sot para nisjes së seancës plenare pse nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha më 7 korrik. Për gazetarët Açka tha se ajo nuk do të jetë fizikisht në Tiranë, por që protestën e saj ajo e ka bërë çdo ditë me fjalë. “Unë nuk jam personalisht por çdo qytetar është i lirë të protestojë. Qytetari është i lirë të protestojë pastaj unë kam qenë prej 30 vitesh në të gjitha protestat jo vetëm të PD e opozitës por në protestat e shoqërisë civile, është në…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk e mbështet protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik. Në një prononcim për mediat paraditen e sotme, Alibeaj tha se ai ka protestuar në çdo moment dhe do të vazhdojë të protestojë, por sipas tij Sali Berisha nuk munds të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë. Demokrati thotë se protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta dhe më pas në shesh. “Unë protestoj sot, kam protestuar dje. Unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu, pa frikë.…

Read More

Deputetja demokrate Grida Duma ka rikonfirmuar edhe njëherë se do të jetë e pranishme në protestën e 7 korrikut, si edhe për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit u shpreh se kryetari Sali Berisha ka vepruar drejtë me përfshirjen e deputetëve në grupet e punës. Pyetje: Do angazhoheni për të thirrur njerëz në protestë? Grida Duma: Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej sesa përfshirja. Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe…

Read More

SPAK-u ka nisur hetimet për 4 ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete dhe një të policisë, të dyshuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekreteve hetimore. Frederik Ymeri, Gjergji Koti, Bashkim Abazi, Luftar Cunaj dhe Maksim Ferra, ka dyshime se kundrejt pagesave nga shërbimet sekrete të huaja kanë shitur informacion të klasifikuar për vende jo partnere të NATO-s. Njëri prej ish-zyrtarëve doli në raportin vjetor të SHISH për vitin 2021, ku tregohej sesi kishte dhënë informacione të klasifikuara një agjenti të një vendi jo mik ndërsa zyrtari shqiptar u josh me një bursë për djalin. SHISH ka arritur që të përgjojë disa nga…

Read More

Nga “Zëri i Amerikës”- Këto janë disa nga gjetjet e raportit vjetor që publikoi Rrjeti “Gazetërët e Sigurtë për Ballkanin Perëndimor” mbi “Treguesit e Nivelit të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri për vitin 2021”. Raporti thekson se “gjatë vitit 2021 në Shqipëri u regjistruan shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit dhe lirisë të shtypit”. Në raport theksohet se ndikimin më negativ ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias e jep lidhja e fortë mes interesave ekonomike e politike në media, ku përfshihen edhe ndikimi i krimit të organizuar. “Përdorimi i…

Read More