Rrjetet sociale janë mbushur me postime të maturantëve këtë fillimvere dhe fenomeni me të cilin përballen maturantët shqiptar është i çuditshëm. Pjesa më e madhe e tyre, për të thënë asnjëri prej tyre nuk ka punuar asnjë ditë. Por mania për t’u shfaqur mbrëmjen e maturës me mjete luksi është e pashmangshme. Të shumta janë rastet kur maturantët zgjedhin të marrin një makinë me qera në këtë ditë, të cilat nisin minimalisht nga 100 euro, për vetëm disa orë që zgjat mbrëmja. Kjo shihet qartë edhe në videon e bashkangjitur, nga maturantët e Shkodrës.
Author: tirana
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e radhës në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Në këtë mbledhje u shqyrtuan vendime të rëndësishme për sezonin e ri futbollistik, datat kur do të nisin kompeticionet kombëtare, si edhe vendime që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturë në disa qytete të vendit. Pas diskutimeve janë miratuar edhe datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare të futbollit për sezonin 2022-2023. • Kampionati i Abissnet “Superiore” të fillojë më 20.08.2022 dhe të mbarojë në datën 24.05.2023 • Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë në datën 03.09.2022 dhe të…
Në një park në qytetin ukrainas Kremenchuk, Rusia lëshoi raketa. Njerëzit shihen të tmerruar dhe vrapojnë për të shpëtuar jetën. Presidenti rus, Vladimir Putin e mohoi që Moska qëndron pas sulmit në qendrën tregtare në Ukrainën qendrore që vrau të paktën 18 persona dhe shkaktoi dhjetëra të zhdukur dhe të plagosur. “Ushtria ruse nuk sulmon asnjë vend civil”, pohoi ai. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më parë se goditi objektiva ushtarake, por video nga qyteti i Kremenchuk tregon qendrën e shkatërruar nga një raketë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Watches”. Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit: A. A., 31 vjeç dhe M. V., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 16.06.2022, kanë vjedhur 3 ora dore, në…
Nga sot e në 10 ditët në vazhdim në gjykatat shqiptare nuk do të zhvillohet asnjë seancë. Vendimi u mor ditën e djesme nga avokatët duke bojkotuar në javën e tretë të protestës edhe seancat për masast i sigurisë. Avokatët shprehen se nuk kanë ndërmend të tërhiqen deri sa qeveria të reflektojë dhe të marrë në konsideratë shqetësimet e tyre për hartën e re gjyqësore. “Këshilli i Përgjithshëm i Dhomë së Avokatëve të Shqipërisë në mbledhjen datë 29.6.2022 ka vendosur: 1) Të bojkotohen të gjithë seancat gjyqësore pa afat; 2) Të bojkotohen masat e sigurisë për 10 ditë. Ku nuk…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka postuar këtë të enjte një foto me James Baker, ish-sekretari amerikan i Shtetit vitit 1991. Postimi vjen në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënie diplomatike me SHBA. Baker vizitoi Shqipërinë më 22 qershor të vitit 1991. “Mirëmëngjes miq! Në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të, sot ju përshëndes me këtë foto me mikun e shquar të kombit tonë, James Baker gjatë vizitës së tij më 22 Qershor të vitit 1991, me ftesë të Partisë Demokratike në Tiranë”,-shkruan Berisha.
Për shkak të mbështetes ndaj liderit rus, Ukraina ka shkëputur lidhjet diplomatike me Sirinë, pasi Damasku ka njohur pavarësinë e rajoneve lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur këtë vendim përmes një postimi në Telegram. “Nuk do të ketë më marrëdhënie në mes të Ukrainës dhe Sirisë”, ka thënë Zelensky, duke thënë se presioni me sanksione kundër Sirisë, “do të jetë edhe më i madh”. Siria, aleate e ngushtë e Rusisë, ka përfituar ndihmë ushtarake ruse në luftën e saj civile, është shteti i parë, pas Rusisë, që njeh pavarësinë e këtyre dy rajoneve…
Një shqiptar është gjetur i vdekur nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë. Viktima është Sokol Prenga, 47 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u gjet i vdekur orëve të para të së mërkurës. Pasi e shoqja ngriti alarmin në vendin e ngjarjes shkuan karabinierët. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një vdekje për shkaqe natyrale. Pas ekzaminimeve, nuk është dashur as kryerja e një autopsie, dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ta përcjellë në banesën e fundit shqiptarin.
Kontributi i Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ukrainën është i jashtëzakonshëm. Edhe në takime të tjera ndërkombëtare, Tirana zyrtare manifeston hapur përkrahjen për popullin e Ukrainës, që po vuan prej 4 muajsh lufën ruse. Shteti kosovar me anë të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti ka shprehur hapur se është me Ukrainën, dhe kanë ndërmarrë veprime pro tyre. Por çudia mbetet se Ukraina akoma nuk e njeh shtetin e Kosovës! Kjo është çudi e madhe. Vladimir Putin pretendon se mbrojtja e rusëve etnikë e justifikon veprimin ushtarak kundër Ukrainës. Shqetësimi…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të enjte në plazhin e Palazës. Një turist i huaj 53-vjeçar është mbytur pasi ka qenë duke notuar në plazhin e Palasës. Policia thotë se dyshimet janë se 53-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Njoftimi i policisë Sot, rreth orës 08:00, shtetasit F. N., 53 vjeç, duke notuar në plazhin e Palasës, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Mes Dalina Buzit dhe të ftuarës Zhaklin Lekatari u “ngritën tonet” në studion e “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme teksa diskutonin rreth deklaratës së Fifit për partnerin e saj disa ditë më parë. Moderatorja Dalina Buzi i bëri thirrje gazetares së njohur që të ketë kujdes kur të komentojë mbi njerëzit, pasi kjo e fundit e kishte quajtur moderatoren si objekt. Biseda në studio: Zhaklin Lekatari: Unë fizikisht jam e lirë t’ju vrasë juve këtu por nuk e bëj sepse do kem pasoja. Shoqëria ka rregulla dhe veprimi im ka pasoja sepse dëmtoj lirinë tuaj. Përpos të gjithave në shoqëri…
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi zonën e Siroki Brijeg në Bosnje-Hercegovinë mëngjesin e sotëm, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Europiane. Tërmeti ndodhi në orën 08:07 dhe u ndje edhe në qytete të tjera si Sarajevë, Mostar, Siroki Brijeg dhe Zenicë. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 24 kilometra në veriperëndim të Mostar në një thellësi prej 5 kilometrash. Nuk raportohet për të lënduar ose shkatërrime të ndërtesave.