Belgjika, kjo mbretëri e vogël, në veriperëndim të Evropës, me popullsi prej diçka më shumë se 11 milionë banorë, është kthyer në vitet e fundit në arenën e preferuar të përgjakshme të bandave shqiptare. Banda që zënë fill në aktivitetin e tyre kriminal në Shqipërinë e viteve ‘90, por që me sofistikimin filluan ta shtrijnë aktivitetin e tyre në vendet e Evropës. Midis tyre edhe në vendin e vogël, në brigjet e Detit të Veriut, e njohur për afërsinë e saj me disa nga portet më të rëndësishme të hyrjes së drogës në Evropë, siç është porti i Antwerpit (Antuerpit)…
Author: tirana
Ka nisur dita e dytë e Samitit të NATO-s që po mbahet në Madrid. Kryeministri Rama ka publikuar pamjet në rrjetet sociale dhe tregon se sot Shqipëria mund të marrë një lajm të mirë në lidhje me veton bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Bëhet me dije se kryeministri Rama ka instensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Burime për mediat bëjnë me dije se Rama ka krijuar mundësinë për disa takime personale me krerët e BE-së si dhe liderët e dy vendeve në konflikt.Raportohet se Rama deri më tani ka pasur komunikime intensive me…
Deputetja e PD-se Grida Duma, në fjalën e saj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, kundërshtoi aktin normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit, duke akuzuar qeverinë se nëpërmjet këtij akti po favorizon kompanitë më të mëdha që e kanë tregun e sigurt. Sipas saj PS-ja do aprovojë një akt normativ që privilegjojnë të pasurit. Demokratja shtoi edhe se ky akt favorizon ato kompani ndërtimi që ulen me kryeministrin Edi Rama në tavolinë. “Emrin e kontratave nuk na e keni thënë, thoni 300, kam bindjen se janë 30 të rëndësishme, kur i pyet nëse ky kompensim…
Deputetja socialiste Blerina Gjylamenti u ka bërë thirrje kolegëve të opozitës që të votojnë aktin normativ për kompensimin e çmimeve për disa materiale ndërtimi. Nga foltorja e Kuvendit, ajo tha se në këto raste qeveria dhe opozita duhet të bëhen bashkë, ndërsa shtoi se duhet ngritur niveli i debatit. “Nuk e kuptoj çoroditjen totale që kanë disa kolegë të opozitës. Kemi diksutime shumë të mëdha se pse duhet si qeveri duhet të ndërhynim për kontratat në disa sekotrë që janë kyç për ekonominë. Ndërkohë dëgjojmë një çoroditje totale. E kuptoj që ka një çoroditje totale. Kemi patur paketat që janë…
Presidenca franceze gjashtëmujore e Këshillit Europian përfundon zyrtarisht sot, por pa iniciativa të reja për heqjen e vetos bullgare për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe rrjedhimisht edhe Shqipërisë. Qeveria në Shkup pretendon se ende nuk ka marrë një propozim zyrtar nga Parisi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë e po kështu në Sofje ka pasur një periudhë heshtjeje që prej votimit të propozimit francez dhe rrëzimit të qeverisë së Kirill Petkovit. Javën e kaluar, kryeministri maqedonas e refuzoi propozimin francez, duke e quajtur si shkelës së vijave të kuqe të Shkupit, sa i përket mbrojtjes së gjuhës maqedonase,…
Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj bën me dije se nuk do të jetë i pranishëm në protestën e 7 korrikut të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Për Xhaferajn protesta nuk po bëhet për problematikat që shqetësojnë qytetarët,” por për probleme personale.” “Ne jemi dakord për protesta, por kjo protestë nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Unë nuk marr pjesë. Zoti Rama po bëhet 10 vite që ia nxin jetën qytetarëve ne nuk bëjmë protestë nëse na nxihet emri jonë. Jam këtu për të sqaruar qytetarët se nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Nëse duam të…
Prokuroria e Lushnjës ka kërkuar sekuestrimin e 7 pasurive të shtetasit Fatmir Abdurraman, i dënuar më herët në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se hetimet kanë nisur 1 vit më parë lidhur përfitimin e pasurisë së këtij shtetasi. Prokuroria ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit pasuritë e Adburramanit të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimatri të paligjshme. Bëhët fjalë për pasuri si: apartamente, garazhd, dyqan dhe lokal. Njoftimi i plotë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr.3, të vitit 2021,…
“Faleminderit për gjithçka, Paulo Dybala”. Sot është 30 qershori, përfundimi zyrtar i sezonit dhe rrjedhimisht edhe i kontratave që skadojnë. Nga nesër, 1 korrik 2022, “La Joya” nuk do të jetë më zyrtarisht lojtar i Juventusit. Klubi i bardhëzi, me një mesazh social dhe një letër publike, falënderon argjentinasin për shtatë vitet e kaluara së bashku. Një mesazh që shuan përfundimisht zërat për riintegrimin hipotetik të Dybala te Juventusi. “Dybala mbërriti si një premtim i ri dhe i talentuar, tani po përshëndetet me Juven, duke marrë me vete një mori përvojash që e kanë bërë atë kampionin që është. Karriera…
Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet, aktorja Megi Pojani e cila po shoqëronte një nxënës në mbrëmjen e maturës. Nuk dihet kush ishte maturanti fatlum të cilin aktorja e shoqëroi në mbrëmjen e maturës por një gjë është e sigurt shokët e tij i ka kapur xhelozia. Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme të aktores me maturantin:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e kësaj të enjte, konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri. Trupi gjykues përbëhej nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko anëtare dhe Etleda Çiftja relatore. Hetimi u bë në të tre kriteret: Pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Gjyqtarja Ulliri ishte e pranishme dhe shprehu gëzimin kur u shpall vendimi, i cili u pasua dhe me një përqafim nga anëtaret e gjykatës e cila dukej mjaft e lumtur për suksesin e saj. Elsa Ulliri ka qenë zëvendëskryetarja e kësaj gjykate për tre vite me rradhë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se më 7 korrik do të mbahet në Kuvend seanca për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë, si dhe sot ka depozitur rezolutën në Kuvend pikërisht për Srebrenicën. PROJEKT-REZOLUTË PËR PËRKUJTIMIN DHE NDERIMIN E VIKTIMAVE TË GJENOCIDIT NË SREBENICË • Duke mbajtur parasysh Kartën e Kombeve të Bashkuara, Konventat e Gjenevës dhe protokollet shtesë, Konventën mbi Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, Statutin e Romës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Aktin Final të Helsinkit, Paktin për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Evropiane dhe dokumentet e tjera të…
Një 50-vjecar shqiptar nuk pranoi lidhjen e vajzës së tij 22-vjeçare me të dashurin 15 vite më të madh në Greqi. Për këtë arsye, pasditen e së dielës ka njoftuar të birin dhe të dy bashkë kanë nisur kërkimet në rrugët e Kypselit për të gjetur vajzën. Babai së bashku me djalin 21-vjeçar e gjetën teksa vajza po ecte me të dashurin. Ata dolën menjëherë nga makina dhe e morën me forcë. Më pas e çuan në një bodrum, i morën telefonin që të mos kërkonte ndihmë dhe u përpoqën për disa orë me radhë që ta bindnin t’i jepte…