“Të mos heqim dorë, të tregojmë forcën tonë. Të mos i bojkotojmë vetëm për 10 ditë masat e sigurisë, por pa afat”,-kështu shprehen avokatët në Berat që kanë dalë në një protestë kundër hartës së re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët, por edhe qytetarët. Kurse kreu i Dhomës së Avokatisë së Fierit është shprehur se është kundër një vendimi të tillë, pasi nuk ëstë normale që familjet e avokatëve të mbesin pa të ardhura si pasojë e këtij vendimi. Ata…
Author: tirana
Gjashtë persona janë arrestuar për tjetërsim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Policia ka bër me dije se ka ekzekutuar masat se sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”. Personat në fjalë, numërues votash në zgjedhje, shënuan në tabelat e rezultatit të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore. Njoftimi i policisë: Falsifikuan materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihen në pranga 6 shtetas (numërues votash), të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin…
Gjykata e Lartë e SHBA-së, vendosi të përmbyste vendimin ikonik në çështjen Row kundër Wade të vitit 1973, i cili garantoi për gati 50 vjet të drejtën e grave për të ndërprerë vullnetarisht shtatzënitë e tyre. Meghan Markle thotë se burrat duhet të bashkojnë zërat e tyre në këtë kohë me gratë, sepse këto vendime ndikojnë në marrëdhëniet, familjet dhe shoqëritë “Këto vendime mund të synojnë gratë, por pasojat janë për të gjithë ne. Burri im dhe unë kemi diskutuar shumë për këtë gjatë ditëve të fundit. Ai është gjithashtu një feminist. Edhe reagimi i tij javën e kaluar ishte…
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në orën 10:00. Gjatë punimeve pritet të miratohet akti normativ për kompensimi e çmimeve të materialeve të ndërtimit. Përmes këtij akti qeveria kompenson ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut. Por opozita ka kundërshtuar këtë akt pasi sipas tyre përfitojnë njerëz me rekorde kriminale, ndërsa 8 prej pronarëve të kompanive janë nën hetim.
Milani do të luajë kundër Barcelonës në “Camp Nou” në trofeun Gamper më 6 gusht pasi Roma zemëroi “Blaugranët” duke u tërhequr nga ky trofe. “Giallorossët” fillimisht u shpallën zyrtarisht si kundërshtarë për ndeshjen tradicionale parasezonale, por papritmas ndërprenë kontratën. Kjo e shtyu Barçën të kërcënonte me veprime ligjore. Tani raporte të shumta sugjerojnë se Milani është ftuar për të zëvendësuar Romën në trofeun Gamper dhe do të luajë në “Camp Nou” më 6 gusht.
Në Kukës dhe Gjirokastër, po shkon drejt shuarjes papunësia pasi pjesa më e madhe e banorëve janë të moshuar. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2022, Durrësi dhe Lezha ishin dy qarqet me normat më të larta të papunësisë përkatësisht 16.1% dhe 22.7% në një kohë që norma mesatare papunësisë në shkallë kombëtare në këtë tremujor ishte 11.3%. Gjirokastra dhe Kukësi patën normën më të ulët të papunësisë me rreth 4%. Papunësia e ulët në qarkun e Kukësit vjen pasi rezulton se është qarku më i varfër në vend dhe mbi 70 % e ekonomisë…
Në një kohë që u bënë 4 muaj nga nisja e luftës ruse në Ukrainë, inteligjenca amerikane thotë se Moska mund të përdorë amë bërthamore. NATO do të rrisë praninë e saj në Evropë, një tjetër batalion amerikan dhe një sistem mbrojtjeje kundërajrore po mbërrijnë në Itali, ndërkohë Jens Stoltenberg tha se Aleatët janë gati për një luftë të gjatë. Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO vendos trupa dhe infrastrukturë në Finlandë dhe Suedi pasi ato të bashkohen me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA.
Sot dita e tretë dhe e fundit e Samitit të NATO-s në Madrid. 11:15-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. 11:45-Kryeministri Boris Johnson. 13:00 – Presidenti i SHBA Joe Biden. 14:00 – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. SHBA u shpreh se do të rriste diskolimet e saj ushtarake në Evropë me më shumë trupa dhe armë, pjesë e rinovimit të madh të mbrojtjes së NATO-s që nga Lufta e Ftohtë. Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të jepte 1 miliard paund ndihma ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë edhe sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët pa pilot.
Dashi: Një dietë e thjeshtë. Me këmbënguljen që keni ju mund të mbani çdo lloj diete mjaftin që të jetë e lehtë dhe e thjeshtë për t’u përgatitur. Demi: Një dietë me më pak sasi. Për ju do jetë paksa i vështirë dobësimi, megjithatë nëse ulni sasinë e ushqimit do ja dilni. Binjakët: Një dietë moderne. Privilegjoni teknologjikë për të ndjekur në mënyrë strikte çdo lloj diete. Gaforrja: Një dietë drastike. Harroni ëmbëlsirat kalorike, yndyrnat dhe çdo gjë tjetër që mund të ndikojë tek linjat tuaja. Luani: Një dietë e ekuilibruar. Sekreti që ju të humbni në peshë është vakti…
Sot ka seancë plenare në Kuvend, ku pritet të miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit. Qeveria kompenson ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut. Por opozita ka kundërshtuar kompensimin e çmimeve. Sipas deputetes demokrate Grida Duma nga ky akt përfitojnë njerëz me rekorde kriminale, ndërsa 8 prej pronarëve të kompanive janë nën hetim.
Kryeministri Edi Rama, urimin për ndjekësit për një ditë të mbarë këtë mëngjes e ka shoqëruar me një mesazh për NATO-n, në kuadër të Samitit që u mbaj këto dy ditë. Rama shkruan krah videos së NATO-s, se sot vendet e aleancës janë krah të njëra tjetrës në aleancën më të fuqishme ushtarake “MIRËMËNGJES dhe me këtë mesazh bashkimi të vendeve të NATO-s që sot më shumë se kurrë qëndrojnë në krah të njëra tjetrës, në aleancën më të fuqishme ushtarake, ku edhe Shqipëria jep kontributin e saj, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të shoqëruara me reshje shiu dhe stuhi në verilindje dhe juglindje pasdite. Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 18-24 gjatë ditës 31 °C në veri deri në 33-35°C në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur.