Gazetari investigativ Artan Hoxha, paralajmëroi dy ditë më parë në një emision televiziv, se brenda 21 korrikut do të shkonte për gjykim dosja e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, në 21 Prill të vitit 2021, vetëm katër ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Lidhur me këtë çështje një ditë më parë Gjykata e Elbasanit vendosi masën arrest shtëpie për dy drejtuesit e lartë të Policisë së Elbasanit, Nikollaq Papa dhe Albert Nushi, si dhe pezulloi nga detyra 6 efektivë policie, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, dhe atë të deklarimit të rremë. Sipas gazetarit Hoxha, forcat e policisë kanë qenë…
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri bashkë me Kryetaren e delegacionit të Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Europës, Blerina Gjylameti, mirëpritën në një takim bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE). Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se temë e diskutimit ka qenë ecuria e reformave dhe e procesit të integrimit të Shqipërisë. “Diskutuam mbi ecurinë e reformave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane, sfidat që po perballet gjithë Europa si pasojë e luftës në Ukrainë dhe gadishmërinë e mazhorancës për dialog me grupet opozitare ku morëm përgëzimet nga…
Një aksident ka ndodhur përgjatë autostradës Vlorë Fier në afërsi të fshatit Fitore. Një person ka mbetur i plagosur dhe është shoqëruar ne spitalin e Vlorës me dëmtime të lehta. Policia në vendngjarje po heton për shkakun e aksidentit.
Korrupsion dhe falsifikim rezultati në zgjedhjet e 2021, 6 të arrestuar dhe 2 të shpallur në kërkim në Elbasan. Të gjithë janë anëtarë të një KZAZ-je, përfaqësues të PD, PS dhe LSI. Janë arrestuar Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla. Ndërsa janë në kërkim Oltion Bajrami, dhe Eduart Zito.
Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të pëlqyer shqiptar. Artisti sapo ka publikuar dhe këngën e re që mban titullin “Dukat”. Kjo këngë vjen vetëm një muaj pas duetit që solli me Alban Skënderaj, këngë që e ribashkoi dyshen sërish pas afro 10 vitesh. Mirëpo, pak para se të lanconte këngën e re, reperi ka bërë një postim thumbues. “Vera e bashkëpunimeve, unë po vij vetë.” Nuk dihet se kujt mund t’i drejtohet artisti, por vlen të theksohet se këngët e fundit që janë lancuar janë kryesisht duete. Noizy ka qenë më aktiv sa…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale bisedën e zhvilluar sot me Presidentin e SHBA, Joe Biden, duke shkruar se Kreu i SHBA ka thënë fjalët më të mira për Shqipërinë. Sipas Ramës, Biden ka shprehur dëshirën për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA. Gjithashtu, në mesazhin në “Twitter’, kryeministri shqiptar thekson se ka kërkuar në Samitin e NATO-s që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Mesazhi i Ramës: Dëgjova nga Presidenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në…
Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi ka bërë së fundmi një postim që hedh dyshimet se mund të jetë pjesë e Big Brother VIP. Ai ka postuar një fotografi, ku tregon krahun me tatuazhin e shqiponjës dykrenare, krahas së cilës ka shkruar: “Big Brother”. Kaq ka mjaftuar që të përflitet se do të jetë pjesë e reality shoë-t. Por lind pyetja: Do të jetë pjesë e Big Brother Vip Albania apo Big Brother Vip Kosova? Megjithatë, ky postim mund të tregojë se këngëtari ka marrë ftesë për t’u bërë pjesë ose ndoshta ka pranuar që të hyjë brenda shtëpisë së…
Pesë persona mes të cilëve edhe ish zyrtarë të lartë të shish po hetohen nga SPAK për nxjerrje të informacioneve sekrete. Hetimi i nisur ngë janar 2021 bën fjalë për rastin e evidentuar në raportin vjetor të shërbimit sekret, ku vende jo mike kanë tentuar të marrin informacione konfidenciale nga shtetas shqiptarë. Së fundi SPAK ka urdhëruar kontrolle banesash për personave e përfshirë në këtë çështje me qëllim mbledhjen e provave. “Ora News” zbulon dosjen e celulës së spiunazhit në Shqipëri, për të cilën Shërbimi Informativ Shtetëror, përmendi në raportin e veprimtarisë së tij për vitit 2021, që dorëzoi pak ditë…
Analisti Dritan Hila e konsideron Ilir Metën një figurë të konsumuar dhe se sipas tij nuk ka inteligjencën për të qenë kryetar opozite. I ftuar në “Studio Live”, ai u ndal edhe te roli i Sali Berishës, për të cilin u shpreh se po shkon drejt një moshe që e ka të pamundur ta çojë opozitën drejt ringritjes. ‘Berisha do fillojë si Biden tu japë dorën ndonjë ‘fatanzme’. Meta është i konsumuar, nuk ka forcë. Nuk burim për të qenë lider. Mund të jetë kryeministër. Meta nuk ka kapacitete për të qenë lider i këtij vendi, Berisha po shkon drejt…
Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur ditën e sotme në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Lidhur me ngjarjen e rëndë, vdekjen e saj e kanë konfirmuar mjekët emergjentë, të cilët kanë dalë në vendngjarje. Gjithashtu, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku gjithashtu ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë. “Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç”. Nga ana…
Partia Demokratike përcaktoi sot grupet e punës për organizimin e protestës së 7 korrikut të thirrur nga opozita. Në grupin e punës për qarkun e Fierit është edhe emri i deputetit Saimir Korreshi. Mirëpo, mesa duket, deputeti nuk është vënë në dijeni paraprakisht për këtë detyrë. “Epo si vajten keto pune. Te nusja hane e pine e te dhendrri gje nuk dine. Po mire qe na prete kostumin po te pakten te na kishit pyetur per masën”, shkuan ai.
Në muajt e fundit, Brukseli ka parë një rritje të përplasjeve me armë zjarri mes bandave të trafikut të drogës, kryesisht ato shqiptare. Sipas raportit të policisë, që nga fillimi i vitit kanë ndodhur 22 përplasje me armë, nga të cilat njëra ka rezultuar fatale. Raporti u bë i ditur gjatë një konference për shtyp nga zyra e prokurorit publik të Brukselit, së bashku me policinë federale dhe zona të ndryshme të policisë lokale. Ndërkohë, 14 incidente të tjera kanë sjellë plagosjen e një personi, ndërsa në një rast tjetër janë plagosur 2 persona. Gjashtë raste të të shtënave me…