Author: tirana

Vijon rritja e numrit të të infektuarve me covid në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 581 raste të reja, ndërkohë që nuk ka asnjë humbje jete. Njoftimi i MSh: Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore,…

Read More

Pas aksidentit që pësoi në Jordani, ku kishte shkuar me pushime, e që rrezikoi të humbiste krahun, gjendja shëndetësore e Arjan Konomit paraqitet e stabilizuar. “Ka ardh momenti për tu kthyer në shtëpi, pasi kam qëndruar 5 ditë në spital në një gjënde të vështirë pas aksidentit. Më detyroi të ndërpres edhe udhëtimin që kisha ndërmend ta vazhdoja në vende të tjera shumë interesante dhe të panjohura. Krahun e kam mirë dhe shpresoj që mos të kemi probleme gjatë fluturimit”, tha ai. Si pasojë e dëmtimit fizik, Konomi iu nënshtrua një operacioni në spitalin e Ammanit.  “Dua të ndajmë ju…

Read More

Një 50-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës pasditen e sotme. Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se A.Sh, 50 vjeç është vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos.” Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kushërira e Vladimir Putin dhe njeriu i dytë më i pasur i Rusisë, oligarku Vladimir Potanin, janë personat më të fundit të Kremlinit që janë sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Potanin cilësohet si njeriu i dytë më i pasur i Rusisë,  i cili ka blerë asete nga firmat që po largohen nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës. Në deklaratën e qeverisë britanike theksohet se ai “vazhdon të grumbullojë pasuri” që kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës. Banka franceze “Societe Generale”, e cila iu bashkua kompanive të tjera perëndimore që ndaluan aktivitetin e tyre në Rusi, muajin…

Read More

Di Maria duhet të konsiderohet një lojtar i Juventusit. Asi argjentinas, sipas raportimeve italiane, ka rënë në marrëveshje me “Zonjën e Vjetër” për një kontratë njëvjeçare me një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh. Kujtojmë se Di Maria kishte shprehur dëshirën për të luajtur në Spanjë te Barcelona, por skuadra e Barcelonës nuk bëri asnjë propozim, për pasojë ai u detyrua të ndryshojë qëndrim dhe të hyjë në negociata dhe marrëveshje me skuadrën italiane.

Read More

Një aktore videosh pornografike, Rina Arano, 23 vjeçe, u gjet pa shenje jete në një zonë të largët pyjore ne Japoni. Familjarët e Arano deklaruan të humbur aktoren e videove për të rritur pasi kishin disa ditë që nuk kontaktonin me të. Policia nisi kërkimet dhe trupi i saj u gjet i zhveshur, lidhur në një pemë. 23-vjeçarja Rina Arano u parë herën e fundit me 5 qershor me një burrë të panjohur, tre ditë para se të raportohej e humbur. Ajo u kap nga kamerat e sigurisë së stacionit të trenit Ibaraki, teksa hipte në makinë me 33-vjeçarin Hiroyuki Sampei.…

Read More

Ka humbur jetën në moshën 69-vjeçare një nga balerinat e para shqiptare të Baletit në Kosovë, Esma Mulla. Lajmi i trishtë u bë me dije nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, e cila, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se populli shqiptar humbi një artiste të madhe që kontribuoi shumë në art e kulturë. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës.Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm…

Read More

Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër duket se ka qenë shpëtimi i Suida Kukës nga shpërthimi i mundshëm. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se Suida Kuka, ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse në mjetin e saj. Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit. Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk…

Read More

Samiti i NATO-s në Madrid duket se ka bashkuar liderët në dakordësinë për t’i hapur rrugën një koncepti të ri strategjik, ku theksohet se “Rusia është një kërcënim dhe aleanca do t’i përgjigjet veprimeve armiqësore të saj”. “Federata Ruse është kërcënimi më i rëndësishëm dhe më i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe paqen dhe stabilitetin aleat në zonën euro-atlantike. Ajo kërkon të krijojë sfera ndikimi dhe kontrolli të drejtpërdrejtë nëpërmjet shtrëngimit, përmbysjes, agresionit dhe aneksimit. Ajo përdor mjete konvencionale dhe hibrid kundër nesh dhe partnerëve tanë”, shkruhet në pasazhin kryesor kushtuar Moskës në Konceptin Strategjik 2022 të sapo publikuar nga NATO. Në…

Read More

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes penale ndaj Brunilda Bekteshit anëtare e KPK. Ndaj zonjës Bekteshi ishte referuar një kallëzim penal në SPAK nga ish-prokurori Bujar Hoti, i cili pretendon se anëtarja e Vettingut ka konsumuar veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe të falsifikimit të dokumenteve. SPAK kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve.

Read More

Këngëtarja Dafina Zeqiri është kritikuar së fundmi për ndërhyrjet dhe “fillers” në fytyrën e saj. Ajo nuk i ka rezistuar dot komentit të ndjekëses së saj, e cila i shkruan se ndërhyrjet e kanë bërë të duket “fallco”. “Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizuese! Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks apo filler, ejani të flisni me mua”, përgjigjet Dafina. Këngëtarja shtoi se duke qenë…

Read More

Kreu i PD-së Sali Berisha e cilëson historik samitin e NATO-s në Madrid. Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës dhe se anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike. Sipas tij, ai e bën gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurt se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjetër “Samit Historik!Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut mblidhen në një Samit vërtetë historik për këtë Aleancë.Në këtë Samit, pas heqjes së vetos nga…

Read More