Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Evis Kushi. Në një deklaratë për mediat, ajo bëri me dije se ditën e sotme mori pjesë në seancën gjyqësore për një padi të bërë ndaj Kushit, për tezat e provimit të maturantëve që dolën para provimeve. Pas përfundimit të seancës, Vokshi tha se Kushi nuk ishte e pranishme për t’u përballur me provat. “Sot isha në seancë gjyqësore për një padi të ministres Kushi, për denoncimin që kam bërë për nxjerrjen e tezave. ishte seanca e parë që quhet seanca pajtuese, por ministrja Kushi nuk ndodhej. E pata…
Author: tirana
Policia ka ushtruar kontrolle të befasishme në të gjitha akset e vendit. Si rezultat, janë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Konkretisht, janë pezulluar 52 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin deri 188 km/h, në akse, ku limiti i lejuar i shpejtësisë është 90 km/h. Janë vendosur 356 masa administrative, për shpejtësi mbi 20 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit; Gjithashtu, për shkeljet që janë rreziqe potenciale, për përfshirje në ngjarje rrugore, janë vendosur konkretisht: ٠98 masa administrative, për parakalime të gabuara; ٠107 masa administrative, për përdorimi…
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka njoftuar pasditen e së mërkurës për bojkot të përgjithshëm pa afat. Kurse, për masat e sigurisë afati do të jetë 10 ditë. Për avokatët që nuk do të ndjekin bojkotin njoftohet se do të ketë masa disiplinore. Kujtojmë se reagimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë vjen si masë kontestimi për vendimin e KlGJ për Hartën e re Gjyqësore. Kjo e fundit ka marrë dakordësinë edhe nga Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela. Në një deklaratë të dhënë më herët për mediat, kryetari Maksim Haxhia deklaroi se ka bërë një tur në të gjitha Dhomat vendore duke përfshirë…
Sindey Dean është një 27-vjeçare, e cila vendosi të publikojë historinë e saj të dashurisë, për të dhënë mesazhin se duhet t’i jepet fund paragjykimeve për çiftet që kanë diferencë të madhe në moshë. 27-vjeçarja nga Ohio SHBA ka një lidhje dashurie më një burrë 51-vjeçar. 51-vjeçari është baba i ish-partnerit të së resë. Sidney u takua me Paul, kur ishte vetëm 16 vjeçe ndërsa ishte në një lidhje dashurie me djalin e tij. Kur dy të rinjtë u ndanë Sidney vazhdonte të shkonte në shtëpinë e ish-partnerit të saj, ku kalonte kohë me të dhe familjen e tij. Ndjenjat…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tjetërsimi i pronës në qendër të Tiranës, ku u pezulluan nga detyra shtatë zyrtarë të Kadastrës së Tiranës me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Ata akuzohen se tjetërsuan pronën në bashkëpunim me dy vëllezërit Endri dhe Elvis Turtulli, të cilët janë nën hetim. Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, nga tërësia e hetimeve rezulton se shtetasja Vojsava Kruja, është mashtruar nga dy djemtë e saj duke iu zhveshur dhe duke iu tjetërsuar prona Hotel “Europa” e ndodhur në Rrugën “Reshit Çollaku”. Procesi i zhveshjes nga prona dhe i tjetërsimit të…
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë thirrje për ndarjen e rrugëtimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, nëse integrimi evropian i Shkupit has në pengesa dhe vështirësi. Vetëm disa ditë pas heqjes së vetos bullgare, por ende në ngërç për shkak të komplikimit të bisedimeve dhe pranimit reciprok të dy vendeve të propozimit francez për bisedime, vjen kjo deklaratë e kreut të Qeverisë italiane, e cila sjell një dritë shprese për Tiranën zyrtare, në gjetjen e mbështetjes nga një vend i fuqishëm evropian. Këtë qëndrim të Romës, Draghi ia ka paraqitur edhe homologëve të tij gjatë takimit të fundit…
Dashi Nuk këshillohet të ndryshoni rrjedhën e zakonshme të jetës dhe mbi të gjitha të përfshiheni në aventura financiare, pasi ka gjasa të keni rezultate negative. Nuk është dita e duhur për të bërë deklarata dashurie, pasi mund të mos merrni përgjigjen që ju shpresoni. Demi Mos luftoni me fatin. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Përpiquni të çliroheni nga problemet e pazgjidhura. Komunikoni më shumë në familje, sidomos me fëmijët tuja. Gjithashtu, pranoni këshillat që ju japin të afërmit dhe mos u nxitoni me vendimet tuaja. Binjakët Mos bini preh e fiksimeve. Adresoni problemet tuaja, vini rregullat në shtëpi dhe…
Horror mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur në Gjermani të martën. Policia tha se një person u arrestua pasi dyshohet se la një kokë njeriu në një gjykatë të rajonit të Bonn-it. Disa qindra metra më tutje autoritetet gjetën një trup të pajetë ku policia thotë se i përket kokës së prerë. Kufoma ishte hedhur në lumin Rhine. I arrestuari është një 38-vjeçar nga Bonn-i. Autoritetet nuk kanë pikasur asnjë aktivitet të dyshimtë në zonë dhe po kërkojnë për dëshmitarë. Deri tani mbetet enigmë se çfarë ka ndodhur.
Edhe pse jo fizikisht pjesë e Samitit të NATO-s, një mesazh nga Presidenti i Ukrainës erdhi. “Qëllimet e Ukrainës janë saktësisht të njëjta me ato të Aleancës”, është komenti në “Telegram” i Volodymyr Zelensky për punën e samitit të NATO-s që po zhvillohet në Madrid. “Ne jemi të interesuar për sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin evropian, në botë”, tha Zelensky.
Vajza modele e artistes botërore Madonna, Lourdes Leon mbylli shfaqjen e Marine Serre në pistën të shtunën, duke veshur sendet e saj me një kostum të ngushtë të mbuluar me stampimin e hënës të etiketës. 25-vjeçarja ka vendosur gjithashtu plot bizhuteri ari, duke përfshirë shtresa gjerdanësh dhe rripash zinxhirësh, byzylykë të vendosur lart në kyçet e duarve dhe vathë të varur. Fëmija më i madh i mbretëreshës së popit ka bërë bujë të madhe në botën e stilit që kur eci në pistën e saj të parë për Gypsy Sport në Javën e Modës në New York në vitin 2018.
Qytetarët e Elbasanit ishin sot dëshmitar i një arrestimi të beftë në qendër të qytetit, teksa ra në prangat e bluve Thanas Beko, një person me precedent të mëparshëm kriminal. Beko para dy ditësh është përfshirë në një konflikt me një person tjetër por pa e cilësuar konkretisht natyrën e konfliktit dhe personin tjetër. në shtator të vitit 2019 Bejko u akuzua për “Vjedhje me dhune” e kryer në bashkëpunim dhe “Heqja e paligjshme e lirise” e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan. Asokohe Bejko u…
Meteorologu Elvi Jahaj nga Shërbimi meteorologjik ushtarak tregon sesi do të jetë moti gjatë ditëve në vijim. “Sot temperaturat në vlerat maksimale arrijnë në38 gradë ndërsa të enjten e të premten, do të vijojnë temperaturat e larta por do të ketë edhe lagështi. Do të ketë edhe reshje me intensitet të ulët”. Në fundjavë nuk do të mungojnë temperaturat e larta për këdo që do të kalojë ditët e pushimit duke marrë rreze dielli në plazh apo pishina. Muaji korrik do të jetë i nxehtë se nga e hëna, temperaturat do të arrijnë mbi 41 gradë celsius në vendin tonë.