Një burrë, rreth 60 vjeç është gjetur i mbytur së fundmi në Durrës. Burime bëjnë me dije se ai është gjetur i mbytur në zonën e Vollgës. Ende nuk është identifikuar viktima. Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa trupi është dërguar në morgun e qytetit.
Author: tirana
Si pasojë e dëmtimit të disa fiderave të NST Traktora nga punimet e një subjekti publik, kanë mbetur pa energji disa zona në Tiranë. Sipas një njoftimi nga OSHEE, pa energji kanë mbetur pjesërisht: Qesarakë, rrugët “4 Dëshmorët”, “Bajram Curri”, “Riza Cerova”, “Kongresi i Manastirit”, zona pranë gjimnazit “Çajupi”, rrugët “11 Shkurti”, “Bardhyl”, “Hoxha Tahsim”, zona “Kodra e Priftit”, rruga “Sitki Çiço”, Shkozë dhe zona pranë Freskut. Grupet e avarisë së OSSH Tiranë janë në terren duke riparuar rrjetin e dëmtuar për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike, thuhet në njoftim.
Komisioni i Ligjeve kërkoi takim me Komitetin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, por nuk u mbajt sepse e anuloi vetë. Kjo mbledhje u kërkua pasi harta e re gjyqësore ka çuar në kaos disa gjykata në vend pasi avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore. Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia thotë se i vjen për të qeshur pasi e kishte menduar që mbledhja do të anulohej që kur u shty herën e parë. “Të hënën që kaloi ishim lajmëruar që të nesërmen do ishim në një dëgjesë në Komisionin e Ligjeve për qëndrimin tonë. Çuditërisht ishte dhe e…
Kompania hungareze “4iG Plc” njoftoi në 8 dhjetor 2021 zyrtarizimin e marrëveshjes për blerjen e 80.27% të aksioneve të kompanisë Albtelecom, që zotëroheshin nga konsorciumi turk CETEL. Pak javë më vonë, në 23 dhjetor 2021, kompania njoftoi edhe arritjen e marrëveshjes për blerjen e 98.5 për qind të aksioneve të kompanisë që zotëron One Telecommunication. “Blerja shënon një tjetër hap në strategjinë e zgjerimit të 4iG në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën zyrtare të 4iG. Kompania tha se priste miratimin nga autoritetet vendase, pas të cilit ajo do të ishte “lojtari më i madh në sektorin e telekomunikacionit në Shqipëri”. Por…
Partia Demokratike ka hapur sot selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët. E para që e ka marrë fjalën, është mjekja stomatologe Artemisa Halili, e cila u ka përcjellë një mesazh qytetarëve, duke argumentuar arsyet pse do të bashkohet me Partinë Demokratike dhe shoqërinë civile në protestë më 7 korrik. Fjala e plote Unë jam Artemisa Halili, stomatologe, nënë e një vajze 6-vjeçare. Si profesioniste e lirë, ndeshem përditë me një barrë pengesash, të cilat vijnë të gjitha nga keqmenaxhimi shtetëror. Janë këto shtrëngesa që më shtyjnë t’i bashkohem protestës së Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile me 7 korrik. Aktualisht,…
“Alo… ka hajdut në shtëpi”! Kjo ishte telefonata alarmuese që morën karabinierët në provincën e Frosinones në Itali, teksa një burrë i shqetësuar i ka njoftuar pasi më herët fqinjët e tij e kishin lajmëruar se kishin dëgjuar zhurma nga banesa. Burri italian ishte larguar nga shtëpia e tij në Ceccano për arsye pune, por mori një telefonatë nga fqinjë, të vilët me bindje i thanë se një hajdut po hynte në shtëpinë e tij. Burri më pas njoftoi karabinierët dhe së bashku me ta u kthye në shtëpinë e tij, por në vend që ta gjente të grabitur, u…
Ish-nënkryetarja e PD-së, deputetja Jorida Tabaku ka vijuar me akuza ndaj qeverisë të cilën e konsideron si qeveri të oligarkëve teksa shprehet se korrupsioni ëhstë kthyer në rrezik kombëtar. Tabaku shprehet se 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është një kërcënim i lartë apo shumë i lartë për Shqipërinë, ndërkohë që as 15% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën. “Korrupsioni rrezik Kombëtar! 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është rrezik për sigurinë në Shqipëri. Mbi 87% e shqiptarëve besojnë se korrupsioni është një kërcenim i lartë apo shumë i lartë për Shqipërinë ndërkohë që as 15% e shqiptarëve mendojnë të kundërtën.…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka lënë pa komentuar situatën e krijuar në mediat spanjolle, pasi kryeministri Edi Rama takoi mbrëmjen e djeshme mbretin e Spanjës, King Felipe VI. Berisha e quan Ramën si të parëndësishëm, dhe se pas 9 vitesh që ka në pushtet asnjëri nuk e di se kush është ai.
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë, gazi e benzina nuk ndryshojnë. Nafta do të shitet me 249 lekë/litri nga 255 lekë/litri. Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, pra 83 lekë/litri, ndërsa benzina do të tregtohet me 242 lekë/litri . Njoftimi i plotë Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH…
Mëngjesin e sotëm mediat kanë shpërndarë fotot nga pritja e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda, në pritjen që iu rezervua në Pallatin Mbretëror nga mbretëresha Letizia e Spanjës dhe mbreti Felipe VI, në kuadër të Samitit të NATO-s që mbahet në Madrid. Duke lënë mënjanë kontekstin politik të vizitës, ajo që bie në sy, janë krahët e mbretëreshës 49- vjeçare. Nga një kërkim i thjeshtë në Google, gjen se muskujt e mbretëreshës janë “të famshëm”. Për dietën dhe ushtrimet e saj është folur shumë në mediat spanjolle. Por përtej shijeve personale që shumëkush ka (dëgjohet shpesh të…
Në Saimitin e NATO-s në që mbahet sot dhe nesër në Madrid, kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Kreu i qeverisë ka ndarë video nga momenti kur i afrohet Biden e më pas i komunikon diçka. Duke e prekur në kurriz, Rama mundi t’i merrte vëmendjen Biden, e më pas t’i thotë diçka.
Mbreti i Spanjës dhe Mbretëresha Letitia, mbajën mbërmjen e djeshme një darkë në Pallatin e Madridit për liderët e vendeve anëtare në NATO, dhe në tavolinë kishte shumëllojshmëri ushqimesh. Shefi i famshëm madrilen Paco Ronthero, perdori ullinj, briosh me ton, peshk levrek me qumësht tigri (salcë e famshme peruane), karavidhe me vaj ulliri, taco me mish viçi të ëmbëlsuar dhe salmon të tymosur. Në tavolinë nuk munguan edhe brusketat me karkaleca me hudhër, misër të pjekur me avokado, kroketa merluci të skuqur. Pjata kryesore ishte merluci me lëng trofte me tapiokë (niseshte), ndërsa për ëmbëlsirë kishte kokos me mente dhe…