Author: tirana

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez thotë se marrëdhënia e NATO-s me Rusinë ka ndryshuar nga një partneritet, në një kërcënim kyç. “Nëse shikojmë prapa në vitin 2010, koncepti strategjik i NATO-s i dekadës së kaluar u miratua në Lisbonë. Ajo e quajti Rusinë një partner strategjik. Tani, në të kundërt, koncepti strategjik (NATO) i Madridit do ta quajë Rusinë kërcënimin kryesor për aleatët”,-tha Sanchez pak para seancës hapëse të Samitit të NATO-s në Madrid.

Read More

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë shqiptarësh që merreshin me grabitjet e banesave. Mësohet se shqiptarët kishin në shënjestër zonat e provincës toskane, në Firence, Siena dhe Arezzo. Së fundmi bënë një goditje në Londo, por kjo do të rezultonte fatale për arsye se ishin nën vëzhgim nga policia. Të arrestuarit janë të moshave 46, 49 dhe 53 vjeç. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura, por mësohet se banonin të gjithë në Firence. Shqiptarët u kishin krijuar probleme prej disa kohësh autoriteteve italiane. Ata vidhnin banesa dhe hotele ku qëndronin turistë. Gjithçka nisi dimrin e shkuar, kur pati…

Read More

Fituesit e fazës së tretë të Olimpiadave Kombëtare 2021-2022 për arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë kanë marrë certifikatat e tyre gjatë një ceremonie festive të organizuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Aty merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Zëvendësministrja, Nina Guga, Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla, nxënësit fitues të olimpiadës, mësues, prindër, nxënës të Liceut Artistik dhe shkollës së Baletit. Gjatë fjalës së saj, ministrja Kushi u shpreh se vizioni dhe misioni është që të ofrojmë arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe të barabartë. “Ne…

Read More

Prokuroria e Tiranës pezullon 7 zyrtarë të Kadastrës për shpërdorim detyre, pasi akuzohen se tjetërsuan godinën në qendër të Tiranës dhe e legalizuan si hotel. NJOFTIMI Ne vijim nga ana e Prokurorit Bledar Valikaj jane kerkuar me date 23.06.2022 dhe me me pas te miratuara nga ana e Gjykates me date 27.06.2022 masat e sigurise ndaj shtetasve si me poshte: B B si person I dyshuar per kryerjen e vepres penale te ‘‘Shperdorimit te detyres‘‘ parashikuar ne nenin 248 te K.Penal Masa e sigurise “Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit te nje detyre…

Read More

Për mbylljen e gjykatës dhe hartës së re gjyqësore, këtë të mërkurë avokatët në Pogradec kanë dalë në protestë. Ata tregojnë se do të vijojnë bojkotin dhe janë në pritje të vendimit të Dhomës Kombëtare të avokatisë. Për ta mendohet të shkohet deri në pezullim licencash. Në protestë janë edhe qytetarët të cilët shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë kostot gjyqësore. Ata e kanë cilësuar këtë hartë të re një turp dhe kriminale për komunitetin e Pogradecit.

Read More

Në Madrid të Spanjës ka nisur punimet Samitit i NATO-s. “Përballemi me sfidën më të madhe që prej Luftës së Dytë Botërore”,-tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë fjalës së tij në nisje të atij që e cilësoi një samit historik dhe transformues. Për të Rusia përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, dhe shpresoj që shtetet anëtare të shprehen qartë lidhur më këtë. Plani i ri strategjik i aleancës, sipas Stoltenberg, do të reflektojë edhe një realitet të ri lidhur me Kinën. Shefi I NATO-s tha se nuk e konsideron Pekinin si kundërshtar, por pret që aleatët…

Read More

Për të ndihmuar Ukraninën në luftën kundër Rusisë, aleatët e NATO-s do të vijojnë të furnizojnë vendin me armë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Madrid. “Është mirë që vendet që janë mbledhur këtu, por edhe shumë të tjerë, japin kontributin e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet, duke ofruar mjete financiare, ndihmë humanitare, por edhe duke ofruar armët që Ukraina i duhen urgjentisht”,-tha Scholz për mediat teksa mbërriti për ditën e dytë të samitit të NATO-s. Po ashtu ai tha se “Mesazhi është: Ne do të vazhdojmë ta…

Read More

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për shtetasin Shaban Hersi, pasi ndaj tij kishte dyshime për transaksione financiare me qëllim pastrimin e parave. Sipas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se “shtetasi Shaban Hersi me veprimet e kryera nepermjet transferimit te shumes prej 145.072 Euro, ne llogarine bankare te subjekti Sh. H. PF, shume e cila dyshohet se rrjedh nga aktiviteti kriminal, duke e paraqitur sikur kjo eshte pjese e pageses se faturave per sherbime te pakryera, apo investimit qe do te kryhej nga kompania italiane “YYYYYY” SRLS, ka konsumuar me dashje direkte elementët e vepres penale “Pastrimi i…

Read More

Kryeminstri Edi Rama ka mbërritur në Samitin e NATO-s që do të mbajë punimet sot edhe nesër. Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale momentin kur mbërrin në ambientet ku do të zhvillohet samiti. Në Samit, Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Read More

Shqipëria hyn ndër vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve të parakoshme nga kanceri i shkaktuar nga faktorë mjedisorë. Krahas vendeve të Ballkanit dhe Turqisë, vendin ynë bën pjesë në zonën më kritike në këtë kuadër, ndonëse të dhënat e vendosin mbarë Europën në një zonë shumë problematike. Konkretisht ndonëse Europa ka 10% të popullsisë së botës, raporton 20% të vdekjeve nga sëmundjet kanceroze. Shkaqet mjedisore që lidhen me kancerin janë ndotja e ajrit, përdorimi i duhanit të kategorisë së dytë dhe radiacioni. Vdekshmëria e lidhur me këtë lloj sëmundshëmrie nga mjedisi ishte 5%. Një raport i Agjencisë Europiane…

Read More

Partia Demokratike hap dyert për qytetarët, ku sipas njoftimit nga zyra e shtypit dhe komunikimit, nga sot të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë. Njoftimi nga zyra e shtypit dhe komunikimit Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët. Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra,…

Read More