Author: tirana

Pas shumë qëndrimesh të forta dhe kundërshtuese, Turqia më në fund hoqi dorë nga vetoja që pengonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, por kjo pasi firmosi një marrëveshje që e kërkonte prej kohësh. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, dëshironte dhe arriti që dyshja nordike të ndryshojë qëndrimin ndaj grupeve kryengritëse kurde që Turqia i konsideron terroristë. Kërkesat e Turqisë Kërkesat kryesore të Turqisë, të cilat erdhën si befasi për aleatët e NATO-s në fund të majit, ishin që vendet nordike të ndalonin mbështetjen e grupeve militante kurdë të pranishme në territorin e tyre dhe të hiqnin ndalimet e…

Read More

“Nuk kam asnjë konflikt me askënd”. Ka qenë kjo deklarata e Suida Kukës, drejtoreshes së Operatorit te Kujdesit Shëndetësor Shkodër, e cila dyshohet të ketë qenë shënjestra e një atentati me tritol. Nga sa mësohet lënda plasëse e cila ishte e vendosur poshtë automjetit të Suida Kuka ka qenë e mbështjellë me një pako të kroisantëve “Molto”, dhe sipas grupit hetimor kishte të integruar edhe pajisjen e telekomandimit të shpërthimit. Nga ana tjetër nuk është e qartë se si është kuptuar që poshtë mjetit tip “Range Rover” është një pako e dyshimtë. Pasi ka qenë vetë Suida Kuka e cila…

Read More

Gjatë një lidhje me video në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë mbrëmjes së djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti se Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit dhe se duhet të krijohet një gjykatë për të gjykuar veprimet e saj të përditshme terroriste.

Read More

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte një grua”, tha kryeministri britanik në lidhje me konfliktin e armatosur që tashmë ka hyrë në ditën e 126 të tij. Po ashtu Johnson theksoi edhe se pushtimi “i çmendur” ishte një shembull i përsosur i maskilitetit toksik dhe bëri thirrje për më shumë gra në pushtet. Komentet e Johnson erdhën përpara takimit të NATO-s ku aleatët do të diskutojnë se si t’i përgjigjen kërcënimeve të ardhshme. Në samitin në Madrid, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do t’u bëjë thirrje anëtarëve të tjerë të aleancës që…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Spanjë ku do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe të enjte në Madrid. Rama së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në Samit, sot do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidenti i qeverisë së Mbretërisë së Spanjës Pedro Sanchez. Në vijim, Kryeministri Rama do të ndjekë seancën plenare të Samitit, ku të pranishëm do të jenë edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Fjala e hapjes…

Read More

Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe liderëve të tjerë botërorë në lokacionin e sigurisë së lartë të NATO-s, në periferi të Madridit të martën, zyrtarët ndërkombëtarë dhe gazetarët u çuditën teksa panë “sallatën ruse ” në krye të menusë së restorantit brenda kompleksit ku zhvillohet takimi. Përzierja e bizeleve, patateve, karotave dhe majonezës është një element kryesor në menutë e restoranteve spanjolle, por përpara një samiti në të cilin Rusia pritet të etiketohet si një kërcënim sigurie në konceptin e ri strategjik të aleancës, pas pushtimin e Ukrainës, pjata shkaktoi jo pak batuta. “Sallata ruse në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrid në kuadër të Samitit të NATO-s që mbahet sot dhe nesër, ku mbrëmë ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, u pritën nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samit. “Mirëmëngjes, dhe me këtë moment të hyrjes në pritjen e organizuar mbrëmë nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama. Më shumë se…

Read More

Dashi Dita e mërkurë fillon paksa e ndrydhur për shkak të Hënës e cila është disonante në dashuri. Në punë ndjeheni të shkathët dhe tani mund të filloni projekte të reja. Hajde, koha është tani, duhet të përfitoni! Demi Nëse jeni beqar, duhet të shikoni përreth sepse shpirti juaj binjak mund të jetë afër. Nuk duhet të jeni të turpshëm. Në punë, rikonfirmime të pritshme apo ndoshta projekte të reja. Yjet në pozicion të mirë për profesionistët e lirë! Binjakët Epo dashuria është on the top, qielli premton gjëra të mëdha duhet të tregoni më të mirën. Në punë, përpiquni…

Read More

Kjo e mërkurë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare pasdite në juglindje të pasuara nga reshje lokale. Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 18-24 gjatë ditës 33 °C në veri deri në 33-38°C në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 -12 m/sek dhe dallgëzim 3-4 ballë në det të hapur.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Fier, në afërsi të fshatit Velmish. Një punëtor që punonte në një firmë për asfaltimin e rrugëve është përplasur nga një makinë në rrugën nacionale Poshnje-Roskovec. Mjeti që përplasi punëtorin ishte “Pegouet” me targa AA 067 GM. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Read More

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri. Mundësi Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë. Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit. Kështu suksesi i parë kuqezi në Oran mban firmën e sportit të mundjes. Zelimkhan Abakarov siç dihet është një sportist nga Çeçenia, i afruar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe i pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë.

Read More

Policia greke është duke hetuar vrasjen e një 84-vjeçareje në Patisia, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar. Dy grekë dhe tre shqiptarë kishin ndjekur të moshuarën në banesën e saj në rrugën Myliaraki kur ajo po kthehej nga furra ku kishte shkuar për të blerë bukë. Pasi kanë rrëmbyer atë që kanë gjetur në banesë janë zhdukur. Në fakt, njëri prej të akuzuarve tashmë është i burgosur në Angli për krime të tjera, ndërsa një bashkëpunëtor i tij ndodhet në burgun e Korydallos. Ajo që ka ndodhur tragjikisht brenda banesës është kuptuar nga djali i të moshuarës,…

Read More