Një i ri shqiptar ka vrarë një shtetas turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës në Kiel. Sipas mediave gjermane Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof. Ai vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për ta shpëtuar.
Author: tirana
Ambasadorja Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Turqisë, e cila ka rënë dakord të mbështesë aplikimet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se Presidenti Putin donte ta dobësonte NATO-n me luftën e nisur në Ukrainë më 24 shkurt 2022, por ai vetëm sa e ka bërë më të fortë. “Presidenti Putin donte të dobësohej NATO me këtë luftë. Në vend të kësaj, NATO është më e fortë, më e bashkuar dhe në prag të zgjerimit”, shkruan Kim.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se do të bashkojë forcat me ish-kryeministrin Sali Berisha në protestën e 7 korrikut, e thirrur nga ky i fundit. Në studion e emisionit “Politico”, Kryemadhi ka thënë se, pjesëmarrja në protestë, nuk është vetëm detyrim politik, por shoqëror e njerëzor “Sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj çdo proteste, çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestës. Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë…
Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur për pasuritë e tij dhe të familjes së tij gjatë një takimi që ka zhvilluar me anëtarë të shoqërisë civile. Në fjalën e tij, Berisha është shprehur se ai ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më shumë se sa kishte në periudhën e komunizmit si dhe një shumë prej 100 mijë eurosh në llogari. Përsa i përket familjarëve të tij, Berisha tha se prej 9 vitesh, Edi Rama i ka kontrolluar, por nuk ka gjetur asgjë të paligjshme. “Pasuritë e politikanëve janë për t’u kaluar në shoshë. Luftoj ditë e natë për këtë…
Kreu i demokristianëve Nard Ndoka, ka ironizuar keq isëh-kryetarin e PD Lulzim Basha. Përmes një shënimi në rrjetin social twitter, ai e quan Bashën “fytyrë m*”. “I shkoj jeta Lulit duke sabotu protestat kundër Ramës. Prap ti mor ftyrë mut”, shkruan Nard Ndoka. Më 7 korrik ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një proteste në Tiranë.
“Gjergj Luca më ka rrëmbyer pronën për ta bërë parking”. Kështu denoncoi një pedagog informatike nga Elbasani gjatë tryezës së organizuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha me aktivistë të shoqërisë civile këtë të martë. Pedagogu tha se Luca ka mbështetjen e Qeverisë dhe të Edi Ramës dhe shkel çdo ligj e të drejtë pronësie të qytetarëve të tjerë në Elbasan. “Bën mbledhje qeveritare te Luca. Nuk kemi një qendër shëndetësore, një kopsht për fëmijët. Kur Luca më rrëmben pronën për ta bërë parking, i kam kërkuar kreut të bashkisë që hajde merre këtë pronën bëje një shkollë për komunitetin dhe jo…
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi në internet, madje me pasoja të rënda financiare. Kamber Dervishaj ka paguar plot 20 mijë euro, pasi persona të ndryshëm e kanë kontaktuar në rrjete sociale me qëllim për t’i dhuruar një shumë prej 720 mijë eurosh. Personat që qëndronin pas kompjuterit apo pas telefonit hiqeshin si një qytetare franceze, e cila pretendonte se ishte në ditët e fundit të jetës dhe donte të dhuronte këtë shumë prej 720 mijë eurosh. Nga kjo shumë, një pjesë ishte për kishat, xhaminë dhe, pjesa tjetër për qytetarët. Ajo i ka shkruar vlonjatit…
Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin e përbashkët të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Presidenti i Finlandës Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”. Në një deklaratë të Presidentit Niinisto thuhej: “Memorandumi ynë i përbashkët nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të dhënë mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit. Të bëhemi aleatë të NATO-s do ta forcojmë më tej këtë angazhim. Gjatë javëve të fundit, Turqia ka ngritur shqetësimet e saj…
Drejtuesja politike e qarkut Dibër Belinda Balluku siguron se transformimi në Mat do të vijojë edhe në katër vitet e ardhshme. Nga Mati ku u prezantuan kandidatët për kryetar të PS, Balluku theksoi se kjo bashki nën drejtimin e kryebashkiakut Agron Malaj ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme që kanë sjellë dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve. “PS është padyshim forca më e madhe dhe është ajo forcë e cila ka sjellë ndryshimin. Dhe nëse flasim për ndryshim, nëse flasim për rezultate, mund të flasim pa frikë në këtë qytet, në bashkinë e Matit. Në bashkinë e…
Ura e kalimit nga nxënës në student janë provimet e maturës shtetërore dhe rezultatet që arrijnë maturantët në secilën lëndë. Janë pikërisht këto rezultate të lëndëve të detyruara dhe atyre me zgjedhje të cilat shndërrohen në profesionin e ardhshëm. Pavarësisht rëndësisë së rezultateve në lëndët e detyruara, lëndët me zgjedhje janë ato të cilat përcaktojnë degën e preferuar në universitet. “Scan Intel” ka bërë një analizë të rezultateve të lëndëve me zgjedhje për të parë se si kanë dalë maturantët në lëndët që ato vetë i kanë zgjedhur dhe të cilat janë pëcaktuese për drejtimin e profesionit që duan. Sipas…
Qendra Funksionale e Monitorimit të Rrezikut në Rajonin e Lombardisë ka dhënë alarm portokalli (rrezik mesatar) në pritje të shtrëngatave. Reshjet e para filluan në mëngjes dhe ekziston rreziku për shtrëngata deri mëngjesin e së mërkurës. Disa zona u goditën nga breshëri, në zonën e Varese kokrrat e breshërit ishin në madhësinë e kajsive dhe goditën rrugët e shtëpitë. Mediet italiane shkruajnë se ishte e nevojshme ndërhyrja e borëpastrueseve.
Pas lajmit se pranë mjetit të ndaj ishte vendosur eksploziv, gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja ka kontaktuar me drejtoreshën Suida Kuka. Ajo ka deklaruar se për ngjarjen u informua nga policia, teksa zhvillimet më pas i ka ndjekur nga media. Policia ka njoftuar dhe drejtoreshën për ngjarjen, duke i kërkuar që të largohet bashkë me stafin nga institucioni.