Author: tirana

Dy persona janë konfliktuar në ambientet e një lokali në Maliq, sherr i cili përfundoi me plagosje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në fshatin Bregas, Maliq. Të plagosur kanë mbetur G.M rreth 35 vjeç, banues në Bregas dhe B.P, 40 vjeç. Mësohet se ata kanë qenë të dehur dhe për motive banale janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read More

Një fëmijë 1 vjeç është rrëzuar nga ballkoni i banesës së tij. Momenti është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, ku shfaqet fëmija teksa përplaset në shpinën e një shitësi, i cili po qëndronte në trotuar. Heroi, Ruhi Asci, po qëndronte para dyqanit, kur fëmija rrëzohet nga kati i dytë, “pengohet” nga shpina e shitësit, dhe më pas bie në tokë. I habitur, Ruhi kthehet dhe gjen foshnjën, të quajtur Khatira Amiri, në tokë. “Në fillim mendova se më kishte rënë një vazo me lule. Kur u ktheva, kuptova se ishte një fëmijë. Ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe ata…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka komentuar postimin e deputetit socialist Erion Braçe i cili ka shkruar një ditë më parë se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak. Rama ngre pyetjen ‘më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon’. “Shqipëria, meqë kemi dëgjuar shumë, që qumështi falimentoi, ikën lopët, Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Më thoni ku ikën.Nëse shikojmë realitetin me shifrat e konsumit ne na dalin pyetje të tjera, si bëhen statistikat, si janë regjistruar miliona lopa që u zhdukën, kanë ngordhur?…

Read More

Komediani Albano Bogdo i ka befasuar të gjithë me veprimin e tij. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Albano Bogdo i ka qethur flokët zero dhe është depiluar “live” në TikTok për shkak se një person i quajtur “fabio_lala” në TikTok i ka dhuruar katër luana, e cila është dhurata ku fiton më së shumti lekë. Pra, për 4 luana në TikTok, Albano Bogdo e bëri kokën qeros. Siç duket, komediani ka menduar ta bëjë tani këtë veprim edhe për shkak se nuk do dalë për ca kohë në televizion, pasi përfundoi sezoni i “Klanifornia-s”. Kujtojmë se dënimet në…

Read More

Bakteret Në gojë ndodhen shumë baktere të cilat për trupin e të rriturit nuk janë të rrezikshme, por për të porsalindurin po! Edhe në duar duhet të evitohen pasi fëmija i fut në gojë dhe për pasojë fut bakteret në organizëm. Herpesi Bëhet fjalë për puthjet në gojën e të porsalindurve, pasi krahas baktereve mund të transmetohet tek fëmija një herpes, i cili për beben është një virus i rrezikshëm. Rreziqet më të mëdha janë në nivelin neurologjik si edhe në vetë humbjen e jetës. Shkaktohet konfuzion Psikologët nuk e këshillojnë puthjen e fëmijës në buzë, qoftë edhe nëse bëhet…

Read More

Asnjë nga bankat që operojnë në Shqipëri nuk klasifikohet me risk të ulët në fushën e pastrimit të parave. Sipas vlerësimit që u është bërë 12 bankave të sistemit tonë nga Banka e Shqipërisë, rezulton se pjesa 7 kategorizohen me rrezik të lartë dhe 5 me të mesëm. Ky raport është përkeqësuar krahasuar me një vit më parë, ku 7 banka klasifikoheshin me risk të mesëm dhe 5 me rrezik të lartë. Banka e Shqipërisë ka ushtruar kontrolle në 2 banka bashkë me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Në një rast, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave…

Read More

Një pako e dyshimtë është evidentuar këtë të martë në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër. Punonjësit e policisë kanë rrethuar zonën dhe pritet mbërritja e forcave xheniere për të kryer verifikimet e nevojshme. Nuk dihet ende se çfarë ndodhet brenda pakos. “Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen ‘Vojo Kushi’ Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, sqaron policia.

Read More

Horoskopi i Dashi: Dita e mërkurë 29 fillon paksa e ndrydhur për shkak të Hënës e cila është disonante në dashuri. Në punë ndjeheni të shkathët dhe tani mund të filloni projekte të reja: hajde, koha është tani, duhet të përfitoni! Horoskopi i Demit: Nëse jeni beqar, duhet të shikoni përreth sepse shpirti juaj binjak mund të jetë afër: nuk duhet të jeni të turpshëm. Në punë, rikonfirmime të pritshme apo ndoshta projekte të reja: yjet në pozicion të mirë për profesionistët e lirë! Horoskopi Binjakët: Epo dashuria është on the top, qielli premton gjëra të mëdha: duhet të tregoni…

Read More

Në një video të publikuar nga Policia, drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë imazh nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor. Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë bën të ditur se nëpërmjet kësaj videoje, ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor!

Read More

Në të kaluarën, aktori Brad Pitt ka treguar se ka një problem me mjediset e populluara. Ai përpiqet të kujtojë njerëzit, të njohë fytyrat e tyre dhe ka frikë se njerëzit kanë një mendim të gabuar për të: se ai është i përmbajtur, i paarritshëm, i zhytur në vetvete. Por e vërteta është se ai dëshiron të kujtojë njerëzit që takon dhe i vjen turp që nuk mundet. Ai nuk është diagnostikuar zyrtarisht, por mendon se mund të vuajë nga një gjendje specifike: prosopagnosia, një paaftësi për të njohur fytyrat e njerëzve që njihet ndryshe si “verbëri e fytyrës”. “Askush nuk…

Read More

Ish-kreu i Bashkisë Dibër, Muharrem Rama u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku u thirr për arsye që mbeten ende misterioze. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte 2 mijë lekëshi që i ka dalë nga xhepi i pantallonave. Fotoja është publikuar nga gazetarja Anila Hoxha, e cila shkruan: “Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës ishte aq i emocionuar kur po hynte në prokurori, sa dhe 2 mijë lekëshja që kishte në xhep deshi të dalë nga astari.”

Read More

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar. Regjimi UshqimorYndyrnat e ngopura, të gjetura në ushqime si mishi i kuq, qumështi, por gjithashtu edhe disa produkte, të tilla si biskotat, rrezikojnë të rrisnin nivelin e kolesterolit të keq në gjak. MbipeshaTashmë dihet se mbipesha është një nga arsyet kryesore që lidhet ngushtë me kolesterolin e keq në…

Read More