Romelu Lukaku ka mbërritur në Itali në vigjilje të aventurës së tij të dytë me Inter. Sulmuesi pritet të kryejë vizitat mjekësore në orët e ardhshme, para se të veshë zyrtarisht edhe njëherë ngjyrat zikaltër. Belgu vjen me anë të formulës së huazimit për 1 vit nga Chelsea, teksa dështoi të shfaqte cilësitë me londinezët ndërsa italianët pasi e shitën për 100 milionë euro tashmë paguajnë vetëm tetë milionë euro në drejtim të Bluve të Londrës. Sakaq, sapo ka shkelur në Milano, Lukaku është pritur nga tifozë të shumtë të Inter të cilët kanë nisur menjëherë të thërrasin në kor…
Author: tirana
Neritan Liçaj konfirmon pjesëmarrjen e tij në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik. Në takimin me ish-kryeministrin, aktori pohoi se do të protestojë për rrëzimin e kësaj qeverie pa asnjë kusht. Sipas tij, nëse Shqipëria synon të bëhet pjesë e BE-së, do të duhet të futet me një qytetërim të vetin.“Kauza ime është fare e thjeshtë, është Shqipëria. Të gjithë e duam këtë vend. Kauza tjetër kush? Është Shqipëria në Evropë. Nëse ne do të futemi në Evropë, nuk do të futemi vetëm me institucione, por do të futemi edhe me një qytetërim tonin, që është shqiptaria.…
Nga sezoni 2022-2023 mund të ketë një play-off të Scudettos. Presidenti i Federatës Gabriel e Gravina kishte kohë që po shtynte ndryshimin dhe ai u zyrtarizua sot në një mbledhje të Këshillit Federal. Nëse dy skuadra përfundojnë në nivel pikësh në krye të tabelës, atëherë ato do të kalojnë në një play-off për të vendosur se kush e merr titullin e Serie A. Nuk do të ketë kohë shtesë, kështu që nëse barazohen pas 90 minutash, shkon direkt në penallti. Kjo do të zbatohet vetëm për titullin e Serisë A, kështu që nëse skuadrat janë në të njëjtat pikë në…
Thirrjes së Sali Berishës për të protestuar kundër qeverisë i është bashkuar edhe aktori Mehdi Malkaj. Gjatë një takimi që Berisha zhvilloi me aktivistët, Malkaj tha se protestat kundër qeverisë të bëhen si qëndresa për Teatrin Kombëtar. Ai kujton kohën e shembjes së godinës së teatrit, për të cilën tha se policia shkoi dhe rrahu protestuesit. “Unë personalisht do u këshilloja një gjë. Do të thosha se duhet të veprojmë si Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Jemi në vitin e pestë të protestës. Në shi, në borë, në breshër na kanë ardhur na kanë rrahur dy herë. Na kanë rrahur…
Në takimin që ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot me disa aktivistë të shoqërisë civile ishte i pranishëm edhe avokati Përparim Rama. Ai ka kërkuar nga kreu i Partisë Demokratike që të zbulojë se çfarë veprimesh do të ndërmerren në protestën që pritet të mbahet më 7 korrik. Gjatë fjalës së tij, ai ka treguar edhe incidentet që i kanë ndodhur gjatë pjesëmarrjes në protestat e mëparshme të thirrura nga Berisha. “Çdo bëhet më 7 korrik, kjo buron nga një eksperience shumë e keqe sepse në protesta të mëparshme kam pësuar shok respirator dhe kam qenë në rrezik jete. Preferoj të…
Një ditë pas ngjarjes së Beratit, një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura në përrua. Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit. Momentalisht shoferi është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Drejtorja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka ka qenë shënjestra e një atentati me tritol. Persona ende të paidentifikuar vendosën një pako të dyshimtë pranë automjetit të Kukës, parkuar në lagjen “Vojo Kushi”. Pakoja u gjet rreth orës 16:00 dhe u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere, ku rezultoi se brenda kishte lëndë plasëse. Dyshohet se sasia e tritolit u vendos nga një person me motor dhe kanë qenë kamerat e sigurisë ato të cilat kanë filmuar momentin e vendosjes së eksplozivit.
Baballarët u shkarkuan nga Vetingu si gjyqtarë për pasuri të paligjshme, fëmijët e tyre pranohen në Shkollën e Magjistraturës si kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj. Mirjon Brahimllari është pranuar në Shkollën e Magjistraturës, profili prokuror, për vitet akademike 2021-2024. Mirjon Brahimllari është i biri i ish-gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda, Gurali Brahimllari, i shkarkuar nga organet e Vetingut me vendim të formës së prerë pasi nuk justifikonte plotësisht pasurinë me të ardhura të ligjshme. Matilda Çela është shpallur fituese në provimin për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022. Matilda Çela është e…
Hulumtuesit nga Universiteti Brunel në Londër kanë kryer një studim se pse kaq shumë njerëz ndajnë çdo stërvitje në mediat sociale. Ju ose keni një ose disa miq, të cilët gjithmonë postojnë në Facebook aktivitetin e tyre në palestër, apo ndoshta ai person jeni vetë ju. Njerëzit të cilët janë gjithmonë të prirur për të dokumentuar aktivitetet e tyre në palestër priren të jenë narcizistë. Sipas studiuesve, qëllimi kryesor është që të mburren. Me sa duket, këto rinfreskime të statusit fitojnë më shumë “like” në Facebook se llojet e tjera të posteve. Madje këta njerëz shihen nga të tjerët edhe…
Forcat xheniere kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar pakon e dyshimtë që u konstatua pasditen e kësaj të marte në Shkodër. Dyshohet se brenda pakos ka pasur lëndë plasëse. Ende nuk dihet se kush mund ta ketë vënë pakon në atë zonë dhe për cilën arsye. Pritet të bëhet monitorimi i kamerave të sigurisë për të parë lëvizjet e personave që kanë lënë pakon. Vijon…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sërish një takim me aktivistë të shoqërisë civile. Lideri historik i të djathtës vuri thekin te protesta që pritet të mbahet më 7 korrik. Sipas tij, kjo qeveri nuk i jep zgjidhje problemeve të qytetarëve shqiptarë, por po i ngushton atyre lakun në fyt. “Prania juaj dëshmon vendosmërinë e përbashkët për t’u angazhuar në një lëvizje e cila inaugurohet me protestën e 7 korrikut dhe finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim, nga një qeveri e cila në mënyrë absolute siç e shikoni në çdo vendim në çdo akt dëshmon një mosndjeshmëri të plotë…
Përparim Ademi (Tela), është 59-vjeçari që paraditen e 31 dhjetorit 2020 ekzekutoi me automatik bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi dhe motrën e saj Zhaneta Metani brenda banesës së tyre në zonën e Astrit. Sot Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për të. Krimi i dyfishtë që tronditi kryeqytetin në vigjilje të ndërrimit të viteve, dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy bashkëjetuesve pikërisht për vazhdimin e marrëdhënies së tyre. 59-vjeçari shkoi me biçikletë pranë banesës së tyre, ndërsa e shoqëronte nipi i tij. Përparim Ademi ka shkuar i armatosur me kallashnikov, duke e fshehur armën…