Pamjet e kamerave CCTV në lagjen “Haci Ilyas” në qytetin verior turk të Amasya kanë filmuar momentin kur një fëmijë njëvjeçar bie me kokë nga ballkoni drejt e në trotuar, por fatmirësisht shpëtohet nga një blerës në dyqanin përballë, i cili mbetet i habitur kur e sheh në tokë. Heroi Ruhi Asci po shikonte nga dritarja e një dyqani kur foshnja rrëshqiti mes kangjellave dhe ra nga kati i parë, duke e goditur poshtë shpatullave. I habitur, Ruhi kthehet dhe sheh foshnjën të quajtur Khatira Amiri, të shtrirë në trotuar. Teksa ai merr fëmijën në krah, nëna e vogëlushes me…
Author: tirana
Bordi i Transparencës i ka hequr edhe një 3 lekësh çmimi të naftës duke e zbritur në 255 lekë/ litër nga 258 lekë/ litër që ishte më parë. Sa i përket benzinës, duke filluar nga sot në orën 18:00, një litër prej këtij karburanti nuk do të mund të shitet me më shumë se 242 lekë/ litër nga 239 lekë/ litri që ishte më parë. Bordi i Transparencës në datë 28 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër.✅Çmimi i shitjes…
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, Klaudia Xhaferaj së bashku me djalin e saj 6-vjeç ku humbën jetën, nga aksidenti tragjik i cili ndodhi në qendër të qytetit të Beratit. E reja, Klaudia Xhaferaj sapo kishte marrë djalin e saj nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi, por për fat të keq makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në Lumin Osum. Mediat shkruajnë se Klaudja Xhaferaj kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën për të drejtuar mjetin, ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja si pasojë e qëndrimit të gjatë në ujë.
Gazetari i njohur Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë ndërsa ishte i ftuar sot në “ABC Live”. Sipas tij, kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb është kërcënuar në Tiranë kur kishte ardhur për të ndjekur finalen e “Conference League” që u mbajt muajin e kaluar. Aboutaleb mbërriti në Tiranë në 25 maj, pasi skuadra e Roterdamit, Feynoord kishte sfidën me Romën në stadiumin “Air Albania”. Por një grup tifozësh ngritën në stadium një banderolë me një mesazh kërcënues për kryebashkiakun. “Finalja e Conference League ishte e ara e këtij trofeu dhe prandaj pati kaq jehonë. Së dyti dolën…
Dy nën drejtorët e rendit në Elbasan Albert Nushi dhe Nikollaq Palla janë vënë në arrest shtëpie dhe 6 efektivë të tjerë janë pezulluar nga detyrat për vrasjen e Pjerin Xhuvani në Elbasan. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga kjo ngjarje, gazetari Artan Hoxha, thotë se brenda 21 korrikut pritet që çështja të shkojë për gjykim. Ndërsa risolli edhe një herë në kujtesë se çfarë ndodhi më 21 prill të vitit që shkoi, katër ditë para zgjedhjeve, Hoxha thotë se një kamera sigurie e vendosur larg nga vendi i ngjarjes ka filmuar të gjjithë skenën. Kamera ka qenë larg,…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi së bashku me Komisioneren e BE për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel dhe homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor diskutuan sot në Tiranë për axhendën e përbashkët në fushën e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Kushi u shpreh në një postim në rrjetet sociale, se në takim u theksua nevoja për bashkëpunim më të ngushtë në kuadër të programit “Horizont Evropa”. Gjithashtu Kushi u shpreh se në takim, “ndamë përvojat dhe politikat tona në promovimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, sidomos nëpërmjet partneritetit universitet – biznes”. “Në fushën e arsimit diskutimi…
Pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në ujërat e lumit Osum ku humbën jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6-vjeçar,nënë e bir janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit. Familjarë, miq e të afërm të familjes Xhaferraj, kanë përcjellë në orën 13:00 akt-mortet e dy viktimave të aksidentit në varrezat e Burdulliasit. Komshinj të viktimave shprehen se, Klaudia ishte një vajzë e edukuar, një nuse shembullore dhe një familje e rregullt. “Ishte një vajzë e mirë, i respektonte të gjithë në lagje, kishin blerë një shtëpi këtu në lagjen Çlirim, pas ardhjes nga emigrimi të…
Në fjalën e tij gjatë ,mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, kreu i PD-së Sali Berisha u shpreh optimist se partitë parlamentare opozitare do t’i bashkohen protestës së 7 Korrikut, të thirrur nga ai. “Rama shkoi në Bruksel si përfaqësues i Aleksandër Vuçiçit. Përdori gjuhë ordineri që mund ta përdorë vetëm Lavrov, Putini apo Lukashenko ndaj udhëheqësve evropianë.Një qeveri që kujdeset më shumë për interesat e Beograditi, se për Shqipërinë e Kosovën. Shoqëria e vërtetë civile është e tëra në këmbë. Përben kontributin e saj në drejtimin e kësaj proteste.Kam besim se partitë opozitare parlamentare do t’i bashkohen protestës. Anëtarëve…
Qyteti i Beratit u trondit ditën e djeshme nga aksidenti tragjik, ku humbën jetën nënë e bir, pasi 25-vjeçarja Klaudja Xhaferaj humbi kontrollin e mjetit e për pasojë makina ra në lumin Osum. Nga video e shpërndarë në media duket se 25-vjeçarja ka parakaluar në mënyrë të gabuar, e për pasojë ka dalë nga rruga, është përplasur në kangjellat e rrugës, të cilat u shembën, e për rrjedhojë makina ra në lumë. Të shumta kanë qenë komentet për kangjellat jo funksionale, shume komentues në rrjetet sociale i kanë hedhur fajin bashkisë për kangjellat. Në lidhje me këtë një specialist punonjës…
Një 70-vjeçar është vetëvrare me arme gjahu. Ngjarja ndodhi në fshatin Sallmone të Shijakut. Burime zyrtare nga policia bene me dije se shtetasi Sh. B., 70 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Këtë të martë një punonjës i Ujësjellësit në Bashkinë Himarë u rrëzua aksidentalisht nga mali i Çikës. 55-vjeçari A.A., pësoi dëmtime gjatë rrëzimit. Ndërkohë bëhet me dije se punonjësi është nxjerrë nga gremina dhe po pritet që të transportohet me helikopter për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Himarë/Informacion paraprak Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar. Në vendngjarje janë…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur për përfundimin e hetimeve në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021. Për të arrestimi i dy zv/ drejtorëve dhe pezullimi i 6 policëve është për t’i hedhur hy syve të qytetarëve pasi sipas tij po tentohet varrosja përfundimtare e ngjarjes. “Nuredin Dumani, një vrasës me pagesë u kthye në polic, prokuror dhe SPAK të Republikës. Kur Republika kthehet në kriminale, janë kriminelët që e rrëzojnë atë përmbi kalbjen e saj. Po të kishim Republikë të ligjit dhe barazisë para tij,…