I nxehti afrikan dhe vera në përgjithësi diktojnë një regjim tjetër ushqimor. Pushimet verore, argëtimi dhe festat bëjnë të konsumojmë më shumë pije alkoolike që në fakt na dehidratojnë më shumë. “Është e nevojshme që të zëvendësojmë të gjithë lëngjet që humbasim me djersitje duke pirë sa më shumë ujë, lëngje, por jo lëngje me sheqer dhe me gaz, dhe fruta me lëng. Kemi shalqirin, pjeprin, pjeshkët, qershitë, kajsitë, që janë fruta të pasura me lëng dhe antioksidantë, si dhe me kripëra minerale që I humbasim gjatë verës. Gjatë ditës duhet të konsumojmë 1 litër e gjysmë deri në 2…
Author: tirana
Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo ka folur për procesin e rindërtimit, ku ka mohuar pretendimet se ka pasur abuzime apo se procesi nuk ka qenë i mirërealizuar. Për “Panorama.al”, kohë më parë ajo tha se “qeveria ia ka dalë duke u dhënë qytetarëve vila që as nuk i kishin ëndërruar”. E pyetur nëse ështe penduar për angazhimin në politikë, Bozo e mohoi. Ajo shtoi se do të japë maksimunimin e saj në Parlament. “Po të isha penduar do të kisha dhënë dorëheqjen. Përderisa njerëzit më votuan, unë do të bëj maksimumin e mundshëm për ta në kuvend për ti ndihmuar…
Anëtarët e familjes presidenciale të SHBA-së, tashmë janë shpallur non grata nga Kremlini, vendim ky i marrë për shkak se familja Biden, sipas tyre mbështet “një linjë rusofobike”. Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e cituar nga Tass, ku negociatat e paqes mes Lindjes dhe Perëndimit, tashmë duken shumë larg. Kësisoj lista e ndalimeve përfshin Jill, Noemi dhe Joe Biden, së bashku me 23 persona të tjerë. Kjo mund të cilësohet si përgjigja e parë ruse ndaj samitit të G7 për Ukrainën, mbledhur në Elmau Gjermani. Shtatë liderët evropianë nënshkruajnë premtimin e tyre “për të mbështetur çdo…
Nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, në një aksident tragjik. Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”, ku makina që po drejtonte 25-vjeçarja ra në lumë. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin. Sipas ekspertëve të qarkullimit, 25-vjeçarja kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë patentën. Ndërsa sipas ekspertizës mjeko ligjore vdekja është shkaktuar nga mbytja, pas një qëndrimit për një kohë të gjatë në…
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici do të padisë ata që sipas tij kanë shpifur, duke thënë se uji në Kukës ishte i helmuar. “Për panik në popull kanë shkelur ligjin, natyrisht që Bashkia dhe Drejtoria e Ujësjellësit do t’i padisë. Nuk mund të bësh politikë me këtë çështje”, tha Gjici për mediat. Sa i përket rastit në lagjen Muja, ku uji vaditës u përzier me ujin e pijshëm, Gjici tha se “Është rast i izoluar që nuk ka lidhje me depon e ujit, por uji vaditës ishte përzier me ujin e pijshëm për shkak të një rasti të…
Përmes një deklarate për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka folur për vendimin e Gjykatës në lidhje me masat ndaj 8 punonjësve të policisë në Elbasan. Sipas saj bandat kanë qenë në bashkëpunim të fshehtë me segmente të policisë për të ndihmuar Ramën që të marrë mandatin e tretë. Sipas saj përfaqësuesit e PS-së kanë qenë të angazhuar në blerjen e votave, dhe e gjitha kjo ka ndodhur me ndihmën e policisë apo nën hundën e saj. “Është në nderin e prokurorisë dhe institucioneve të reja të drejtësisë të vijojnë punën për zbardhjen e të…
“Burri po abuzon me mua”, ky është një ndër postimet në Facebook të bashkëshortes të një prifti në Greqi, e cila ka denoncuar të shoqin për dhunë. Sipas medieve greke prifti keqtrajtonte të shoqen, për shkak të një lidhjeje jashtëmartesore. Ndërsa të dy janë paraqitur sot para gjykatës për mësuar vendimin e gjyqtares ne lidhje me masën që do të vendoset ndaj priftit.
Kryetarja e Dhomës Demokratike të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi po kritkohet në rrjete sociale. Gjatë një sesioni fotografik ajo mori kritika edhe nga deputetja e Teksasit, Mayra Flores. Republikanja Flores e bëri publik momentin kur Pelosi shtyn vajzat e saj pas ceremonisë së saj të betimit në Kapitolin e SHBA javën e kaluar. Në videon e publikuar në Twitter, Pelosi duket se bën një lëvizje me bërryl drejt vajzës së saj. “Jam kaq krenare për vajzën time të fortë dhe të bukur, saqë ajo nuk e lejoi që të ndikonte tek ajo. Vazhdoi të buzëqeshë dhe të pozonte për…
Temperaturat e larta do të vijojnë edhe gjatë javës së ardhshme. “Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri javën tjetër. Më të ulëtat pritet të variojnë nga 17 gradë në zonat malore deri në 24 në zonat bregdetare. Maksimale presim që gjatë fundjavës të arrijnë në 41 gradë”, u shpreh Anira Gjoni nga IGJEUM. Nga e shtuna deri ditën e enjte të javës së ardhshme, qarqet si Berati, Durrësi, Fieri, Gjirokastra, Lezha dhe Tirana mund të përfshihen nga vatra zjarri. Problemi është se Shqipëria sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi nuk i ka kapacitetet për të blerë avionë të…
Në Evropën Juglindore duket se do të mbizotërojnë temperatura “përvëluese” përgjatë fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut. Siç duket edhe nga radarët, rajoni duket se po “piqet” nga temperaturat e larta. Kështu, deri në përfundim të qershorit pritet të regjistrohen në vend vlera deri në 39 gradë celsius. Fillimi i korrikut pritet që të sjellë rritje të mëtejshme të temperaturave të cilat mund të shkojnë deri në 40 gradë. Vlerat më të larta duket se do të regjistrohen në qytete si Shkodra, Tirana, Peqini, Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra, etj. Megjithatë, përgjatë javës pritet të ketë edhe kalime të pakta…
Nga Mark Hollingsworth “Spectator” Më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, një grup i përzgjedhur oligarkësh morën pjesë në një takim privat me presidentin Putin në Sallën e Shën Katerinës në Kremlin. Me sa duket arsyeja ishte sqarimi se si qeveria do t’i ndihmonte bankat ruse shtetërore, që do të vendoseshin nën sanksionet e SHBA-së, veçanërisht “Sberbank” dhe “VTB Group”. Zëvendëskryeministri rus Andrey Belousov, u kërkoi oligarkëve dhe drejtuesve të korporatave të mëdha të vazhdonin të bashkëpunonin me bankat që do të vendoseshin nën sanksionet e Perëndimit. Ai u tha ndër të tjera, se besimi…
Matvei Petrov është sportisti i dytë nga skuadra kuqezi që kualifikohet në finalë të Lojërave Mesdhetare. Gjimnasti rus që po përfaqëson Shqipërinë, siguroi një vend në 8 më të mirët, në disiplinën e kalit me doreza. Në kompeticion që po zhvillohet në Oran të Algjerisë, 30 vjeçari pret këtë të mërkurë finalen, në të cilën shpreson për një tjetër paraqitje pozitive. Matvei Petrov i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë të arit në Gjimnastikën Artistikë në Kupën e Botës, që u zhvillua në Osijek të Kroacisë një vit më parë.