Prej disa javësh përflitet se Megi Pojani ka nisur një lidhje me futbollistin, Endri Çekiçi. Ndonëse dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, fotot e shkrepura nga i njëjti vend hedhin dyshime të forta. Madje, është përfolur se janë me pushime së bashku në Afrikë. Mirëpo, së fundmi, një koment që ka bërë Beniada Nishani, e cila është gjithashtu anëtare jurie në “He/She’s on Top”, me Megi Pojanin, ka nxjerrë zbuluar këtë të fundit. Gjatë emisionit ku Beniada është moderatore, u diskutuan edhe lajmet se Megi dhe Endri janë bashkë. Kur u pyet nga Edi Manushi nëse ka folur me…
Author: tirana
Për hedhjen e prodhimeve nga fermerët shqiptarë, kryeministri Edi Rama e ktheu përgjegjësinë tek vetë ata, duke thënë se duhet të mësojnë nga të tjerët që kanë mësuar të fitojnë akoma më shumë me rritjen e çmimeve. “Ajo që bën diferencën me vullnetit për punë dhe djersës së derdhur është dija që lidhet me informacionin. Këtu patjetër i takon qeverisë të bëjë edhe më shumë. Për të komunikuar për të shpjeguar, për të njoftuar por i takon edhe vetë fermerëve të bëjnë edhe më shumë. Dalin në televizor pamjet e disa fermerëve që hedhin qershitë se nuk i sheshin dot…
KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu, i cili është i biri i ish-kreu i Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiut. KPK bën të ditur se rezulton se Abdiu nuk kishte burime për justifikim të pasurisë. Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 ai shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Fatin e tij në drejtësi do ta japë Kolegji i Posaçëm i Apelimit që jep vendimin përfundimtar në procesin e vettingut. Altin Abdiu është i biri i Fehmi Abdiut, i zgjedhur që nga viti 1998 në funksionin…
Pesë janë sfidat kryesore të samitit të NATO-s, i cili vjen në një moment kritik në historinë 73-vjeçare të Aleancës EuroAtlantike. Në prag të samitit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi një ndryshim thelbësor në parandalimin dhe mbrojtjen e aleancës, duke forcuar mbrojtjen në kufijtë lindorë me më shumë se 300.000 trupa. Aleanca përballet me sfida të shumta, nga lufta hibride, te destabilizimi i Ballkanit, sulmet kibernetike, dhe çfarë duhet bërë me fuqinë ushtarake në rritje të Kinës. Shmangia e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë 30 shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë edhe fuqitë bërthamore SHBA, Britani dhe Franca…
Këngëtarja Selena Gomez e cila është një nga ndikueset kryesore në Instagram, ka folur për vendimin e Gjykatës së Lartë, të Shteteve të Bashkuara për të rrëzuar Roe v Wade që njihte të drejtën kushtetuese të grave për abort. “Jo e lumtur, aspak”,-i tha ajo Reuters, duke shtuar “Por kjo është arsyeja pse njerëzit duhet të votojnë dhe kjo është arsyeja pse nëse doni të gjeni mënyra për të ndihmuar, ju lutemi shkoni te postimi i fundit që bëra dhe gjeni mënyra se si mund ta bëni këtë”.
Prej vitesh e kemi thënë se Shqipëria është cilësuar si një “portë e artë” kalimi nga emigrantët drejt vendeve të BE-së. Refugjatët nga Lindja e Mesme janë parë të pashqetësuar se mos kapen nga policia. Dy klandestinë janë filmuar në rrugët e Himarës, teksa mbajnë në duar ujë dhe bukë. Klandestinët lëvizin pa frikë në vendin tonë.
Lezhë/ Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”. Evidentohet dhe shkatërrohet një magazinë e përshtatuar për përgatitjen e lëndëve narkotike. Goditet dhe 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, në ambient të hapur. Arrestohen në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale. Vihet në pranga 1 shtetas, për moskallëzim krimi, si dhe procedohet në gjendje të lirë kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre. Në vijim të…
Nga: Sali Berisha Ministri i Mbrojtjes zgjedh të mbrojë Ramën dhe avionin e tij në dispozicion por jo jetën dhe pasuritë publike të qytetarëve. Deklarata qesharake e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi për zjarret e shpeshta që kanë përfshirë vendin, pasqyron qartë qëllimin e vetëm të qeverisë, i cili lidhet vetëm stërluksin e qeveritarëve dhe me vjedhjen dhe jo mbrojtjen e pasurive të vendit dhe jetës së qytetarëve. Niko Peleshi ka thënë se është e panevojshme për një vend të vogël si Shqipëria që të ketë një avion të sajin për shuarjen e flakëve sepse kushton rreth 50 milion euro.…
Sipas astrologjisë, janë 4 shenja që janë më të lumtura kur janë beqarë. Virgjëresha Kjo shenjë ka në axhendën e saj plane të pafundme. Ndaj, kur është beqare jo vetëm që ka lirinë të bëjë gjithçka kur të dojë, por edhe tamam ashtu siç dëshiron. Ndaj mos u pyesni pse është më e lumtur kur është beqare. Përveç kësaj, kjo shenjë është aq selektive me shokët e tij, saqë askush nuk aq i mirë sa duhet për të. Edhe pse është një shenjë që e do stabilitetin, nuk hyn lehtë në marrëdhënie. Ujori Ujori e do vetminë dhe dëshiron të kalojë kohë…
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha nisur nga arrestimet e fundit për vrasjen në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, thotë se policia u vu në shërbim të bandave nga Rama. Sipas tij, para drejtësisë duhet të vihen urgjentisht edhe ish-drejtori i policisë dhe prokurori i Elbasanit që gënjyen publikisht për të fshehur të vërtetën. “Asnjë ushtar politik i sotëm apo i djeshëm i Suel Çelës nuk mund të manipulojë të vërtetën e kësaj ngjarje, ku policia dhe krimi u bënë bashkë për të blerë vota dhe që fatkeqësisht çoi në viktima”. Postimi i plotë Çdo shqiptar e…
Një ngjarje horror është zbuluar mbrëmjen e së hënë në SHBA. 46 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas. Një zyrtar zjarrfikës tha për BBC se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, ishin dërguar gjithashtu në spital. Të mbijetuarit ishin të goditur nga nxehtësia dhe lodhja. San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për trafikantët e njerëzve. Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë, pasi i takojnë në zona të largëta pasi të kenë arritur të kalojnë në…
Në Samitin e BE-së në Bruksel nuk pati shenjë pozitive, ndaj dhe komisioneri i BE-së për Zgjerim Oliver Varhelyi thekson se duhet një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave në Kosovë. Gjatë fjalës në Parlamentin Europian, diplomati tha edhe se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje. Per te janë disa fusha, si lufta kundër krimit të organizuar, anti-trafikimi dhe kërkesat për azil, ku shtetet anëtare duan rezultate të qarta. Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter që i ka vendosur Unioni. Procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete…