Author: tirana

Me 200 kilometra në orë, policia ndëshkon “kamikazët” e rrugëve, 15 të arrestuar në pak orë Policia ka vënë në pranga 15 persona në pak orë pasi janë kapur në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Në një njoftim, policia bën të ditur se prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj…

Read More

Pas një punë kërkimore nga Instituti i Mikrobiologjisë së Universitetit Politeknik të Zyrihut, janë zbuluar jo vetëm gjallesa të reja, por edhe përbërje kimike deri më sot të panjohura dhe me shumë potencialitet për mjekësinë. Me anë të teknologjisë kërkuesit kanë rianalizuar të dhënat dhe kanë dalë në pah shumë organizma një qelizorë të panjohur deri më sot, ndër të cilët edhe një familje gjallesash të ngjashme me disa që mendohej se jetonin vetëm në terren tokësor dhe jo në ujë. Por aspekti më interesant i kërkimit është identifikimi i rreth 35 mijë gjenomave të ndryshme, të klasifikuara në grupe…

Read More

Aksidenti tragjik në Berat, ku mjeti ra në lumin Osum dhe 25-vjecarja sëbashku me djalin e saj 6-vjecar humbën jetën, nuk erdhi si pasojë e shpejtësisë. Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe vlerëson se shpejtësia e mjetit ishte normale, por i gjithë problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës mbrojtëse. Ai tha se ajo barrierë duhet të duronte deri në 40 ton, por ra sapo e preku parakolpi i mjetit. “Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai…

Read More

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, një veprim që u dënua si aneksim i paligjshëm nga shumë liderë botërorë. Por sot ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar për shpërthimin e një lufte nëse ndonjë vend i NATO-s cënon Krimenë. Për çdo shkelje në gadishull mund të përbëjë shpallje lufte ndaj Rusisë. “Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo do të thotë përgjithmonë. Çdo përpjekje për të cenuar Krimenë është shpallje lufte kundër vendit tonë. Dhe nëse kjo bëhet nga një shtet anëtar i NATO-s, do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të…

Read More

Turqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj kundër Suedisë dhe Finlandës në samitin e krerëve të NATO-s në Madrid. Kjo deklaratë është bërë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Turqia ka bllokuar Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore, me akuzën se strehojnë armiqtë e Ankarasë, duke përfshirë anëtarë të grupit militant kurd të ndaluar. Dy vendet nordike historikisht neutrale aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n muajin e kaluar.

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dënuar sulmin rus në një qendër tregtare. Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë terrorin rus, duke thënë se sulmet me raketa në Kremenchuk të Ukrainës e bënë vendin e Vladimir Putin “organizatën më të madhe terroriste në botë”. Deri më tani, 18 persona mendohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, por Zelensky paralajmëroi se mund të ketë edhe më shumë.

Read More

NATO dëshiron të vërë në dispozicion thuajse tetë herë më shumë ushtarë se më parë për të qenë e përgatitur për ndonjë sulm të mundshëm. Ushtria gjermane do të marrë përsipër një rol të rëndësishëm. Për shkak të luftës në Ukrainë, NATO dëshiron të rrisë numrin e forcave të saj të reagimit të shpejtë nga rreth 40,000 në më shumë se 300,000. Siç njoftoi Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në prag të samitit të NATO-s në Madrid, për këtë qëllim do të ristrukturohet forca e reagimit të shpejtë NRF. Kjo forcë ka disa muaj që është në gjendje gatishmërie për…

Read More

Urimin e mëngjesit për ndjekësit këtë të martë, kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar me lajmin se edhe këtë javë vijon procesi i rimbursimit me kartat e naftës falas për mbi 5,000 fermerë. “MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se po vijojmë procesin e rimbursimit me kartat e naftës falas për mbi 5,000 fermerë të tjerë prej kësaj jave, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Ku ka lajme për kanabisin, përmendet gjithmonë Shqipëria. Sipas një raporti të fundit nga “Raporti i Drogërave”, Shqipëria renditet në vendin e 7-të në botë për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2019. Në total janë 154 shtete dhe para Shqipërisë renditen Libani, Pakistani, Holanda, Spanja, Afganistani dhe në vend të parë Maroku. Analiza e treguesve të ndryshëm për periudhën 2010-2020 sugjeron se në disa shtete të Amerikës, Afrikës, Azisë dhe Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria, prodhimi i i kanabisit bëhet për eksportim apo prodhim për konsum të brendshëm. Rreth 29 milionë njerëz vlerësohet se ishin përdorues të…

Read More

Dashi Nëse jeni gati për një projekt të ri pune, flisni. Punëdhënësit tuaj mund të mos i kuptojnë aftësitë tuaja të plota sepse jeni duke u fshehur në sfond. Programoni një takim virtual nëse është e nevojshme me shefin tuaj dhe kërkoni më shumë përgjegjësi. Demi Opozita juaj sot po merr përforcime nga kampet e tjera. Ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Qëndrimi ulur dhe duke u mbështetur në gatishmërinë tuaj të vjetër përfundimisht do të çojë në rënien tuaj. Në vend të kësaj, ju duhet të jeni më proaktivë dhe veçanërisht fleksibël në mënyrë që të vazhdoni. Binjakët…

Read More

Kjo ditë e martë do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare pasdite në verilindje dhe juglindje. Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 17-21 gjatë ditës 35 °C në veri deri në 34-39°C në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur.

Read More

Vrasja e Martin Çeços nga fshati Kolanec i Maliqit pasoi me arrestimin e 3 personave si të dyshuar për këtë ngjarje. Dhe shkak, sikurse është thënë dhe nga policia bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet të jetë një vajzë e quajtur Tina Pajollari. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka udhëtuar drejt fshatit Marjan të Korçës, ku dhe jeton vajza së bashku me familjen. Gjatë bisedës me gazetarin Spartak Koka, Tina Pajollari pranon se Martin Çeço i kishte shkruar në rrjetet sociale. Ajo thotë se nuk e njihte të ndjerin Martin Çeço dhe se celularin ia ka sekuestruar…

Read More