Ish-kryeministri grek dhe lideri i partisë së majtë Syriza ka reaguar ashpër në lidhje me mos hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke thënë se Bashkimi Evropian do të vuajë pasojat e mungesës së unitetit të tij në lidhje me Ballkanin Perëndimor.about:blank Tsipras komentoi dështimin e përsëritur të BE-së për t’i dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hapjen e negociatave formale, si dhe mos përparimin e vazhdueshëm në drejtim të liberalizimit të vizave për Kosovën. “Kështu që unë mendoj se ky është një shembull tjetër i paaftësisë së Bashkimit Evropian në tërësi për të marrë vendime kolektive me fokus strategjik. Dhe…
Author: tirana
Një jaht 17 m i gjatë është mbytur në det ne zonën e Drimadhës. Jahti në pronësi të Festim Mark Prendi ka qenë i ankoruar ( në spirancë) rreth 130 m larg bregut të detit. Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pas njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit. Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhës. Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues. Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në…
Të mërkurën më 6 Korrik merrni miqtë tuaj dhe shkoni te Sheshi “Skënderbej”, aty ku me pjesëmarrjen e veçantë të koreografit dhe yllit të baletit të skenave botërore Eno Peçi, shijoni dhe festoni magjinë e kërcimit. Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë. Ai vjen si pjesë e programit “Rinia krijon kulturë” të Tirana EYC 2022, i cili synon të nxisë rininë për të eksploruar mënyrat se si kultura dhe arti mund të vihen në dobi të jetës së tyre…
Deputeti socialist Erion Braçe, ka dhënë alarmin se po pakësohen lopët, delet e dhitë. “65 mijë lopë më pak nga 31 dhjetori 2018. 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak nga dhjetori 2018. 131 mijë ton qumësht më pak nga 31 dhjetori 2018. INSTAT ka publikuar të dhënat e blegtorisë për vitin 2021. Shikoni, e urrej te them “JU PATA THENE”; Por rezulton e provuar gjithçka, madje këtë herë me të dhëna nga vetë Ministria e Bujqësisë. Në nentor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashë se në fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, në Kuvend…
Nëse diagnostikoheni me depresionin e paslindjes ose nëse mendoni se vuani nga kjo sëmundje, është e rëndësishme të kërkoni përkujdesje profesionale. Për ta marrë veten, mundohuni të ndiqni këshillat e mëposhtme: 1-pushoni sa më shumë. Kur foshnja të jetë në gjumë, pushoni edhe ju; 2-hani si duhet. Mundohuni të konsumoni sa më shumë drithëra, fruta dhe perime; 3-merruni çdo ditë me veprimtari fizike; 4-ruani lidhjet me të afërmit dhe miqtë tuaj; 5-kërkojuni atyre t’ju ndihmojnë me foshnjën dhe punët e shtëpisë; 6-kushtojini pak kohë vetes. Vishuni, dilni nga shtëpia ose takoni një shoqe; 7-bisedoni me nëna të tjera. Pyeteni mjekun…
I pranishëm në ceremoninë e maturës së shkollës ‘Sami Frashëri’ në kryeqytet, kryeministri Edi Rama u dha një mesazh të rinjve, ku ju kërkoi që mos të dorëzohen nga ëndrrat e tyre. ‘Ëndrrave me sy hapur’, nënvizoi kreu i qeverisë, i cili tha se të rinjtë duhet t’i besojnë dhe t’i shkojnë deri në fund, pasi kjo botë është e atyre që nuk dorëzohen. Ironi kryeministri Rama bëri edhe me arsimin e tij, ku tha se është i vetmi në sallë që nuk ka as doktoraturë dhe as master, por vetëm një diplomë bojaxhiu. ‘Dua të uroj nga gjithë zemra…
Nga të dhënat e siguruara që në momentet e para pas ngjarjes, u mësua se në vendngjarje gjendej edhe nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi, sot në arrest shtëpie. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve. Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin…
Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është trajtuar debati në rrjet mes Fifit dhe Zhaklinë Lekatarit. E gjitha nisi kur këngëtarja postoi foto me të dashurin e saj, Adis Patushin krahas së cilës shkruante: “Përtej dashurisë! S’jemi të parët ne jetët tona, po një gjë e di, ty do të të dedikoj veten. M’fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashuria që e kërkova për vite me radhë. Të dua”, ishin këto fjalët që shkroi Fifi krahas postimit të saj në Instagram. Në lidhje me këtë dedikim…
Udhëtimi në Jordani, Arjan Konomit nuk i ka shkuar dhe aq mirë, pasi ka përfunduar i shtruar në spitalin e Amanit. Analisti tregoi përmes një videoje se rrezikoi të humbiste krahun, ndaj iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale. “Tungjatjeta miq, siç po më shikoni këtu ndodhen në kushte jo të mira. Dua të ndaj një fatkeqësi që më ndodhi. Ndodhen në spitalin e Amanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale në krahun tim, që për pak sa nuk e humba. Për fat të mirë ka shpresa që ta kem. Nuk di çfarë t’ju them tjetër. Nëse ju kam munguar…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se deputetin Klevis Balliu e ka emëruar shef Organizimi të Partisë Demokratike, duke e bërë kështu përgjegjës për organizimin e strukturave të partisë. Njoftimi: Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD. Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyrën e re në strukturën organizative. Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist.
Arrestohet 31-vjeçari shqiptar që dhunoi barbarisht me leva hekuri pronarin e një hoteli në ishullin e njohur grek, Mykonos. Policia greke njoftoi se sot përfundoi arratia e shqiptarit, i cili është një emër i njohur për autoritetet në Greqi. 31-vjeçari i arrestuar i ka mohuar akuzat në polici, ndërsa mediat greke raportojnë se nga hetimet u gjet dhe u sekuestrua makina me të cilën u largua pasi dhunoi biznesmenin. Policia greke po punon gjithashtu për gjetjen e personit që e ndihmoi për t’u larguar.
Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021. Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për: A.N., 55 vjeç, aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248…