Reperi i njohur si Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, është ndaluar këtë të hënë nga shërbimet policore të Kosovës. Policia ka kontrolluar makinën ku ndodhej reperi dhe pas kontrollit ai është shoqëruar në stacionin më të afërt policor. Dyshohet se një armë është gjetur gjatë kontrollit teksa theksojmë se nuk ka ende asnjë reagim zyrtar. “Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë…
Author: tirana
Një tjetër aksident është regjistruar sot në vend. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Lezhë – Laç. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 persona, dy prej tyre janë të lënduar rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Një person 101 vjeçar i cili ka punuar si roje në një kamp përqendrimi nazist mohoi të hënën akuzat e ngritura ndaj tij për bashkëpunim në kryerjen e krimeve të luftës gjatë Holokaustit, teksa procesi gjyqësor po i afrohet fundit në Gjermani. Josef Schuetz, personi më i vjetër që po përballet me gjyq mbi krimet naziste të Luftës së Dytë Botërore, akuzohet për përfshirje në vrasjen e 3518 të burgosurve në kampin e ‘Sachsenhausen’ në Oranienburg, në veri të Berlinit, mes viteve 1942 dhe 1945. Pensionisti, i cili jeton në shtetin e Brandenburgut, është deklaruar i pafajshëm gjatë të gjithë…
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësja të hëne në fshatin Paktos të Gramshit. Një mjeti tip “Mercedes”, në të cilin ndodheshin dy persona, është kthyer përmbys. Ata janë shoqëruar drejt spitalit, ndërsa mësohet se janë jashtë rreziku për jetën. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.
Një projektligj i ri i propozuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama parashikon krijimin e një kancelarie nën kontrollin e kryeministrit, kufizimin e numrit të dekoratave dhe përcaktimin e një dekorate që ta japë vetë Rama. Qeveria Shqiptare ka në plan të reformojë sistemin e dekoratave në vend, e cila deri më sot ka qenë në masë të gjerë diskrecion i Presidentit të Republikës, duke propozuar një projektligj që parashikon një numër titujsh nderi të dhëna me sasi të kufizuara çdo vit dhe pas një procesi përzgjedhës të realizuar nga një institucion i ri, kancelari i të cilit do të…
Një grabitje spektakolare është shënuar në banesën e një biznesmeni grek në Selanik. Të shtunën e kaluar, një grup grabitësish ka hyrë në banesën e biznesmenit grek Dhimanti Xhambazi, në rrugën “Maria Kalas” në Selanik, duke grabitur kasafortën me 300 mijë euro cash, bizhuteri dhe 10 orë dore me vlere 500 mijë euro. Grabitësit pasi caktivizuan alarmin e kthyen kamerat e sigurisë në krah të kundërt, arritën të ngrinin kasafortën me peshë 400 kg duke e hedhur më pas atë nga kati i 6 i pallatit ku banonte biznesmeni. Më pas e ngarkuan në një automjet ngjyrë e errët dhe…
Një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk të Ukrainës është sulmuar këtë të hënë nga një raketë. Sipas kryebashkiakut Vitaliy Meletskiy dhe presidentit Volodymyr Zelenskyy, në momentin e goditjes, në ndërtesë ndodheshin mbi një mijë njerëz. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dyshohet që kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. “Okupatorët kanë goditur një qendër tregtare me mbi një mijë civilë brenda. Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për ata. Qendra është duke u djegur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen ta shuajnë zjarrin. Numri i viktimave…
Gazetarja Anila Hoxha ka folur sot për trafikun e drogës nga bandat shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Hoxha tha se nga një studim që ka bërë kohët e fundit, ka rezultuar se në Shqipëri kokaina përdoret njësoj si hashashi, ndërsa theksoi se ekziston edhe përdorimi i ekstazisë. “Me raste konkrete rezultoi që kokaina përdorej njësoj si hashashi, ashtu sikurse ekziston edhe një fenomen tjetër, ekstazia. Kokaina ishte një fenomen surprizues”, u shpreh ajo. Teksa u ndal te bandat që operojnë jashtë vendit, gazetarja deklaroi në ermisionin “Top Talk” se shqiptarët nuk mund t’i quajmë zotërues të trafikut të drogës. “Emrat…
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg tetë të arrestuarit nga operacioni “Plumbi i Artë”. Në burg janë lënë Ilirian Feçi, Fatos Gosa (Tos Gosa), Elvis Koçi (Çaushllari), Adrian Uzuni, Altin Ndoci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Gentian Sharra, të cilët u arrestuan pasi Nuredin Dumani u bë i penduar i drejtësisë dhe iu nxori emrat. Në mesin e të ndaluarve, është edhe një efektiv polici në Lezhë, Leonard Palushi, ish-shef i policisë në Elbasan, që dyshohet se u jepte informacion grupeve kriminale dhe dekonspironte aksionet.
Blerja e një parfumi të falsifikuar jo vetëm që mund të ju bëjë të ndiheni të mashtruar dhe të mërzitur, por gjithashtu mund të rezultojë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Megjithatë, ka disa shenja që do t`ju ndihmojnë të dalloni edhe falsifikimet më të përsosura. Kontrolloni kapakun Parfumet origjinale zakonisht kanë kapakun mjaft të trashë dhe të përkulur në mënyrë të përsosur, në mënyrë që të mund të ngjitet fort në kuti. Nëse kapaku nuk është vendosur mirë, është shenjë e një parfumi të falsifikuar. Paketimi Nëse paketimi i kutisë së parfumit është i mbyllur në një mënyrë jo tërheqëse (qepja është e pabarabartë…
Udhëheqësit e vendeve të G7-ës, të cilët u takuan për të dytën ditë radhazi, më 27 qershor në samitin që po mbahet në Gjermani, pritet të bien dakord për vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës ruse për të limituar të ardhurat e Moskës nga shitja e hidrokarbureve, si elementi kryesor i sanksioneve të reja ndaj Rusisë për pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës. Disa media ndërkombëtare cituan zyrtarët amerikanë më 27 qershor të cilët dhanë detaje se si do të funksiononte kufiri i çmimeve që po përcaktohet gjatë samitit, i cili përfundon më 28 qershor. “Objektivat e…
Kjo është Matilda Hidri, 35-vjeçarja shqiptare që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident në Itali. Hidri po drejtonte mjetin e saj tip “BMW” në autostradën A7 për të shkuar në banesën e saj në Genoa, kur u përplas nga një “Volvo”, që ecte në drejtim të gabuar. Në aksident u përfshi dhe një makinë tjetër, ku mbetën të plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 4 vjeç.