Mos-hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në ka sjellë reagime të shumta. Avokat Spartak Ngjela në një reagim në rrjetet sociale shkruan se kjo gjë i detyron shqiptarët të të kërkojnë juridikisht bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë. Reagimi i plotë: Mos-hapja e negociatave me BE i detyron shqiptarët të kërkojnë juridikisht bashkim kombëtar Shqipëri-Kosovë. Shumë mirë që kjo është tani një tezë e hapur e hedhur nga kryeministri i Shqipërisë. l. Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë: vetëm bashkimi kombëtar është politika e saj, nëse do ta lënë jashtë Bashkimit Evropian. Nëse fillon iniciativa juridike për Bashkim kombëtar në Prishtinë dhe në…
Author: tirana
Në takimin e zhvilluar të hënën me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kryeministri Albin Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, në takim u bisedua për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjen konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi. Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak njoftohet se kanë folur gjithashtu edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë…
Lorenc Vangjeli ka renditur tre sfidat kryesore që sipas tij përballet sot shoqëria shqiptare. I ftuar këtë të hënë në emisionin “Kontrast”, analisti u shpreh se shpopullimi, pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave dhe kaosi urbanistik sot janë një klithmë që kërkon zgjidhje. “Tre janë sfidat kryesore të shoqërisë tonë. Jo ajo që na del para skene, apo në tryezën e bukës siç është politika. E para është demografia. Janë mbi 200 mijë persona në 6 vitet e fundit që janë kryesisht të rinj apo qytetarë të shtresës së mesme që shkojnë drejt së panjohurës ku në rastin më të…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe që të vijnë të investojnë në Shqipëri dhe të përfitojnë nga nisma e re e qeverisë për të aministuar të ardhurat e fituara nga aktivitete të ligjshme. Gjatë një bashkëbisedimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në londër bashkë me dy deputetët e tjerë Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, Gjiknuri nënvizoi se nga nisma e re, të rinjtë që punojnë dhe jetojnë në Londër mund të përfitojnë nga amnistia vetëm për të ardhurat nga aktivitete të ligjshme. “Nga ana tjetër ne po ndërmarrim…
Prokuroria dhe Policia e Kukësit kanë nisur hetimet pas helmimit të disa qytetarëve nga uji i pijshëm në fshatin Shtiqen. Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes. “Po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndotjes së ujit dhe vënien para përgjegjësisë…
Stina e verës ka sjellë jo vetëm rritje të numrit të personave të prekur nga Covid-19, por për fat të keq ditën e sotme është shënuar edhe një viktimë pas shumë kohësh. Në njoftimin e sotëm, bëhet me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një qytetar nga Tirana 72 vjeç i pavaksinuar. Në 24 orët e fundit, janë kryer 366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 90 qytetarë, në këto bashki: 59 në Tiranë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Divjakë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Durrës,…
Kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase pretendon se Vladimir Putin vuan nga një sëmundje “e rëndë” dhe së mund të vdesë brenda dy viteve. Gjeneralmajor Kyrylo O. Budanov dha një intervistë për “USA Today”, ku deklaroi se Vladimir Putin “nuk do të ketë një jetë të gjatë përpara”. Në një intervistë të dytë dhënë për “Sky News”, gjenerali përsëriti pretendimet e tij se Putin është në “gjendje jashtëzakonisht të keqe se dhe është vërtet i sëmurë”. Kjo vjen pasi një oligark i njohur u dëgjua në një regjistrim audio që u sigurua nga “New Lines Magazine”, teksa pohonte se Vladimir…
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda, teksa fliste për sigurinë ushqimore veçanërisht në sezonin e verës, iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos blejnë ushqime të tregtuara në rrugë. E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Deda u shpreh se duhet bërë gjithashtu shumë kujdes me etiketat të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe, si dhe për kushtet e ruajtjes së produkteve. “Do të thosha që ajo nga e cila duhet të ketë kujdes konsumatori është që produkti të jetë i pajisur me etiketë, e jo me një gjuhë të panjohur, por në…
Gazetarja Ola Xama denoncon se kazinoja tek godina e “Air Albania” është hapur në kundërshtim me ligjin. Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja shkruan se që të marrësh licencë për kazino në Shqipëri, duhet të kesh një hotel me markën e një brandi kombëtar. Por, kazinoja tek “Air Albania” është hapur, edhe pse hoteli nuk ka mbaruar ende. Gazetarja Xama shton më tej me ironi se përse vazhdojmë të bëjmë ende ligje dhe habitemi pse nuk zbatohen.
Një turiste gjermane e cila ndodhej me pushime në Spanjë, ka denoncuar në polici së është përdhunuar nga dy adoleshentë, të cilët i janë futur natën në dhomë. Mediat e huaja bëjnë me dije se 20-vjeçarja është përdhunuar nga dy të rinj po gjermanë, të cilët më pas janë vënë në pranga. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Cala Ratjada, Mallorca. Sipas dëshmisë së vajzës, dy të rinjtë kishin hyrë në dhomën e saj ndërsa ajo ishte duke fjetur. Ajo thotë se nuk ka mundur të mbrohet apo të bëjë rezistencë, pasi ka rënë në gjendje shoku.
Tamara është larguar nga vendlindja e saj, Mariupoli, më 24 shkurt – në ditën kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Megjithatë, ish-punonjësja e administratës së qytetit është kthyer vetëm dy më vonë, për të ndihmuar banorët e rrethuar. Për një muaj, ajo ka varrosur të vdekur dhe u ka çuar drurë zjarri dhe ujë atyre që nuk kanë mundur të kujdesen për veten. “Që nga muaji mars, njerëzit kanë filluar të vdesin nga sulmet me raketa Grad dhe të ftohtit”, ka rrëfyer ajo për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë, me kushtin që…
Adoleshentja Ornela Maxharri doli nga shtëpia mëngjesin e 22 janarit me justifikimin se do të ikte në ekskursion bashkë me një shoqen e saj me iniciale G.K nga Kruja. Familjarët kërkuan informacion edhe në shkollën 9-vjeçare “Besnik Syla”, por e mitura atë ditë nuk ishte paraqitur në mësim. E mbytur në lot, e ëma Liljana Maxharri rrëfeu për ’Pa Gjurmë’ detajet e largimit të së bijës dhe pohimit që ajo vetë i ka bërë se është shfrytëzuar më parë, për trafik të lëndëve narkotike në një nga gjimazet e Fushë Krujës. Liljana shkon edhe më tej, kur thotë se adoleshentja…