Artan Hoxha thotë se gjobëvënia ndaj bizneseve vijon të mbetet një fenomen shumë shqetësues në Shqipëri. Ai deklaroi se në mënyrë sistematike vijon t’ju vihen gjoba biznesmenëve, të cilët në shumë raste nuk i denoncojnë këto krime. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari deklaroi se tashmë bandat kriminale kanë filluar të hapin edhe portale, ku vendosen gjoba. “Gjobëvënia është një nga krimet më shqetësuese sidomos ndaj biznesit të ndershëm. Është një nga metodat që prodhon para për krimin e organizuar. Eleminon konkurencën në treg. Ajo lista e 100 tatimpaguesëve, sa herë që del, kur shkon te Ministria e Financave,…
Author: tirana
Rreth orës 21:35, në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në vendin e quajtur “Gryka e Këlcyrës”, shtetasi G. L., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasin K. Y., rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili u transportua në Spitalin e Këlcyrës për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin ‘Çim Peka Live’ ku foli për dialogun me Serbinë, marrëdhënien me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe raportin e ngushtë të këtij të fundit me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi nismën ‘Ballkani i Hapur’ për të cilën tha se nuk do ta mbështesë ndërsa vlerëson se Ballkani është i hapur vetëm ndaj BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Aleksandër Vuçiç po destabilizon rajonin së bashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ndërsa shtoi se mbështet ‘Procesin e Berlinit’. Duke…
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për situatën në vend, e cila deklaron se Porti i Durrësit është nën pushtetin e të fortëve. “Porti i Durrësit është nën pushtetin e të fortëve, kjo bëhet me marrëveshje me politikanët se nuk bëhet me ne, ne nuk kemi fuqi. Kjo tregon dhe rritjen e numrit të vrasjeve të shqiptarëve në Kolumbi, në Ekuador, në Amerikën Latine. Shumica atje jetonin me emrat e tyre atje dhe janë identifikuar. Kemi pasur një rast të fundit, por mendohet që ka ndërruar identitetin. Policia po përpiqet, por s’e ka zbuluar…
Këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar. I ftuar në emsionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artisti Elgit Doda nuk kishte si të mos gjendej para pyetjeve të fëmijëve në lidhje me marrëdhënien e dashurisë me bukuroshen Klea Huta. Artisti ka treguar se ka qenë ai që ka zgjedhur Klea Hutën dhe po ashtu ka folur dhe për momentin kur i ka propozuar moderatores në ditëlindjen e djalit të tyre, Kridit. Estja: Elgit ti ke një nuse më të bukura nga të gjithë vajzat, por dua të…
Një turist polak në Sarandë dyshohet të jetë mbytur në det. Një 29-vjeçare polake me iniciale D.R. ka kallëzuar në Policinë e Sarandës dhe 74-vjeçari polak Z.K. është futur në det dhe prej atij momenti nuk e ka parë më sërish. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të paradites, ndërsa denoncimi në polici nga 29-vjeçarja është bërë në orën 20:00. Pas marrjes së kallëzimit, blutë kanë nisur kërkimet për gjetjen e turistit polak.
I ftuar në studio e “Log”, deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se protesta e 7 korrikut nuk bëhet për Partinë Demokratike, por për qytetarët. I pyetur nga moderatori Xhafo, se a duhet të marrë pjesë ish-kreu i PD Lulzim Basha, Këlliçi tha se duhet të marrë pjesë në rast se e konsideron veten përballë Ramës. Pjesë nga biseda: Këlliçi: Është detyra e çdo deputeti opozitar që të jetë kundër Ramës dhe afër qytetarëve. Më vjen shumë mirë që ju cekët pak vendimin e Gjykatës që i ka dhënë të drejtë PD-së dhe Rithemelimit. Deri në një vendim të dytë PD…
Një person 101 vjeçar i cili ka punuar si roje në një kamp përqendrimi nazist mohoi të hënën akuzat e ngritura ndaj tij për bashkëpunim në kryerjen e krimeve të luftës gjatë Holokaustit, teksa procesi gjyqësor po i afrohet fundit në Gjermani. Josef Schuetz, personi më i vjetër që po përballet me gjyq mbi krimet naziste të Luftës së Dytë Botërore, akuzohet për përfshirje në vrasjen e 3518 të burgosurve në kampin e ‘Sachsenhausen’ në Oranienburg, në veri të Berlinit, mes viteve 1942 dhe 1945. Pensionisti, i cili jeton në shtetin e Brandenburgut, është deklaruar i pafajshëm gjatë të gjithë…
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13 vjecare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të. Fillimisht në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një informacion se një i moshuar italian ngacmon vajzat e mitura, ku mjafton që një e tillë t’i afrohet ai fillon ta ngacmojë dhe t’i kërkojë takime . Emisioni Fiks Fare duke marrë parasysh këto…
Për Dom Gjergj Metën, dy janë arsyet pse shqiptarët kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit dhe ato kanë të bëjnë me të ardhmen e fëmijëve. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Meta u shpreh se mungesa e arsimit cilësor dhe e një ambienti të kulturuar i shtyjnë të rinjtë dhe familjet e mesme të emigrojnë. Sipas tij, arsimi dhe kultura mbeten dy probleme akute të shoqërisë. “Unë do të veja dorën në një plagë, siç është ajo e shqiptarëve që përditë kërkojnë largimin nga Shqipëria. Çdo ditë kemi emra dhe familje. Nuk di të them se…
Nga Ledi Shamku Shkreli E njoh arsimin aq sa për të lexuar të dhëna krahasimtare e sidomos e njoh mirë procesin shkollor formues me gjuhë e kulturë, si këtu po edhe në Europë. Jetoj mes dy botësh shkollore, pra dij se ç’them. Kjo maturë na dha qartas pasqyrën: 4 dhjeta në provimin e Gjuhë-Letërsisë karshi 362 dhjetave në matematikë. Dëgjova me kujdes çdo argument, çdo përdorim e shpërdorim politik, çdo hakërrim apo ankim pa analizë. (Testin e studiova, është korrekt). Ndjesë, po e keni gabim! Të gjithë. Ky hendek mes gjuhes dhe matematikës ka vetëm një palë fajtorë: nuk është…
Seanca në Komisionin për çështjet Europiane në Maqedoninë e Veriut, ka kaluar me përplasje mes deputetëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE. Siç shihet edhe në video ka patur një përplasje mes Kreut të Komisionit për Çështje Europiane në Kuvend, Arbër Ademit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Në videon që ka publikuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov shihet se incidenti ka ndodhur afër foltorës së sallës së komisionit Deputetët e VMRO-së kanë shkulur nga vendi mikrofonin. Në anën tjetër shihen se si deputetet e BDI-së Koxhaxhiku dhe Bilalli Zendeli mundohen që të qetësojnë situatën.