Author: tirana

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka zbuluar disa nga arsyet e vrasjes së Aleksandër Sadikaj, i cili u hodh në erë me bombë me telekomandë teksa po lëvizte me makinë në periferi të Tiranës, si dhe Arben Mërkurit, i njohur ndryshe si “Maneci” që u ekzekutua në Sukth. Lala u shpreh se Sadikaj mund të jetë ekzekutuar për larje hesapesh, ndërkohë që për “Manecin” tha se mund të jetë eliminuar edhe për shkak të informacionit që dispononte për ngjarje të tjera kriminale, pasi sipas saj, ai kishte informacion për vrasjen e Edison Harizajt, ose i njohur ndryshe si “Edison Faqedjeguri”,…

Read More

Në videon e siguruar nga tirananews.al duket qartë se si ka ndodhur aksidenti. Ajo që vihet re është se kangjellat e vendosura mbi urë nuk e kanë ndihmuar që të mos përfundojë në lumë. Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shoferja e identifikuar me inicialet K.Xh., ishte duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ kur humbi kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç. Ishin qytetarët që vrapuan për të shpëtuar nënë e bir, por nuk ia dolën. Ata thyen xhamin për…

Read More

Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi ka njoftuar ndarjen nga jeta të koleges së saj, njëherësh zv.dekane e Shkencave Shoqërore, në këtë institucion të Arsimit të Lartë, Prof. As. Dr. Nevila Dibra. NJOFTIMI: Të nderuar kolegë, miq e bashkëpunëtorë, Me hidhërim të thellë mësuam lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të koleges, mikes sonë të dashur, prof.as.dr. Nevila Dibra, zv/Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Prof.as.dr Nevila Dibra ka qenë pjesë e Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 1993. Ajo ka dhënë kontributin e saj…

Read More

Pasi u bë zyrtarisht banore rezidente në Dubai, Enca ka filluar pushimet në Greqi. Artistja është duke i shijuar temperaturat e larta që po mbizotërojnë duke u relaksuar në një nga resortet luksoze. “Duke e festuar jetën çdo ditë”, ka shkruar këngëtarja.

Read More

Mediat peruane kanë zbuluar detaje të tjera mbi dy shqiptarët trafikantë të kokainës, të cilët janë shpallur në kërkim në vendin amerikano-jugor për trafikimin e 2,2 tonë kokaine. Në videon ekskluzive të publikuara nga “panamerica.pe”, dy shqiptarët shihen sesi ndiqeshin nga efektivët e policisë vendase gjatë qëndrimit të tyre në Peru, pasi kishin hyrë nga Ekuadori si turistë. Policia arriti të zbulojë lidhjet e tyre me sipërmarrës vendas, të cilët ishin gjithashtu me precedentë penalë në fushën e trafikimit të narkotikëve. Sipas drejtorit të departamentit të Antidrogës, Deny Rodriguez, dy shqiptarët, të identifikuar si Franc Malo dhe Gentjan Meta, ishin…

Read More

Këtë fundjavë që lamë pas, kryeministri Edi Rama zgjodhi ta kalonte në kryeqytet. Ai është parë teksa shoqëronte të birin, Zaho në një prej qendrave tregtare. Rama u fotografua teksa qëndronte i ulur në një bar, ndërkohë i biri po luante me lojërat e tij të preferuara. Mesa duket, kryeministri ka zgjedhur që fundjavat t’ia dedikojë familjes, duke e lënë për pak momente politikën dhe punën.

Read More

Një tjetër e hënë është këtu që do të thotë se një javë e re fillon! Sipas yjeve, tre shenja favorizohen shumë në ditët në vijim dhe do të kalojnë momente unike! Të shohim kush janë me fat dhe në cilat fusha do të kenë zhvillime të këndshme! Gaforrja Epoka e Gaforreve ka filluar dhe ata kanë çdo arsye për t’u gëzuar. Kjo javë i favorizon shumë dhe i mbush me shpresë dhe optimizëm. Në ditët në vijim ata më në fund do të shohin punën dhe përpjekjet e tyre të njohura dhe kjo do t’u japë atyre kënaqësi dhe…

Read More

Zbardhen detaje tragjike nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak minuta më parë në Berat, ku humbën jetën nëna me të birin 6-vjeçar. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se djali i mitur ka pasur vigon në dorë. Dyshohet se nëna dhe vogëlushi i saj kanë qenë duke shkuar spitali. Ngjarja tragjike ndodhi pak më parë, ku nëna ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumë, duke humbur jetën bashkë me të birin.

Read More

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me rastin e 50-vjeçarit në Rrogozhinë që u pickua të dielën nga merimanga e zezë. QSUT sqaron se pacienti Hasbi.K, me diagnozë “Pickimi nga merimanga e zezë”, është paraqitur ne Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme të dielën në orën 21:20. Sipas sqarimit, pasi ka kryer konsultë me mjekun toksikolog, ai është shtruar në Shërbimin e Toksikologjisë dhe iu nënshtrua ekzaminimeve laboratorike dhe testeve të nevojshme, sipas protokollit. Sa i përket kundërhelmit, QSUT thotë se farmacia e tyre e disponon antidotin antivenine lactrodectus tredecimgutates dhe “përdorimi i tij përcaktohet nga…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Berat. Shtetësja K.XH., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00. Ajo ka qenë bashkë me fëmijë e saj 6 vjeç në automjet. Për pasojë kanë humbur jetën nëna dhe fëmija gjashtë vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Njoftimi-Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për…

Read More

Tre inspektorë të pikës kufitare të Kapshticës janë vënë në pranga nga policia e Korçës pasi nga hetimet dhe këqyrja e pamjeve filmike është zbuluar se kanë lejuar lëvizjen e mallrave kontrabandë nëpërmjet mitmarrjes. Njoftimi i Policisë: Korçë – Sektori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Korçë, në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, nga informacionet e marra në rrugë operative dhe në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ka kapur në flagrancë shtetasin K.A. ndërsa transportonte mallra të ndryshme industriale, karburant, etj.; duke shmangur procedurat dhe detyrimet doganore nga Pika e Kalimit…

Read More

Djali 10-vjeçar i aktorit të mirënjohur Ben Affleck, Samuel, ishte pas timonit të një Lamborghini luksoz në pronësi të të atit, në momentin që e përplasi me një automjet tip “BMW”. Në “bishën” luksoze me ngjyrë të verdhë ka qenë e ulur në sediljen e pasme edhe e fejuara e Affleck, këngëtarja Jennifer Lopez. Incidenti ndodhi kur Ben e la 10-vjeçarin të ulej në timon me motorin të ndezur ndërsa merrnin makinën nga një shërbim me qira. Aktori i famshëm më pas u pa i përkulur mbi derën e hapur të shoferit duke folur me djalin e tij dhe shpejt…

Read More