Djali 10-vjeçar i aktorit të mirënjohur Ben Affleck, Samuel, ishte pas timonit të një Lamborghini luksoz në pronësi të të atit, në momentin që e përplasi me një automjet tip “BMW”.
Në “bishën” luksoze me ngjyrë të verdhë ka qenë e ulur në sediljen e pasme edhe e fejuara e Affleck, këngëtarja Jennifer Lopez.
Incidenti ndodhi kur Ben e la 10-vjeçarin të ulej në timon me motorin të ndezur ndërsa merrnin makinën nga një shërbim me qira. Aktori i famshëm më pas u pa i përkulur mbi derën e hapur të shoferit duke folur me djalin e tij dhe shpejt u përkul për të fikur motorin pas aksidentit.

