Author: tirana

“Vladimir Putin ka më pak se dy vjet jetë pasi ai vuan nga disa sëmundje të rënda”. Kjo është deklarata shokuese që ka bërë së fundmi kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase. Gjeneralmajor Kyrylo Budanov tha se spiunët e Kievit që depërtuan në Kremlin i bënë pretendimet bazuar në inteligjencën njerëzore. Budanov shtoi: “Putini nuk ka një jetë të gjatë përpara”. Shëndeti i Putinit ka qenë subjekt i thashethemeve të ashpra prej muajsh, duke u përshkallëzuar pasi ai u fotografua duke u mbajtur te tavolina gjatë një takimi me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu. Qëndrimi i dobët i Putinit dhe fytyra…

Read More

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Sociale, deputetja demokrate Grida Duma në mbledhjen e sotme ka debatuar me zv.ministrin e Infrastrukturës Ilir Bejtja lidhur me aktin normativ që ka sjellë qeveria për të rimbursuar kompanitë që kryejnë punë publike. Grida Duma: Sipas BIRN, tetë nga kompanitë që kanë përfituar tendera në prokurimet e rindërtimit janë me pronarë të inkriminuar. Po avantazhoni njerëz me rekorde kriminale? Duam fatura financiare. Ilir Bejtja: Sa i përket inkriminimit duhet t’i drejtojmë pyetje Prokurorisë. Nuk i kam këto informacion. Grida Duma: Ua them unë, janë tetë pronarë në hetim. Ilir Bejtja: Nuk kam informacion. Nuk kemi…

Read More

Në të gjitha shkrimet që kam bërë për raportet e Shqipërisë dhe Bashkimin Evropian në të gjithë karrierën time, në qendër të kritikave ka qenë më shumë BE se sa kryeministri shqiptar i radhës. Ndihem mirë si gazetar që me shumë modesti them se kam patur disi të drejtë. As kryeministri Fatos Nano, as Pandeli Majko, as Ilir Meta, as Sali Berisha, e as tani Edi Rama nuk mund të akuzohen se nuk kanë dashur që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së dhe të mos kenë bërë përpjekje personale maksimale për ta arritur këtë. Madje, përpjekjet e secilit prej tyre…

Read More

E pranishme në mbledhjen e sotme, kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale, Grida Duma ka akuzuar mazhorancën se me paratë e buxhetit të shtetit po kompenson kompanitë që opozita i quan oligarkë dhe ka harruar qytetarët që po përballen me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. “Po përdorni paratë e buxhetit për të kompensuar kompanitë që janë rankuar si oligark. Kush janë kompanitë që fitojnë. Ku bazohet që propozohet me VKM që të kompensohen disa kompani dhe cilat jo. E dyta ju thoni se janë rritur por rruga Kardhiq-Delvinë nisi me 50 dhe përfundon me 180 milIonë. Këto janë…

Read More

Kryeministri Edi Rama i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut për personat talasemikë. Këtë të hënë, bashkë me punonjësit e Kryeministrisë, ka dhuruar gjak. Rama ka shpërndarë pamjet në facebook, teksa shihet duke dhënë gjak. Kjo është hera e parë që kreu i qeverisë i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut. Kjo nisëm është marrë nga Presidenti Ilir Meta, të cilën e ka mbajtur përherë si inisiativë.

Read More

Në Komisionin e Sigurisë po raporton Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ku për situatën e zjarreve në vend, tha se përgjatë verës do të kemi. Kurse deputeti demokrat Xhaferaj tha ndër të tjera se duhet vënë helikopterët në punë, e jo që shuarja e zjarreve të bëhet me lopata. PJESË NGA BISEDA: Niko Peleshi: Tani nëse pretendohet se nuk do të ketë asnjë zjarr në të gjithë territorin. Xhaferaj: Nuk pretendoj që të mos kemi zjarr, por të kemi një helikopter në punë. Peleshi: Kërkoj ndjesë nëse tingëlloi ironike. Më lëni ta përfundoj. Ne kemi pasur vetëm një zjarr në…

Read More

Vendim i Bordit të Transparencës të Monitorimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, datë 27.06.2022 Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, VENDOSI1- Miratimin e marzheve që do të aplikohen për produktin ushqimor bazë sheqer, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e…

Read More

Ligjin për amnistinë fiskale, Partia Demokratike e cilëson dëshmi të lidhjes së kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij me botën e krimit. Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, në një deklaratë për shtyp, tha se nëse ka emigrantë shqiptarë që kanë punuar me djersë dhe mundim, ku të kenë kursyer 2 milion euro. Garo shton më tej edhe se ligji nuk lehtëson emigrantët, por kriminelët. Deklarata e plotë Ligji i amnistisë fiskale, i Edi Ramës, është dëshmia tjetër flagrante e lidhjes së Edi Ramës dhe ministrave të tij me krimin, por edhe e vendosmërisë së tij për të penguar hapjen…

Read More

Sadio Mane do jetë një nga lojtarët më të paguar në botë. Gjatë kohës që ishte te Liverpool, senegalezi kishte një pagesë të mirë, por tashmë theksohet se do jetë në mesin e lojtarëve më të paguar në botë. Mediet gjermane raportojnë se 30-vjeçari do të fitojë 17 milionë euro në vite te Bayern, pasi firmosi kontratën deri në 2025-ën. Gjatë kohës që do kalojë te kampionët e Gjermanisë Mane do të grumbullojë plot 51 milionë euro.

Read More

Avokatët në Vlorë janë mbledhur përpara gjykatës këtë të hënë si qëndrim kundër hartës së re gjyqësore. Në emër të tyre për mediat ka folur avokati i vjetër Delo Meçani. Sipas tyre mbyllja e gjykatave të Vlorës jo vetëm dëmton ata financiarisht ,ndërsa e kanë të pamundur marrjen e shërbimit në Tiranë për shkak të moshës,por vjedhja e pronave të tyre është qëllimi i hartës së re gjyqësore sipas qytetarëve. Katër deputetët PD-së për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Arbi Agalliu dhe Fation Veizaj në një prononcim për mediat, janë shprehur kundër miratimit të hartës së re gjyqësore.

Read More

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 7 korrik seancën ndaj iranianit, Bijan Poolagrad. Ish-banori i kampit të muxhahedinëve Ashraf 3 në Manëz akuzohet nga SPAK për “Kryerja e sherbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, “organizata terroriste”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorimi i pajisjeve”. Pooladrag u arrestua në tetor 2020 nën dyshimin se ishte një agjent iranian me mision për të vrojtuar grupin e MEK, një organizatë opozitare iraniane, e cila ka selinë aktualisht në Shqipëri pas evakuimit nga Iraku me ndërmjetësimin e amerikanëve.

Read More

Në prezantimin e raportit këtë të hënë, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka ngritur alarmin për situatën e klimës së biznesit në Shqipëri dhe problemet me korrupsionin që ndeshen firmat e huaja që duan të investojnë në vendin tonë. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Eno Jaço ka kritikuar qeverinë, duke thënë se duhet të miratojë një pakte antiryshfet, për të frenuar korrupsionin në administratë. “Propozojmë miratimin në Parlament të një paketë anti korrupsion, per parandalimin e korrupsionit në organet ligjvënëse që kanë karakter prapaveprues dhe propozojmë miratimin e ligjeve antirryshfet. Lidhur ngushtë me antikorrupsionin është reformimi i plotë i sistemit…

Read More