Author: tirana

Gjatë manifestimit të komunitetit LGTBQI në Turqi, i cili ishte ndaluar nga autoritetet, më shumë se 100 persona u arrestuan. Ngjarja ndodhi në distriktin Beyoglu, që konsiderohet si zemra e qytetit, ku marshuesit hasën në forcat e policisë, që i penguan ata të shkonin drejt sheshit Taksim. Raportime nga vendngjarja bëjnë me dije se shumë prej protestuesve u dhunuan nga policia. Banorët e pallateve dolën në ballkone në mbështetje të manifestuesve duke hedhur sende të forta ndaj policisë. Ndërkohë që ngjarja u monitorua dhe nga helikopterët e forcave të rendit.

Read More

Në Shqipëri marrë mbërritur testet e para për diagnostikimin e rasteve me linë e majmunit apo kontakteve të tyre. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu vizitoi sot laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik, ku bëri me dije se testimet për linë e majmunit do të kryhen në Shqipëri. “Në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik tashmë ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator. Pra, do të kemi mundësi që pikërisht në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e…

Read More

Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e shqiptarëve të anketuar kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në Rajon. Përqindja e popullsisë që nuk ka mundësi të pushojë pësoi rritje në vitin 2022, pasi në vitin 2021 vetëm 39 % e të anketuarve pohuan se nuk mund të përballonin pushime 7-ditore. Barometri i Ballkanit gjeti se 44% e të anketuarve në Shqipëri u ankuan se familjet e tyre nuk ishin në gjendje ta mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë adekuate, ndërsa 27…

Read More

Paris Saint-Germain ka bërë një tjetër përpjekje për të bindur Interin që të zbusë disi kërkesën për Milan Skriniar. Parizienët kanë bërë ofertën e katërt për 27-vjeçarin, duke ofruar plot 60 milionë euro plus Draxler, e cila si vlerë i bie të shkojë mbi 70 milionë euro në total. Arritja e marrëveshjes duket shumë e afërt, duke ditur edhe faktin se vetë mbrojtësi e dëshiron këtë lëvizje. Ndërkohë nga PSG-ja presin që nesër ose maksimumi pasnesër të kenë një përgjigje për mbrojtësin e tyre të preferuar. Në Paris sllovaku raportohet se do të fitojë 7.7 milionë euro neto në sezon…

Read More

Vala e re e pandemisë në vjeshtë duhet të luftohet me vaksina të reja. Duhet të ketë edhe bashkëpunim më të mirë dhe masa të mëtejshme mbrojtëse. “Në vjeshtë dhe dimër duhet të llogarisim me një valë të rëndë të virusit Corona”,deklaroi ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach pas një konference dyditore me ministrat e landeve. Drejtuesit e departamenteve do të takohen sërish në fillim të korrikut për të diskutuar masat specifike mbrojtëse në vjeshtë. Shumica në Gjermani mendon se në vjeshtë dhe dimër duhet të mbahen maskat në ambiente të mbyllura. 77 përqind e personave mbi 65 vjeç janë…

Read More

Pengesa e zgjerimit të Bashkimit Europian me vende të reja është se vendet anëtare kanë të drejtën e vetos, dhe për Josep Borrell kjo mënyrë duhet të marrë fund. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njëherazi zëvendës president i Komisionit Europian, thotë se vendimmarrja me unanimet në BE (vendosja e vetos) duhet ndryshuar. Sipas tij kështu po cenohet rëndë besueshmëria e Bashkimit Europian. Këshilli Europian dështoi që të bënte Bullgarinë të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut, që penalizoi edhe Shqipërinë. Menjëherë pas këtij vendimi ishte kryeministri Edi Rama që kërkoi të…

Read More

Carlos Vives tregon se Shakira po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj nga futbollisti Gerard Pique. Vives , i cili publikoi këngën ‘La Bicicleta’ në bashkëpunim me artisten në vitin 2016, pranoi se Shakira kohëve të fundit nuk ka qenë shumë mirë. “Ajo është shumë e trishtuar,” tha Vives gjatë pjesëmarrjes në një gala që festonte 30 vjetorin e radios muzikore Cadena 100. “Ajo po kalon një kohë shumë të vështirë”– shtoi ai. Vives tha vetëm fjalë të mira për të thënë për Piquen dhe shmangu diskutimin e thashethemeve të tradhtisë që rrethonin lojtarin, duke uruar më…

Read More

Me daljen e notës të provimit me zgjedhje, maturantët kanë vendosur të anulojnë protestën e thirrur për sot pasdite. Maturantët u shfaqën të pakënaqur me provimin e Biologjisë pasi sipas tyre kishte pyetje që nuk ishin trajtuar gjatë vitit shkollor. Në rezultatet e publikuara për provimin me zgjedhje shihet se 128 maturantë kanë marrë 10 absolute, ndërsa 1144 kanë ngelur. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha këtë të hënë se pas verifikimeve të kryera me një grup ekspertësh, u arrit në konkluzionin se provimi i biologjisë nuk kishte asnjë gabim shkencor.

Read More

Policia e Fierit bën me dije se një 42-vjeçar banues në Bulqizë ka rënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga ka rënë Shpëtim Vizani. Gjithashtu po nga këto struktura nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K.Sh pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta 81-vjeçarin T.N. Sakaq nga autoritetet në Lushnje është arrestuar për veprën penale “Dhunë në familje”, shtetasin S. B., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait të tij, shtetasit M. B. Njoftimi-DVP Fier Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet…

Read More

Si përgjigje kundër hartës së re gjyqësore, avokatët e Durrësit i janë rikthyer bojkotit të seancave gjyqësore këtë të hënë, ashtu siç dhe e paralajmëruan javën e kaluar. Vendimi i DHAD për bojkot shtrihet deri të mërkurën, ndërkohë që cenohen vetëm në gjykatën e shkallës së parë Durrës 189 seanca gjyqësore të planifikuara gjatë këtyre 3 ditëve. Përveç kësaj gjykate vendimi prek dhe veprimtarinë e gjykatës administrative të Durrësit, asaj të Apelit dhe të gjykatës së Kavajës.

Read More

Nisur nga situata e rritjes së cmimeve në vend, dhe nga kriza që ka përfshirë botën, Aleksandër Meksi thotë se është i vetmi kryeministër në vend që ka rritur dy herë çmimin e bukës dhe se asnjë prej shqiptarëve nuk u ankua pasi kuptuan se po bëhej një ndryshim epoke. “Unë jam kryeministri që kam ngritur dy herë çmimin e bukës. Shqiptarët arritën ta kuptojnë se po bënin një ndryshim epoke dhe atëherë nuk u ankua asnjëri. Një gazetare që takova më pyeti që ça ke bërë për gratë. I hoqa turnin e tretë, i thashë. Nuk e rrëzoi komunizmin…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka risjellë në vëmendje sërish protestën e 7 korrikut që do të mbahet në Tiranë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Berisha thekson se 7 korriku është fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. “Me 7 Korrik ne ora 7 te darkes Fronti per Shpetimin e Shqiperise ju fton te gjithve ne protesten kombetare ne Tirane para Kryeministrise! sb”, shkruan Berisha.

Read More