Author: tirana

“BET Awards 2022”, u prezantua mbrëmjen e së dielës. Këngëtarja Lizzo celi shfaqjen e drejtuar nga Taraji P. Henson, me një performancë të shkëlqyer të hitit të saj të fundit, “About Damn Time”. Disa nga prezantuesit, interpretuesit dhe marrësit e çmimeve bënë thirrje për të vepruar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar Roe kundër Wade. Lista e plotë me fituesit Artistja më e mirë e Hip Hop-it-Megan Thee Stallion *FITUES Artisti më i mirë mashkull R&B/Pop-The Weeknd *FITUES Grupi më i mirë-Silk Sonic (Bruno Mars and Anderson .Paak) *WINNER Bashkëpunimi më i mirë-Wizkid feat. Justin Bieber &…

Read More

Kryeministri Edi Rama, urimin këtë të hënë për një ditë të mbarë, ndjekësve në facebook ju ka uruar me këngën e Petrit Lulos dhe me kalanë e Gjirokastrës. Kreu i qeverisë thotë edhe se në këtë kalanë e Gjirokastrës po punohet për restaurimin dhe konservimin arkitekturor. “MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga Kalaja magjepsëse e Gjirokastrës, ku punohet për restaurimin dhe konservimin arkitekturor të këtij objekti me peshë të veçantë në thesarin e trashëgimisë sonë historike e kulturore, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Kjo e hënë është një nga ato ditë që ju shkon për shtat sepse ecën me moton ditë e re-javë e re, fillim i ri. Shtoji kësaj dhe faktin që Hëna ju buzëqesh. Në punë përpiquni të shmangni diskutimet e panevojshme. Demi Jeni zhytur në pështjellim, koka po ju zien nga konfuzioni, keni arritur në pikën që nuk jeni të qartë as me veten tuaj. Çfarë po bëni kështu? Sa për punën, fort e më fort vazhdoni dhe rezultatet nuk do të vonojnë shumë. Binjakët Duket sikur jeni zhytur në një gjumë letargjik sa i përket ndjenjave. Emocionet janë…

Read More

Kjoe hënë do të nisë me temperatura më të larta. Vendi ynë do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore pasdite. Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohen 17-21 gjatë ditës 34 °C në veri deri në 33-37°C në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim 3 ballë në det të hapur.

Read More

Mediat raportojnë për një udhëtim misterioz të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Disa pamje tregojnë se ai ka kryer një udhëtim mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:00 në selinë e Kremlinit dhe dyshohet se ai ka përgatitur një deklaratë të re televizive mbi luftën në Ukrainë dhe tensionet me Perëndimin. Vizita e tij në Kremlin pasoi menjëherë bisedimet me udhëheqësin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko në Shën Petersburg, në të cilat ai ra dakord të furnizonte diktatorin e Minskut me armë të avancuara me aftësi bërthamore. Zëdhënësi i Putinit nuk e mohoi dërgimin e Putinit natën vonë në Kremlin, por përjashtoi…

Read More

Një 42-vjeçar në qytetin grek të Rafina është dhunuar për vdekje nga 4 shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mediat greke shkruajnë se viktima, i quajtur Dimitris Skordas, ishte në lokal së bashku me të dashurën e tij. Në një moment ai u ngrit nga tavolina dhe shkoi në tualet. Në këtë kohë, siç raporton shtypi grek, në lokal kanë qenë edhe 4 shqiptarë, të cilët ngacmuan të dashurën e 42-vjeçarit. Kur ky i fundit u kthye në tavolinë, e dashura i tregoi çfarë kishte ndodhur dhe kërkoi sqarime nga shqiptarët. Por këta…

Read More

Dy grupe shqiptarësh janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në aeroportin e Umbrias në Itali. Ngjarja ka ndodhur  pasditen e së shtunës, ndërsa sot mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e rënda. Ka qenë ora 3 e pasdites, kur disa shtetas me origjinë shqiptare, të cilët shoqëronin bashkatdhetarët për të marrë fluturimin drejt Tiranës, janë takuar me një grup tjetër bashkatdhetarësh që ishin në radhë për check-in. Për arsye ende të paqarta, mes dy grupeve u ngrit një diskutim i zjarrtë i cili degjeneroi në një përleshje të dhunshme.

Read More

Tepelenë- Dy fëmijë janë përplasur nga një makinë në Tepelenë. Policia njofton se fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë. Drejtuesi i automjetit A. B. u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme. Njoftimi: Rreth orës 20:15, në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, shtetasi A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur 2 fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën…

Read More

Digjet transformatori që furnizon me energji elektrike Qendrën Historike në Vlorë. Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar, menjëherë ka mbërritur një automjet i zjarrëfikës dhe punonjësit e policisë. Zona është shumë e frekuentuar nga qytetarët, por dhe turistet e huaj. Ndërsa pas shpërthimit zona është në errësirë totale. Fatmirësisht deri më tani nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr.

Read More

Kryeministri italian Mario Draghi, ka deklaruar se varësia nga gazi rus duhet eliminuar përgjithmonë. “Është e paimagjinueshme të kthehemi në të njëjtën varësi nga Rusia. Ne duhet të eliminojmë përgjithmonë këtë varësi, duhet të shmangim gabimet e së kaluarës. Kriza energjetike nuk duhet të prodhojë një rikthim në populizëm”, është shprehur kryeministri italian. Për Draghin vendosja e një tavani në çmimin e lëndëve djegëse fosile të importuara nga Rusia është një qëllim gjeopolitik, si edhe një objektiv ekonomik social.

Read More

Një i ri nga Durrësi e ka treguar me vepra dashurinë për kryeministrin Edi Rama. I riu, i cili ka zgjedhur të mbetet i paidentifikuar, ka vendosur të bëjë tatuazh profilin e Edi Ramës. Ai tha se procesi i gdhendjes në trup kishte zgjatur 10 ditë. Por do ta ketë përjetësisht në trup, më saktë në kurriz, si shenjë të devotshmërisë së tij ndaj kreut të qeverisë.

Read More