Sekretari i Pqërgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe dy deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi zhvilluan një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.Gjatë këtij takimi, Gjiknuri i njohu pjesëmarrësit me ristrukturimin dhe fuqizimin e strukturave të PS brenda dhe jashtë vendit si dhe me përpjekjet që po bëhen për vënien në jetë të së drejtës së votës për emigrantët, një angazhim ky i Partisë Socialiste.“I njoha ata nga afër me punën që po bëhet për ristrukturimin dhe fuqizimin e strukturave të Partisë Socialiste të Shqipërisë jashtë vendit, dhe posaçërisht edhe në Britaninë e Madhe. Gjatë…
Author: tirana
Oslo mbetet i shokuar pas sulmit të një dite më parë. Një burrë 42-vjeçar është arrestuar nën akuzën për vrasje, tentativë vrasje dhe akte terroriste pas sulmit me armë zjarri në qendër të kryeqytetit norvegjez, sipas BBC. Dy persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën në orët e para të së shtunës, në atë që policia e ka cilësuar si akt terrorist islamik. Të shtënat ndodhën brenda dhe pranë London Pub, një klub njohur për homoseksuale, dhe dy lokale të tjera nate. Personi i armatosur ishte i njohur për shërbimet e sigurisë që nga viti 2015 si një “islamist…
“I tronditur nga dy humbje në zgjedhjet e parakohshme, kryeministrit Boris Johnson i duhet të ndryshojë strategjinë”, kështu shkruan The Times. Këtë fundjavë, mbështetësit e pakënaqur të kryeministrit britanik kanë kërkuar që Johnson të përcaktojë një plan për ta rikthyer qeverinë e tij në rrugën e duhur, ndërsa përballet me kërcënimin se ata mund të përpiqen për herë të dytë për ta rrëzuar atë. Sipas tyre Johnson i sheh problemet e tij si të papërfillshme krahas atyre të mikut të tij Volodymir Zelensky, presidentit ukrainas. Një propozim që diskutohet nga ministrat është t’i ofrohet Zelenskit një vizitë shtetërore në Mbretërinë…
Forcat ruse kanë goditur me raketa një bllok apartamentesh dhe një kopsht fëmijësh në kryeqytetin ukrainas Kiev të dielën, sulme që Presidenti i SHBA-së Joe Biden i dënoi si “barbarizëm” ndërsa liderët botërorë u mblodhën në Europë për të diskutuar vendosjen e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës, sipas Reuters. “Rusët goditën përsëri Kievin. Raketat dëmtuan një ndërtesë apartamentesh dhe një kopsht fëmijësh,” tha Andriy Yermak, kreu i administratës së presidentit. Nënkryetari i bashkisë Mykola Povoroznyk tha se një person u vra dhe gjashtë u plagosën. “Është më shumë barbarizmi i tyre”, tha Biden, duke iu referuar sulmeve me raketa në Kiev,…
Policia Rrugore ka vijuar gjatë fundjavës kontrollet në të gjithë vendin duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion. Bëhet e ditur se makina inteligjente, flota e automjeteve të reja, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarë, kamera, aparate fotografike, dronë dhe mjete të palogura, po monitorojnë qarkullimin rrugor në të gjithë rrugët e vendit. Sipas asaj që njofton “Rrugorja”, gjatë ditës së sotme në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar qindra shkelje që konsistojnë në parakalime të gabuara; •qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;•drejtim i mjetit, në gjendje të dehur;•përdorim i celularit gjatë drejtimit…
4 alpinistë kërkojnë ndihmën e shpejtë me urgjencë. Dyshohet se janë bllokuar në Majën e Zhaborres ose të Brijasit në Valbonë. Burime bëjnë me dije se ka të dëmtuar. Njëri prej tyre ka thyer këmbën.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 42-vjeçar grek është dhunuar për vdekje nga një grup të rinjsh me origjinë shqiptare. Referuar mediave vendase, 42-vjeçari ka qenë në një lokal me të dashurën e tij, dhe ndërsa është larguar për të shkuar në tualet, 5 shqiptarët i janë afruar asaj dhe e kanë ngacmuar. Pasi është kthyer nga tualeti, 42-vjeçari ka debatuar me të rinjtë shqiptar, por sherri ka degraduar. Shqiptarët thuhet se e kanë dhunuar atë rëndë, duke e lënë të larë në gjak jashtë lokalin, sheshin Rafina, në Athinë. Më pas ai është transportuar në…
Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Japonia dhe SHBA do të ndalojnë importet e arit rus, shkruan The Guardian. Ky vendim është marrë si një masë për të goditur Moskën pas luftës së nisur në Ukrainë. Sipas Britanisë kjo masë do të godasë ‘zemrën e makinerisë luftarake të Putinit’. Ndërkohë eksportet e arit ishin me vlerë 12.6 miliardë paund (15.4 miliardë dollarë) drejt Rusisë në vitin 2021 dhe Britania ka deklaruar se rëndësia e tyre është rritur që nga pushtimi i Ukrainës pasi oligarkët nxitojnë të blejnë shufra ari ose argjendi për të shmangur sanksionet.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një 16-vjeçare është gjetur i pajetë. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll”, ku 16-vjeçarja është e pajetë nga familjarët. Mësohet se e reja ka vrarë veten, ndërsa nuk dihen shkaqet që kanë çuar adoleshenten drejt këtij akti të rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
I nxehti mbi 30 gradë në Tiranë ka risjellë rrugët e boshatisura këtë të diel. Shumica I janë drejtuar plazheve apo zonave të relaksit përqark kryeqytetit, ndërsa ato që kanë mbetur kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur vapën e mesditës. Ata që nuk bëjnë pushim janë dasmorët dhe karvanet e tyre që për një moment na sjellin trafikun e ditëve të tjera. Në këtë hapësirë gjen mjaft turistë të huaj. Nga Kolumbia, Hungaria apo Austria, ato kanë zgjedhur kryeqytetin këto ditë për të vizituar siç thonë, muzetë, monumentet e kulturës dhe shijuar ushqimin e shijshëm. Qytetarët shqiptarë…
Përdorimi i celularit shton rrezikun e tumorit në kokë. Aparaturat pa kabëll dhe teknologjia wireless janë të dëmshme. Në këtë përfundim ka arritur një grup shkencëtarësh suedezë, të cilët kanë arritur të gjejnë një lidhje mes valëve elektromagnetike dhe krijimit të tumoreve. Përdorimi për më shumë se dhjetë vjet i celularëve dhe telefonave pa kabëll, të mbajtura gjithmonë në të njëjtin vesh, shumëfishon nga tre deri në pesë herë rrezikun e sëmurjes nga glioma, një formë kanceri të trurit. Fëmijët obezë hipnotizohen nga reklamat e ushqimeve: ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Missouri-Kansas City. Studiuesit donin që…
Një person është arrestuar ditën e sotme në aksin rrugor Maliq- Lozhan pasi në automjetin e tij u gjetën 5 emigrantë. E. Xh., 21 vjeç, banues në Korçë sapo ka pikasur shërbimet e postbllokut të policisë, në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Goçës”, me qëllim që të shmangte përgjegjësinë penale, ka zbritur nga automjeti tip “Benz” emigrantët. Ai do t’i merrte sërish më pas në mjetin e tij, për t’i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Benz”, tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare.…