Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur në Shëngjin këtë të dielë. Mësohet se Paris Deda ka goditur Armando Markun me sende të forta. Ndërkohë bëhet me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri Armando Marku ka pësuar dëmtime poshtë vetullës, ndërsa bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia ka bërë shoqërimin e tyre në komisariat dhe po heton mbi shkaqet e këtij konflikti.
Author: tirana
Esperanca, pas 32 vitesh ka kërkuar, vajzën e saj biologjike, Marsidën. Në vitet kur e lindi, në 1990, kohërat ishin ndryshe, rrethanat të vështira dhe nuk mundi dot të qëndronte krah vajzës, të cilën e la në jetimore. Por një ditë, Esperancës i thonë se Marsida kishte vdekur dhe në kulmin e dëshpërimit, vendosi të vriste veten. Megjithatë, jeta vazhdoi, ajo shpresonte se Marsida do të ishte në një familje të mirë, të qetë, ndërsa Esperanca u martua dhe lindi një djalë. Rubrika nga programi “E diela shqiptare”, e ka gjetur Marsidën, e cila ka pranuar të vijë dhe ta…
Prokuroria beson se pas një grabitjeje në zyrat e Qarkut Vlorë fshihet një skemë e sofistikuar kriminale për tjetërsimin e të paktën 63 mijë m2 tokë në fshatin piktoresk të rivierës së Jonit. Zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë u thyen mesnatën e 11 tetorit. Grabitësit hynë nga dritarja në zyrën e zëdhënësit për median dhe më pas thyen dyert e zyrave të Drejtorisë së Administrimit e Mbrojtjes së Tokës, ku shkulën dorezat e dollapëve prej kompensate që mbajnë dokumentet e tokës bujqësore të shpëndarë nëpërmjet ‘ligjit 7501’ dhe u larguan bashkë me disa dosje. Grabitja zgjati më pak…
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me artikullin e publikuar nga Zëri i Amerikës, ku tregonte se në 6 vite e fundit nga Shqipëria janë larguar 220 mijë qytetarë. Meta thekson se pasojat e rënies së fuqisë punëtore ndihen në çdo familje, dhe se shpopullimi është i qëllimshëm. Sipas tij, nevojitet një strategji e qartë që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët POSTIMI I METËS: Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor.…
Eros Grezda është parë së fundmi në krah të një tjetër modeleje. Bëhet fjalë për Nicole Bohorquez, e cila ka publikuar një fotografi me futbollistin, duke konfirmuar kështu zërat për një lidhje të mundshme mes tyre. Nga ana tjetër, futbollisti është shfaqur më i tërhequr nga zhurma mediatike, duke preferuar të mos prononcohet rreth lidhjes me bukuroshen spanjolle. Kujtojmë se Grezda ka qenë në një lidhje me modelen shqiptare, Oriola Marashi. Por, situatat problematike në marrëdhënien e tyre çuan në ndarjen e çiftit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka denoncuar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë. Në një postim në “Facebook”, Shkreta shkruan se tendenca për ta lidhur këtë ngjarje me postin e tij është qëllimkeqe dhe thellësisht e padrejtë. Ai thekson se i ka përmbushur detyrimet sipas ligjit në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në mars të vitit 2023. Postimi: Të nderuar miq e qytetarë! Me 23.06.2022 familja ime ka rënë pre e një vjedhjeje dhe plaçkitjeje në banesën tonë. Ashtu siç e thotë…
Modelja Erjola Doçi ka sqaruar deklaratën që bëri bujë pak javë më parë, ku shprehej se kujdesi që i kushton mirëmbajtjes së lëkurës kap shifrën 2 mijë euro në muaj. “Sa shpenzon për të qëndruar në formë? Dy mijë euro vetëm për kremra. Nuk po flas për parfume dhe gjëra të tjera, por për fytyrën deri në dy mijë euro në muaj minimumi që i shpenzoj, pasi kremrat që përdor realisht janë goxha të kushtueshëm. Dy mijë euro nuk është absurde se nuk ka të bëjë vetëm për fytyrën se dhe për këmbët. Unë kam krehër për këmbët, që pas…
Një ushtare 23-vjeçare është gjetur e varur në një bazë ushtarake në Folkestone të Mbretërisë së Bashkuar. Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë ngjarje. Megjithatë, vdekja e Sophie Madden nuk po trajtohet si e dyshimtë. Artileria Mbretërore e Kuajve të Regjimentit të 3-të u dërgoi ngushëllimet më të thella familjarëve të 23-vjeçares. “Ushtarakja Madden ishte një anëtare shumë e vlerësuar e D Battery RHA. Elasticiteti dhe profesionalizmi i saj ishin një shembull për të gjithë ne dhe do të jetojë si trashëgimia e saj këtu dhe në të gjithë familjen ushtarake. Mendimet tona janë me familjen e saj dhe…
Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur gati tre javë më parë në rrugën e Saukut, rezulton të jetë i përfshirë në kultivimin dhe prodhim e trafikut të lëndëve narkotike. Referuar dosjes shtetasi me inicialet D.H., kundrejt shumës 25 mijë euro ka blerë 100 kg hashash. Këtë informacion blutë e kanë marrë më 20 tetor të vitit 2017, ndërsa hashashi është marrë në nëntor të vitit 2016. Për shumën e konsiderueshme të parave që ky shtetas i detyrohet personit nga fshati Buz, ku sipas informacioneve policore dyshohet se është Sadikaj, D.M. ka pasur debate me të…
Publikohet biseda që presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, kanë realizuar vetëm pak ditë para se rusët të pushtonin Ukrainën. Biseda është zhvilluar vetëm katër ditë para se Putin të urdhëronte nisjen e sulmeve mbi Ukrainë, dhe siç raportojnë mediat e huaja Macron e pyet Presidentin rus se: “Do të dëshiroja që së pari të më jepni leximin tuaj të situatës dhe ndoshta drejtpërdrejtë, siç është zakoni ynë, të më tregoni se cilat janë qëlimet tuaja”. “Çfarë mund të them? Ju vetë e shihni se çfarë po ndodh”, i përgjigjet Putin, duke akuzuar Ukrainën për…
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, do të vizitojë të hënën Kosovën. Në një njoftimi për media nga Zyra e BE-së në Prishtinë bëhet e ditur se Lajçak gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare. “Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor. Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të…
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar aplikimin e gjobave duke filluar nga 1 korriku ndaj çdo subjekti tregtar që mban qese plastike, jo sipas standardit të përcaktuar. “Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës. Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për Pazar. Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin. Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!” Qeset që ndalohen janë ato njëpërdorimshe mbajtëse, me trashësi më të…